Shaban Mangjolli
Gjurmëve te jetës dhe veprimtarisë luftarake te atdhetarit te shquar Shaban MANGJOLLIT; 1873-1952.
Një jete te tere për atdheun
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kaçaku i vjetër, e nderoj Mikushnicen ,e nderoi Drenicën,e nderoj Kosove n,e nderoi Shqipërinë. As sot e kësaj dite kujtimi për te nuk shuhet dot. Ai rron ne kënge,ne libra e ne mendjen e madhe te POPULLIT. Kushdo qe shkruan për Lëvizjen Kaçake apo për luftëra tjera çlirimtare nuk e len pa e përmendur ketë figurë te shquar kombëtare. Por, ende i mungon ajo kryesorja i Mungon PERMENDORJA !!!.
Qëmtimet neper lashtësitë historike ,zakonisht i bëjnë specialiste te fushave te caktuara por,te ne ngjan edhe ndryshe,ato barten dhe si kujtime,duke i len brezi brezit amanet. S’do mend se kjo lehtëson. punën e atyre qe ndajnë mendjen për t’u rrekur këtyre problemeve .Ketë e provova edhe vet ,kur zura te shkruaj për atdhetarin e madh,i cili ter jetën ja kushtoj atdheut,për luftëtarin e pa epur ,Shaban Mangjollin. MANGJOLLET,një histori ne vete. Dhe,siç theksova ne fillim ,atë e shpjegojnë ata vete... Rrënjët tona shpien tej e tej ne Shqipëri ,saktësisht nga Tropoja. Te paret tan ishin mjeshtër te Magjeve/magje punues ne zë dhe nga kjo cilësi u mbetet mbiemri MANGJOLLI. Para shumë e shumë vitesh ,tre vëllezër u shkëputen qe andej dhe erdhën ne Kosove .Këtu u ndan dhe u degdisen një vëlla shkoj ne Gjyrgjevik te Klinës ,një ne Polac te Skenderajt (ku nga kjo derë doli edhe atdhetari Hasan Prishtina),dhe i treti ne Mikushnice,trungu i te cilit ende bulon... Trungu i lashte trimërie. Ne lagjen MANGJOLLAJ te Mikushnices ,aty bri malit qarrishte ,jetonte dhe gjallonte një burrë babagjan i quajtur Zymer Mangjolli,me te shoqen Halimen nga Polaci i Skenderajt. Token e varfër e te paket e punonte me mund e për gazep. Shtëpia e tyre gumëzhinte nga tët fëmijët gjashtë djem dhe dy vajza. Ramadani,Tahiri, Lahu,Rexha Shabani ,dhe Maksuti dhe vajzat Nurija e e Elfija. Ai konak kishte ber emër për mikpritje,për bujari,për trimëri,për mençuri. Oxhaku i tyre gjhithmon kishte nxjerr njerëz te pushkës e te mendjes.Djali i madh Ramadani vajti xhyneli ne vend te djalit te Rruke Traxhes si ushtar i Mbretit dhe ne luftë humbi dhe nuk u kthye kurrë. Edhe i katërti Rexhau nis asaj rruge dhe mbi dytmbdhjete vjet shërbeu si ushtar i mbretit. Nga ato luftëra u kthye i xhymt duke humbur njërin sy dhe dorën e këputur nga bombat ne byluzuk,por u kthye i gjallë ne Kosove. Kurse ne mesin e vëllezërve tjerë,me i dalluari ishte djali i pestë,Shabani i cili u lind me 1873 ne Mikushnice. Ai rritej burrërohej taman si nje malësor i racës se vjetër Dardane,i gjate shtathedhur,i pashëm,pedant dhe shuam i zhdërvjell .Nga te paret trashëgoi bujarin,mençurin dhe trimërinë. Shaban Mangjolli rrugën e Kaqakkllekut e nisi shumë herët,me 1906-1910 por viti me i rendesishem ishin vitet nga 1912 pas shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë i cili u betua se do te luftoj deri ne Çlirim,kurse hapat e par i beri me Miqet nga Gradice me Lec e Mehmet Gradicen me te cilët u betuan për liri duke mos njohur asnjë pushtet i cili kishte për qellim shtypjen e Kosovës