Jump to content

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së është nëpunësi më i lartë civil i administratës së KQZ-së dhe emërohet në përputhje me procedurat e ligjit për statusin e nëpunësit civil. Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së duhet të plotësojë kushtet e përcaktuara në nenin 12 të Kodit Zgjedhor dhe të ketë përvojë pune jo më pak se 5 vjet në fushën e së drejtës ose të administratës publike.

Sekretari i Përgjithshëm i KQZ-së kryen këto detyra :

  • a) merr masa për organizimin e mbledhjeve të KQZ-së, përgatit materialet e mbledhjes, si dhe bën njoftimet përkatëse ;
  • b) merr masa për botimin e akteve të KQZ-së dhe bërjen publike të tyre ;
  • c) merr masa për plotësimin e kushteve të punës së anëtarëve të KQZ-së ;
  • ç) është përgjegjës, drejton dhe organizon punën për zbatimin e vendimeve të KQZ-së apo urdhrave të Kryetarit;
  • d) ndjek zbatimin e buxhetit dhe merr masat përkatëse për të ;
  • dh) propozon për miratim në KQZ Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Administratës së KQZ-së.

Sekretarët e Përgjithshëm të KQZ në vite

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Kleanthi Koçi - 1986 ;
  • Aleks Luarasi - 1990 ;
  • Sokol Fshazi - ;
  • Erton Kashta - nga 2004 deri 2006 ;
  • Adriatik Mema - nga 2006 deri 2007 ;
  • Ligji nr. 10019, datë 29.12.2008 "Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë" - Fletore Zyrtare e RSH nr. 189/2008, fq. 9305