Jump to content

Sfungjeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Sfungjeret)
Aplysina archeri, një lloj i sfungjerit

Sfungjerët janë gjallesa shumëqelizore me ndërtim të thjeshtë. Ato jetojnë në ambiente me ujë (në ujërat e deteve, liqeneve dhe lumenjve) të përforcuara për substrat. Përfaqsues të sfungjerëve e marrim sfungjerin e zakonshëm, i cili është banor i përhershëm i Detit Adriatik.

Trupi i sfungjerit të zakonshëm është në formë të një qeske me grykë lart; jeton në koloni. Trupi i tij është i përbërë prej dy shtresave nga e jashtmja dhe e brendshmja. Në shtresën e jashtme ndodhen qeliza në formë pak a shumë të shtypura, ndërsa në shtresën e brendshme janë të pranishme qelizat e pajisura me nga një kamxhik.

Në sipërfaqe të trupit të sfungjerit ndodhen vrima të shumta, të cilat me anë të kanaleve lidhen me zgavrën e trupit. Së bashku me ujin futen edhe grimcat e vogla të ushqimit, me të cilat ai ushqehet. Uji pas qarkullimit nëpër trup del nga vrima që ndodhet në majë të trupit. Sfungjerin e zakonshëm e karakterizon edhe procesi i ripërtëritjes. Sfungjeri i zakonshëm shumohet me anë të bulave. Por ato shumohen edhe në mënyrë seksuale.

Sfungjerët janë shtazë shumëqelizore më primitive, të cilat kanë origjinë prej shtazëve njëqelizore-kamxhikorëve. Këtë tregon edhe fakti se në trupin e sfungjerëve ka qeliza me kamxhikë.