dhe me pushkën ne dorë i mbeti besnik ter jetën. Mire po krahas luftëtareve te lirisë shtoheshin edhe spiunet dhe afit, te cilët e përcillnin veprimtarin e tyre atdhetare hap pas hapi. Kështu i ngjau edhe trimit te Mikushnices. Një nate kur ai duke shkuar tek motra Nurija ne Dubovc te Zenel Shalakut një afi vendas e kishte par dhe kishte shkuar ne Galice e kishte lajmuar Xhandarmerinë dhe kështu pas pak shtëpia e tyre ishte rrethuar nga ta. Xhandarmeria e kishte thirrur te zotin e shtëpisë i cili ishte dhëndri i Shaban Mangjollit qe te dorëzoj Kaçakun qe mban brenda për ndryshe do te digjet dhe do te behet shkrumb e hi. Ai e kishte pyetur Kaçakun se ç’do te bënte Shaban Mangjolli ju përgjigj se unë nuk mundem te dorëzohem por mund ta nisim luftën dhe pas një lufte te rreptë qe bën Shabani qan shtigje,por pasojat qen te mëdha u plagos rend dhëndri i tije dhe u dogj shtëpia dhe e zen te gjalle dhe e dërgojnë ne Mitrovice parandej Pozheravac ne Serbi ne burg ku edhe atje vdes .Shaban Mangjolli pasi qan rrethimin shkon ne Galice tek Azem Galica dhe ne Kullën e tije i rrëfen se çka i kishte ndodhur pasi qe ai veç kishte filluar ti jepte mend hafijeve/spiuneve/... Kështu i ndodhi edhe atij spiuni te cilit Azemi veq dy here i kishte terhjek vrejtjen për punet e tije te ndyra por kësaj radhe i tha Shabanit se do tja terhjekum vrejtjen per gjithmonë... Shaban MANGJOLLI,pos me Azem Bjten qe e kishte edhe Kapedan,ishte vllazeruar heret me Bajram Zenen Mehajn dhe me Emin Latin Mehajn si dhe kishte krijuar një rreth te gjer te shkove ane mban Kosovës dhe Shqipërisë ai kishte lidhje miqësore te ngushta me Lec dhe Mehmet Gradicen,lut Gllanasellen Bjarm Delin Bajram e Xhem Ternavcin Rexhep Xhelin me Halit Bjaramin me Mehmet Konjuhin me Hasan Prishtinen Mursel Ahmet Delin dhe familjen e Ram Islamit nga Prekazi, Hazir Radisheven, Zenel Ujkanin me Bek Galicen me Fazli Baranin , Imer Devetakun nga Ferizaji me Tafe Shytin nga Oshlani qe e kishte dhe mik shtëpie e shumë shoke tjerë ne ter Kosovën dhe Shqipërinë. Jeta e maleve ishte shumë e vështire .Jete Komitësh ma. Here here ,për te kaluar dimrin e egër ,ata kalonin edhe ne Shqipëri. Kalonin neper Qafe- thane,për plote me rreziqe. Eshte interesant takimiu i Shabanit me Mehmet Konjuhin .Dy trimat ishin nisur drejt Alpeve Shqiptare. Diku ne bjeshke te Junikut takohen,i ndërrojnë cigaret dhe duke kuvenduar njihen ne mes vete. Sa çudi secili kishte dëgjuar për njeri tjetrin por kurrë me par nuk ishin pare. Te gëzuar dhe te bashkuar, vazhdojnë deri ne Shkodër. Mërzia dhe malli për familje e gërryente si gangrene mallkuar .Një nate Shabani beri mendjen top dhe vendoste kthehej ne shtëpinë vet. Te nesërmen doli dhe shkoj te mixha Deli Mnagjolli. Mire po çka ndodhi?!Sa keq e rrethuan Xhandarët sa keq pushkën e nuk e kishte me vete e kishte len ne Kulle. Mire po disi arriti te dal pa u hetuar aty afër ne Mal dhe pas kësaj ai mberti pa pushke dhe u nis për ne Gradice te Lec Grtadica te cilit i rrëfen se çka i kishte ndodhur sot ne Mikushnice. Leci i sugjeron dhe me vete ja jep mixhen e Mehmet Gradices Beqirin qe te shkojnë ne Terrnavc te një mik dhe ta marrin një pushkë pasi qe e