Jump to content

Sadi Carnot

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sadi Karnot)
Sadi Carnot
Nicolas Léonard Sadi Carnot në vitin 1813
U lind në(1796-06-01)1 qershor 1796
Paris, Francë
Vdiq24 gusht 1832
Paris, Francë
Kombësiafrancezë
Karriera shkencore
Fushatfizikan, inxhinier

Nicolas Léonard Sadi Carnot (1 qershor 1796 - 24 gusht 1832) ishte një inxhinier ushtarak dhe fizikan francez, shpesh i përshkruar si "babai i termodinamikës".

Ai botoi vetëm një libër, "Reflexions sur la puissance motrice du feu" (sq: Reflektim në fuqinë lëvizëse të zjarrit) (Paris, 1824), në të cilën ai shprehte teorinë e parë të suksesshme të efikasitetit maksimal të motorëve të nxehtësisë.

Në këtë vepër ai hodhi themelet e termodinamikê, në atë kohë një disipline krejtësisht të re. Puna e Carnotit tërhoqi pak vëmendje gjatë jetës së tij, por më vonë u përdor nga Rudolf Clausius dhe Lord Kelvin për të formalizuar ligjin e dytë të termodinamikës dhe për të përcaktuar konceptin e entropisë.