Jump to content

Shkëlqimi i huaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shkelqimi i huaj liber)

Libri Der Glanz der Fremde ose Shkelqimi i huajshqip i autorit Beqë Cufaj eshte nje roman i shkruar ne gjuhen Gjermane dhe ne gjuhen Shqipe.


Libri paraqet jetën e dy të rinjve kosovarë, të cilët fëmijërinë dhe rininë e hershme e kalojnë në Kosovë kurse pjesën tjetër të jetës e vazhdojnë në Gjermani. Beqë Cufaj na flet per fatin dhe ëndrrat e dy të rinjve. Ketu bëhet përshkrimi i një periudhe nëpër të cilën ka kaluar shumica e rinisë në Kosovë duke filluar nga fundi i viteve 70 e deri në fillim të luftës. Autori merret me periudhen 1980 – 1996. Krizën e ketyre viteve autori e paraqet ashtu sic eshte perjetuar nga rinia. Përplasjet e mëdha politike, që përfunduan në një luftë të tmerrshme, përbëjnë idenë e autorit në këtë vepër. Keto ngjarje rrëfehen vetëm me ane te dy personazheve (Arben Duka dhe Rifati). Arben Duka dhe Rifati, që nga fëmijëria, krijojnë urrejtje për shtetin jugosllav. Arsyet e Arben Dukës janë më me vend dhe të pranueshme. Ai i përballon vështirësitë e jetës që nga momenti i pare kur fillon te vështrojë padrejtësite dhe vështirësinë e jetës që bëhet në qytetin e tij të fëmijërisë të cilin ai e quan Rekë.

Rifatit nuk i pëlqen asgjë. Madje nuk i pëlqen as vendlindja, një fshat me një emër të keq (Lloçan). Që fëmijë, mërzitet nga vështirësitë që ia imponon jeta. Pas vdekjes së nënës në këtë botë i mbetet vetëm një shok (Afrimi). Armiqësia e Rifatit me shtetin është e natyrës praktike, larg asaj filozofike dhe politike. Arben Duka, si çdo i ri bashkëkohor në shoqëritë normale, ka kërkesa ndaj shtetit. Por, shteti nuk ia plotëson kërkesat. Madje, e diskriminon, ia mbyllë rrugët e perspektivave dhe e detyron të migroj larg vendlindjes. Ky shtet, në mënyrë të tërthortë, Rifatin e orienton në boten e kriminalitetit. Është shteti ai që nga ky person krijon një të ri me sjellje anti sociale. Ai ben nje jete te pakontrolluar. Nëna i vdes herët kurse babai e kishte braktisur edhe më herët duke ikur nga shtëpia. Nga këtu Rifatit i krijohen situatat e pa këndshme, jo normale dhe të përcjellura me dhunë, të cilave ai nuk mund t’iu shmanget. Rifatin e mbanë gjallë një ëndërr e cila nuk i realizohet kurrë. Ëndrra e tij që të jetojë në Amerikë e futë në veprimtari vetëshkatërruese. Rifati, i futur në një rreth të vrazhdët dhe pa dalje, vret një bashkombas të tij në një qytet të Gjermanisë. Që të dy personazhet, edhe pse me karaktere tërësisht të ndryshme, një pjesë të fatit e kanë të përbashkët. Që të dy përfundojnë si azilantë në Gjermani. Këtu edhe takohen për here të parë edhe pse kanë mundur të njihen më herët pasi janë nga i njëjti vend. Autori na përshkruan gjithashtu mënyrën e shkuarjes së Rifatit me Afrimin në Itali dhe pastaj në Gjermani. Vështirësitë që këta dy të rinj përjetojnë rrugës, duke kaluar nëpër Mal të Zi, Itali dhe deri në Gjermani, janë të mëdha. Autori ka zgjedhur mënyrën e rrëfimit të dy personazheve, në veten e parë njejës ne forme ditari dhe ne forme dialogu. Përfundimi i romanit le shum qeshtje të hapura, të papërfunduara....


Albanische Literatur in deutscher Übersetzung Literatura shqiptare përkthyer në gjermanishten