kishte len aty. Duke arrit aty te Poillat e Terrnavcit hasin ne Xhandarmerinë austro-hungareze dhe pasi i ligjitimojn duarlidhur i dërgojnë ne Mitrovice. Hajde,mendje hajde. Për taksirat kur e marrin vesh se kush janë i dërgojnë ne Burgun e Vjenës dhe atje i mbajnë plot dy vjet,Pas prishjes se Austro-Hungarisë Këta e shfrytëzojnë rastin dhe arratisen .Me mund te madh,duke hequr te zitë e ullirit, sa kemb,sa me ndonje kamion,duke kaluar neper Slloveni e xhith bregedein ne Kroaci,Mal te Zi, arrijnë ne Kosove. Shabani arrin ne Fshatin Kllodernice aty ku e kishte motrën Elfijen te martuar dhe nga dera e saj kërkon pak buke ku disa fëmije duke lozur e thërrasin nenën e tyre qe ti sjell pak bukë këtij njeriu qe lypte. Ajo i sjell pak bukë mire po Shabanit i ishte rrit mjekra dhe as kush nuk e njohu pasi merr bukën kërkon edhe do djathë pasi motra i ndexhon zërin e njeh dhe aty alevinoset...
Ne Qeten e Azem Galices
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kur Shabani, u kthye ne Kosove ai gjeti pushtues te rinj,gjeti ,,Serbin e Dyte,, siç u quajt ne popull SKS-se. Pra ishte viti 1918. Por edhe malet ishin mbushur me Qeta çlirimtare .Nena e këtyre qetave ishte Qeta kreshnike e Azem e Shota Galices. Dhe,pa u hamendur fare Shabani u radhit përkrah te,, Galicsit,, siç e quante nga dashamirësja Azem Galicen. Azem Gaalic me nuk lind nena!-thoshteme von Shaban Mnagjolli Dhe kur e pyesnin për te ,ai ua kthente si me gjuhe shpatee gjithë kemi pasur deshire ti prijm Qetes,por pas vrasjes se Shaqir Smakes,ne e kemi hudhur kokren,Azemi e ka marr i pari dhe këtu shihet se ai ka qen me guximtari O vëlla ai ka qene trim mbi trima !e përmbyllte bisedën. Ne Qeten heroike te Azem Galices,Shabani kishte një vend te rendesishem e te merituar .Ishte nder njerëzit e tije me besnik. Ai gjithmonë shkonte si pararoje e Azem e Shota Galices këtyre dy bashkëshorteve luftëtar. Madje ai dhe Fazli Brani ishin edhe si me te vjetrit dhe si këshilltar te Azemit. Megjithate komandanti,te shumtën rasteve ishte kembngules ne qëndrimet dhe vendimet e veta.Vlen te ceket një rast Një nate ishin ne Polac te Xanet kur u nisen për ne Qiqavice,Shabani i th a Azemit qe te mos shkonin neper Prellovc,se pse aty ishin te vendosur Stacioni i Xhandarmerisë dhe mund te ju dalin telashe. Azemi tha jo,,nuk e thej rrugën,,unë sundoj këtu,jo Serbja! Dhe kur arrijnë te kroi i Samerdanit ne Kralica,hasin ne prite.Luftuan deri ne mbremje.U vranë shumë Xhandar ,por edhe nga tanët pati te dëmtuar;u vra Çun Radisheva dhe u plagos rend Shaban MANGJOLLI plumbi ja kishte prishur krahun e majt.Te plagosurin e dërgon ne kullën. Emin Latit Mehaj ne Prekaz te Ulet .Pasandej naten e dergojn ne Radishev .Barnat popullore,djathë te pjekur ,djathë pa krip,nuk patën efekte,andaj Azemi e dërgon ne Spitalin e Shkodrës ne Shqipëri ku sheshohet dhe qëndron plot gjashte jave .Me tu kthyer,serish aktivizohet ne Qete. Tashme trimëria e tije kishte jehuar shumë larg e larg. Djajtë e kërkonin me qiri e me pishe,siç thonë një fjale, Shumë njerëz kishin pësuar ne vend te tije. Qup Gradicen e kishin zane ne fshatin Lubavec Xhandarmeria dhe e kishin sjellur atu bri malit ne Mikushnice