Sensoret fotoelektrik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sensori për detektimin e qasjeve të paautorizuara tek dera e sigurtë.

Fotoqelizat apo sensorët fotoelektrikë janë pajisje elektronike që përdorin parimin emetimit të dritës të kombinuar me optikën elektronike dhe përbëjnë një familje sensorësh me përdorim mjaft të gjerë në automatizimin industrial për numërimin e objekteve, leximin e kontrasteve, matje, prezencën e materjaleve izolues si druri, plastika, xhami etj., si dhe të materjaleve ferrozë e jo ferrozë.

Në përgjithësi një sensor fotoelektrik, perbëhet nga:
  1. Burimi (emetuesi) dritës;
  2. Detektori;
  3. Amplifikator/Demodulatori
  4. Blloku i daljes

Kur tufa e rrezeve të dritës të lëshuara nga burimi i ditës së sensorit ndërpritet, blloku i daljes ndryshon gjendjen e tij logjike. Burimi i dritës dërgon nepërmjet një sistemi optik tek objekti që do të zbulohet një sinjal drite, i cili reflektohet nga objekti. Sinjali i dritës i reflektuar kapet nga detektori i cili e konverton në sinjal elektrik dhe ja transmeton bllokut Amplifikator/Demodulator. Ky i fundit transformon sinjalin variabël të detektorit në një sinjal shifror të qëndrueshëm që do të bëhet i disponueshëm për bllokun dalës. Blloku i daljes i jep ngarkesës të lidhur me sensorin një informacion të tipit ON/OFF (kyçje / çkyçje) në funksion të gjendjes logjike në dalje të amplifikatorit, d.m.th. në varësi të pranisë ose mos pranisë së objektit që do të zbulohet. Daljet mund të jenë të tipit rele, NPN/PNP, Analogjike. Pothuajse të gjithë sensorët janë të pajisur me tregues LED dhe me potenciometër për rregullimin e ndjeshmërisë. Sensorët fotoelektrikë tradicionalë funksiononin me dritë të dukshme. Si burim drite zakonisht përdorej filamenti inkandeshent dhe si detektor fotorezistenca. Mirëpo këto lloj sensorësh kishin jetë të kufizuar (disa mijra orë) dhe ndjeshmëri të ulët. Sot përdoren sensorë optikë me cilësi të lartë ku si burim drite përdoret LED dhe si marrës (detektor) fotodioda ose fototranzistori.[1]

Ndarja e Sensorëve fotoelektrikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sensorët fotoelektrikë ndahen sipas mënyrës së funksionimit:
  1. Me barrierë,
  2. Me difuzion,
  3. Lexues të njollave me ngjyra,
  4. Sensorë ultravjollcë,
  5. Fibra optike.


Sensorët me barrierë- Në këta sensorë, projektori dhe detektori janë dy pajisje të veçanta të montuara përballë njera tjetrës. Çdo objekt i vendosur ndërmjet tyre ndërpret rrezet e dritës dhe zbulohet. Këta sensorë janë zgjidhja më e mirë për distanca të mëdha dhe ambjenti mjaft të ndotur. Ato kanë një të metë që nuk zbulojnë objektet transparente.

Sensorët refleksë- Ky tip sensori i ka të vendosur fotoelementët dhënës dhe detektor të dritës në të njëjtin trup mekanik. Tufa e rrezeve të emetuara të dritës reflektohet nga një reflektor prizmatik që ja kthen detektorit.

Sensorët me difuzion- Sensorët me prekje e bazojnë funksionimin e tyre mbi reflektimin e dritës nga ana e objektit që ndërpret rrezen e dritës së emetuar. Dhënësi dhe detektori janë në të njëjtin kontenitor. Këto tipe sensorësh përdoren për zbulimin me saktësi të objekteve të vegjël.



Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=46971[lidhje e vdekur]