Romi Shnajder
Romi Shnajder (e lindur me emrin Rozmari Albah Reti, 23 shtator 1938 - 29 maj 1982) ishte aktore gjermano-franceze.[1] Ajo e filloi karrierën e saj artistike me zhanrin "Heimatfilm" në fillim të viteve '50 në moshën 15-vjeçare. Në vitet 1955-1957, ajo luajti në rolin kryesor të Perandoreshës Elizabeta të Austrisë në triologjinë e filmit "Sisi". Shnajderi u zhvendos në Francë, ku bëri filma mjaft të suksesshëm dhe të vlerësuar nga kritika me disa nga regjisorët më të shquar të filmit të asaj epoke.
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romi Shnajder ishte një ndër aktoret më të popullarizuara të botës së filmit, duke realizuar role të ndërlikuara, të fuqishme dhe të paharruara në kinematografinë evropiane dhe në atë botërore. Me origjinë austriake Romi Shnajder rridhte nga një familje aktorësh nga i ati Volf Albah Reti dhe nëna Magda Shnajder, një aktore e njohur në kinematografinë e atdheut të saj, duke mbetur përherë e paharruar në Teatrin dhe filmin gjerman. Romi e filloi karrierën e saj qysh në moshën 15-vjeçare, duke u krahasuar edhe me aktoren amerikane, Shirli Tempëll e cila qysh në fëmijëri ishte dalluar me rolet e saj të fuqishme artistike. Romi Shnajder kishte një bukuri të rrallë dhe kishte adhurues të shumtë nga mbarë bota, ngase filmat e saj shikoheshin me pasion të madh dhe mirëpriteshin nga spektatorë të shumtë. Roli i parë i saji madh daton nga viti 1962 me filmin e Lukino Viskontit” Bokaçio ‘70”, për t’u bërë shumë e njohur edhe me filmin "Triel” 1963 i cili ishte realizuar nga Orson Uellsi. Me rolin e prostitutës nga filmi ”Ngadhnjyesit” 1963, që i kushtohet luftës antifashiste dhe ku luajnë edhe dy “Xhorxhat” amerikanë’ Xhorxh Piperd dhe Xhorxh Hamilton, Romi fillon realizimin e filmave me buxhet të lartë financiar, në të cilët shkëlqen me seriozitetin e saj të madh dhe me bukurinë e jashtëzakonshme fizike. Me filmin më lartë të theksuar ajo bëhet një yll shumë i shquar internacional të cilin e presin edhe role të tjera kryesore në disa filma për të shkuar edhe në Holivud, por duke e ruajtur theksin e saj evropian. Edhe Romi Shnajder i kishte disa vendqëndrime të preferuara, në mesin e të cilave ishte edhe Franca ku luajti në disa filma të saj të njohur në mesin e të cilëve ishin edhe ”Pushka e vjetër”, ”Pishina”, ”Dama në dritare”, ”Kristina” dhe disa realizime të tjera me aktorët Alen Delon dhe Moris Rone, duke u bërë edhe njëra ndër aktoret më të famshme franceze. Me filmin ”Më e rendësishmja është dashuria” 1975, Romi fiton çmimin Cezar dhe bëhet njëra ndër aktoret më të respektuara të atyre viteve. Edhe me filmin ”Histori e thjeshtë” 1978, Romi ngjitet shkallëve më të larta të filmit duke treguar se kishte prirje të jashtëzakonshme për role të ndërlikuara dhe shumështresore. Dikur, në vitet e hershme të krijimtarisë së saj realizoi edhe filmin e paharruar ”Mon Pëti” (Vogëlushi im) me Horst Buhollcin e madh i cili kishte shkëlqyer me disa filma, në mesin e të cilëve ishin ”Shtatë madhështorët”, ”Mariana e rinisë sime”dhe “Fani”. Filmi i saj me Horst Buhollcin ishte bërë një hit i madh në mbarë botën i cili shikohej me interesim të madh kudo që shfaqej. Gjatë jetës së saj të begatshme ajo në marrëdhënie me Alen Delonin me të cilin nuk kaluan mirë, por i realizuan disa filma të bukur të cilët kanë mbetur përherë në kujtesën tonë. Romi Shnajder ishte aktore tejet produktive, e çmuar, e respektuar dhe e angazhuar nga regjisorë dhe producentë të njohur, por punoi edhe me aktorë të mëdhenj si: Mishel Pikoli, Xhorxh Piperd, Xhorxh Hamilton, Melina Merkuri, Kurt Jyrgens, Alen Delon, Moris Rone, Filip Noare, Riçard Barton, Zhan Luj Trentinjan, Zhak Rufio, Lukino Viskonti, Umberto Orsini, Gert Frojbe, Frensis Zhirod dhe me të tjerë. Edhe Romi bënte pjesë në plejadën e aktoreve më të famshme si: Sofia Loren, Xhina