te Mangjollet dhe e kishin thirrur me s’ngija. Te gëzuar qe e kishin hequr qafesh Kaçakun e rryer te Mikushnices e kishin thirr Azem MANGJOLLIN si dëshmitar për ta identifikuar. Ai u tha ky nuk është Shabani,ketë ua thotë preras Ata xhandarmeria,te inatosur ,e rrahin Azemin për vdekje dhe krisin e ikun. Edhe një dajë te tije nga Polaci e kishin mbytur me sepat.,duke menduar se është Shabani pasi ai i përngjante shumë atij. Per familje mos te flasim fare ,ata maltretoheshin thuajse çdo dite. Me se shumti u malltretuar vllai i tij Rexha dhenipi Uka me te Shoqen Razen e cila ishte mbesa e Lec dhe Mehmet Gradices.... Se Azem Galica e donte Shabanin tregon edhe rasti kur ne Dimrin e vitit 1920 kaluan ne Shkoder. Qeta u nda ne disa grupe .Azemi me vete mori,Shabanindhe Hazir Ramen nga Vitaku .Sa mirë kishin kaluar këtij dimri te prefekti i Shkodrës dhe te një mik i tije.... Kurse një dimër tjetër,Shabani me disa shok e kishte kaluar ne Gege Hysen te Krasniqes,te Qel Arifi. Azemi me grupin tjetër ne Kolgecaj. Dh,e kur thotë se kush po shkon Shkoder me marr Shotën Ajet Koshtoven qe kishin qen te smuer, ne Spital,i pari lajmërohet Shaban Mangjolli,rikujton me vonë Xhem Terrnavci.
Arbëria e vogël ne flake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe ne epopenë e Arbërisë se Vogël .te 15,korrikut 1915 Shaban Mangjolli u tregua hero i vërtet. Kulla e tije kaherë është ber bëz e rezistencës ne kuadër te kësaj berthame shtetërore,qe për një vite e ca i beri karshillak Beogradit smirëzi ,pasi qe ajo ishte len për Komune. Edhe ditën kritike Shaban Mangjolli nuk u hutua fare,por rroki pushkën dhe u vërsul si kreshnik i motit...Kur komandanti ishte mërzitur për ketë thyerje ,,bese,,ai i përgjigjet:
Ty Azem bre vëlla te kam than Te kam than e te kam kallxu Prej qe kem ne Gjami tujë shkurt Na ne Polac kem me fal Bajramin Na e vranë Shakun dhe Ramadanin Najë vranë shokët Azem për ty.. Etkam pas than se skemë besë ma me Serbi.
Strategjia e Shaban Mangjollit u ndihmoj shumë luftëtareve edhe gjatë tërheqjes ,kur i këshillonte andej kah kemi gjuajtur me zagar,pra andej kah livadhet e Mikushnices,ne drejtim te Qiqavices .Lufta qe aq e ashpër e fyt-tyt sa siç tregonte ai vet nuk kishim mundësi as pushkën ta vejmë ne faqe. Ketë e dëshmon edhe vargu i këngës:
Çka po thotë Shaban Mangjolli Mjeri unë me peshtoj Majori Shumë me ymër thiu ish kan Tri paqeta ja kam dhanë Dhanë ja kam nja tri paqeta As nja n’ trup tanë ne tesha Tanë ne tesha ja kam lan Vra ja kam nja tre nizam. Krahas Galices dhe Lubavecit edhe Mikushnica e Shaban Mangjollit u mbulua me tym dhe flake.Qdo gje u dogj dhe u shkrumbua te dite,ne Mikushnice,ran per te mos vdekur kurr: Smajl MANGJOLLI,Ahmet Mangjolli, Mehmet Mangjolli,Jashar Behrami,Ali Behrami,Sadik Behrami,Ujkan Mehmeti,Sadri Zeneli,Sadik Lahu,Munish Ademi ,Salih Fazliu,Rexh Hyseni,Jakup Rexhepi,Halil Behrami,Bajram Baica( musafir),Cen Muharremi,Bahtije Avdiu,Hafije Avdiu,Hasime Musliu dhe Ajete Sadriu te gjith ne Mikushnice si dhe u plagosen rend aleht: Uke Mangjolli,Bajram Veliu Milazim Rexhepi,Shaqir Mangjolli,Shashivar Azemi,Shaqir Osmani,Ahmet Behramidhe Budec Begani rom i fshatit Mikushnice.
