Rudi Erebara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rudi Erebara ka lindur në vitin 1971. Është poet, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar. Pasi u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës në vitin 1995, nisi një karrierë si analist politik, gazetar dhe shkrimtar. Ai është autori i dy librave me poezi “Fillon Pamja”, 1994 dhe “Lëng Argjendi”, 2013. Dy romanet e tij janë “Vezët e thëllëzave”, 2010, dhe “Epika e yjeve të mëngjesit”, 2016.