Lolabrixhida, Anuk Eme, Klaudia Kardinale, Melina Merkuri, Zhana Moro, Senta Berger, Maria Shell, Simon Sinjore, Ketrin Dënev dhe Anet Vadim. Emri i Shnajderit - Delon bënte jehonë të madhe në mbarë botën si njëra ndër ikonat më të rralla që krijuan kryevepra të pavdekshme artistike për të mbetur përherë e gjallë në kujtimet tona të shumta nga filmat e saj të paharruar. Ta zëmë kush do t’i luante më bukur rolet e saj nga filmat ”Mon Pëti”, “Dashuria në mënyrën franceze”, “Kristina”, ”Nando”,”Gruaja në dritare”,”Portreti në grup me damën” i regjisorit jugosllav Aleksandër Sasha Petroviq, i cili e bëri edhe filmin “Mbledhësit e puplave”, me Bekim Fehmiun, ”Duart e ndyera” nga vepra homonime e Zhan Pol Satrit, ‘Vija e përgjakshme”, “Bankierja”, “Vdekja e drejtpërdrejtë”,”Fantazma e dashurisë”,”Kalimtarët në kafenenë San Susi”,”Vrasësit e Trockit” me Riçard Bartonin dhe “Cezari dhe Rozmaria” me Iv Montanin e shquar.
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të marrëdhënies së saj me Delonin, Shnajderi u martua me regjisorin dhe aktorin gjerman Harry Majen në korrik të 1966-s; ata më vonë u divorcuan. Çifti kishte një djalë, David Kristofer (1966-1981). Në korrik 1981, Davidi vdiq në moshën 14-vjeçare, pasi u përpoq të ngjitej në një gardh në shtëpinë e prindërve të njerkut të tij dhe duke shpuar arterien e tij femorale gjatë procesit. Ajo kishte lidhje dashurie me Oswalt Kolle (1964) dhe aktorin Bruno Ganz (fillimi i viteve 1970). Ajo pati një lidhje të shkurtër me Jean-Louis Trintignant gjatë xhirimeve të "The Train" (1973). Ajo gjithashtu pati në vitin 1974 një lidhje të shkurtër me Jacques Dutronc gjatë xhirimit të asaj Gjëja më e rëndësishme: Dashuria.
Në vitin 1975, Shnajderi u martua me Daniel Biasinin, sekretarin e saj privat; ata u divorcuan në vitin 1981. Vajza e tyre, Sara, është një aktore. Partneri i saj i fundit romantik ishte producenti i filmit Laurent Pétin [fr] (lindur më 1949).
Në biografinë e saj të vitit 2018, Romy Shnajderi, Alice Schwarzer zbuloi se Shnajderi i kishte besuar asaj se kishte marrëdhënie seksuale me gra dhe ishte thellësisht e dashuruar me shoqen e saj të ngushtë Simone Signoret.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Romi vdiq në një moshë, kur mund të krijonte akoma më tepër, duke lënë një vend të zbrazur në artin e shtatë botëror, kur edhe Hollivudi ishte i interesuar për atë aktore të madhe mitike e cila krijonte role të përsosura. Vdiq në moshën 44-vjeçare në vitin 1982, nga dhembja e madhe për vdekjen e djalit të saj i cili ishte vdekur aksidentalisht.
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Artikulli kryesor: Filmografia e Romi Shnajderit
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bambi: 1957 nominuar për filmin "Sissi"
- Bravo Otto
- 1957: Bronze
- 1958: Gold
- 1959: Silver
- 1971: Silver
- 1972: Bronze
- 1977: Bronze
- Étoile de Cristal [fr]: 1963 as Best Foreign Actress for The Trial
- Golden Globe Award for Best Actress – Motion Picture Drama: 1963 nominated for The Cardinal
- César Award for Best Actress
- 1975: won for L'important c'est d'aimer
- 1976: nominated for Une femme à sa fenêtre
- 1978: won for Une histoire simple
- 1979: nominated for Clair de femme
- 1982: nominated for La Passante du Sans-Souci
- Deutscher Filmpreis Best Actress: 1977 for Group Portrait with a Lady
- Premio David di Donatello: 1979 Lifetime Achievement
- 2008: Honorary César
Çmimet me emrin e Romi Shnajderit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Romy Schneider, çmimi francez i filmit i krijuar në vitin 1984
- Çmimi Romy, Austriak i krijuar në vitin 1990
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Giordano, Isabelle. "Romy Schneider was all women at once". Europe 1.fr (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 21 tetor 2022. Marrë më 11 korrik 2023.