Drejte Shqipërisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shaban Mangjolli vazhdon rrugen me kapedanin e plagosur pere vdekje.Disa dite qëndruan ne Qiqavice dhe kur u bashkuan edhe me Mehmet Konjuhin vazhduan drejte Shqipërise .Kaluan neper Shkoze te Verbovcitr ,neper Makerrmal,neper Abri,dhe ndaluan ne Kullen e Sadik Rames Ne Gjyrgjevik te Madh.Ne mes te Gllareves dhe Perqeves trimi lodhet shum dhe ua le shenden.Edhe ketu Shabani luajti nje rol te randesishem.Kur secili vriste mendjen per menyren se si ta fshehin trupin e tije te pa jete,ai kërkoi nga Halim Perqeva,i cili njihte mire trrenin,ta gjente ndonje shpelle.... Pasi e leshojne ne shpellen e thell 73 metra me emrin,,Quku qe kercet,,lidhin besen qe luften do ta vazhdojn me emrin e kryetrimit,kalojn kufirin... Shabani vendoset ne fshatin Derven te Fushe-Krujes,tek ura e Zeze.Aty ishte edhe Shota e Azemitme jetimat e shokve te rene ne lufte dhe shumica e atyre qe kishin kaluar kufirin... Familja e tije ne Kosove ,ngeli ne goj te Ujkut.Kurr nuk i lan te qet .Me 1933 Rexha Uka me te shoqen Razen dhe tre djemt;Kamerin Zymerin dhe Maksutin e vogel te po sa linduru detyruan te kalojn edhe keta ne Shqipëri.Per ndryshe mund te përfundonin ne burgun e Nishit a gjetiu ne SerbiAtje jetonin si asht me se keqi,pa buke pa shtroj,pa mbuloj.Kasolla e tyre përmbytej nga lumi qe ishte afer.Pas pak Rexh Mangjolli vdes vdes edhe Raza me femiun e vogel Maksutin,jeta e Ukes rendohet edhe me shum me dy djemt qe i kishin mbet pa nene Ku nji dite provoj te mbytej ne bunar pasi qe kishte qen i plagosur ne luften e Azemit ne koke dhe ishte verbuar gati ishte tranuar.Shaban Mangjolli tani kujdesej per nipat e tije besa ju ndihmonte edhe daja i tyre Mehmet Gradica. K t h i m i
Familjet e Kaqakve,ne pergjethesi,jetonin ne mjerim te plote.Nje dite korriku te vitit 1927edhe dada shote ua le lamtumiren..Oh,sa u merziten te gjithe !Ne varrimin e saj,per kunder kerrcnimeve te pushtetarev,moren pjese shum veta: Te gjithe jetimet,te gjithe luftetaret e gjalle,te gjithe Kosovaret. Shabanit ju keputen shpresat fare dhe mezi priti fillimin e luftes se dyte Boterore.Ne vitin 1941,merr Uken e lodhur e te dermuar dhe dy nipat evetamerin dhe Zymerin dhe kthehen aty ku kishin lindur pra ne Mikushnice. Ishte koha e mihjes se misrit.Kur arrijne ne hyrje te fshatit,te Velija,mbi njezet prashtar leshuan shytnit dhe ttirren sa munden:O.. burra vraponi se na erdhi Shaban Mangjolli nga Shqipërija.Ne kullen e tij qe vendosur nje kolonist me emrin Vid,por me te marr vesh kthimin e tije kishte tretur pa e par askush me sy.Plakun e qetave kaçake serish e ndoqen luftërat.Dhe ai ishte i gatshem per to.Fill vajti ne Jeni Pazar dhe luftoj me qetnik qe pobenin zullum mbi mysliman e shqiptare te Peshterit.Pasketaj edhe pse ne mosh te thyer,nuk u duru pa ju bashkangjitur Brigades se Shaban POLLUZHES.Heroizmi i tije u pa ne Prekaz te Eper,afer shkolles fillore ,ku se bashku me shokun e luftes Xhem Ternavcin,Isuf Rexhen nga MikushnicaSejdi Mehaj nga Prekazi i ulet,Ilaz Haalimin e Prekazit te Eperm,Fazli Haveli nga Vitaku etj, beri kerdi mbi sllavokomunistet qetnik,dhe morri hak per Ukën qe ja kishin prer me sepat dhe e kishin humbur pa gjurme.
Ndarja e përmallshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas luftës ,nga kjo familje e madhe dhe atdhetare,mbeten fare pak,mbeten vetëm tre burra;Shabani me dy nipat;Kamerin dhe Zymerin. Trimi edhe pse i kishte kaluar te gjashtëdhjetat(60) Për herë te pare detyrohet te krijoj familje,martohet me Razen nga Mariqanet e Klines. Jeta e vështire e rendonte pa mëshirshëm,shokët e luftës ishin rralluar,kishin ngelur vetëm pak,Ende jetonin Xhem Terrnavci, Emin Lati,Bajram Zena Mehaj Murat Kameri i Rakinices te cilet vizitonin rregullisht... Plaku Shaban mendjen e kishte shum te kthejllt si lot.Nje ndej ,kur hoku i tije i kishte then se ne kete luften e fundit nuk na ndihmove, ky ja kishte kthyer E.. more Murat,ne e gjujtem gurin deri diku por erdhen disa tjer e na e shkuan neve..Pra ishte shum i lumtur qe amaneti i brezave po përcillet duke ja kaluar njeri tjetrit e duke qen per here e me afer drites se bardhe.Pleqrija a ethell e rendonte vazhdimisht.Vetem nje shok i kishte mbetur besnik PUSHKA ,ah e bekuara kurr nuk e kishte tradhetuar .Per te qene as ky nyk ekishte koritur,te teren e kishte veshur ne serma te bardhe.Nje dite prej ditesh e ekerkuan ne hyzmet.Ashtu te pa ndare siperhereme pushken e gjate ne krahe,vajti e hyri ne zyren e Rizah Voces ne Skenderaj.Komandanti i rrethit e priti fort mire dhe qe shum i lumtur qe po takonte per se afermi njeriun, i cili gjith jeten ja kishte ven ne sherbim kombit dhe atdheut.Shko ne shtepi pusho i qet dhe merre edhe pushken me vete i kishte then ai me plote gojen.,,Une ja kam shkuar huajn kësaj,,- ia kishte kthyer ky ,duke shtuar:Nga gjith jeta kjo me ka mbetur,kjo pushke besnike qe ma shpetoj jeten dhe ma zdriti tyren ,spse e përdora kunder armikutdhe nuk desha ta dorëzoj per se gjalli,mire po ti qenke shqiptar,andaj,merre se,se ashtu dhe jam plakure syte as dora nuk po me punojn ma.Nje dite dimri i eger,pikërisht me 24,janar 1952,plaku floke thinjuar na e la shenden.vdiq dhe u varros ne vendlindje ne Mikushnice,u nda nga ne Kaqaku i vjeter, i cili e nderoj Mikushnicen,e nderoj Drenicen,e nderoj Kosoven, e nderoj Shqipërine.Vajti ne ate bote me nje merak ne shpirt,pse nuke e pa te realizuar endrren e tij shekullore,nuk e pa Kosoven e lire , nuik e pa Kosoven nuse te teleisur nga nipat e stërnipat e tije,nga trimat e Ushtrise Qlirimtare te Kosoves. As sote e kësaj dite kujtimi per te nuk shuhet dote.Shkrimtari i njohur Drenicar ,Nebil Duraku ne nji vend shkruan: ,,Takova ne Prekaz te Eperm kaqakun pedant dhe te hjeshem,i gjate si nje flamur e ai ishte Shaban Mangjolli,,.Ai rron ne kenge ,ne libra e ne mendjen e madhe te POPULLIT.Kush do qe shkruan per Levizjen Kaqake apo per luftra te tjera çlirimtare nuk e len pa e përmendur kete figur te shquar kombetare ,por ende i mungon ajo kryesorja i mungon Permendorja!!!. __________________ " Arberia e Vogel "