Shqiponja Grabitëse
Shqiponja Grabitqare ndryshe edhe Shqiponja e Savaneve është një lloj shqiponje me madhësi mesatare e gjinisë Aquila. Kjo Shqiponjë jeton në Afrikë (në jug të Sahares) dhe në subkontinentin e Indisë. Jeton edhe në veri të Afrikes, në Gadishullin Arab dhe ndoshta edhe në Myanmar, por në sipërfaqe dhe me numër më të vogël. Ky lloj banon kryesisht vise të thata, si savane, male të thata dhe gjysmë shkretëtira. Ushqehet me kurrizorë prej një madhësie të vogel deri në madhësi mesatare, me insekte dhe prej kërrmave. Shumica e Shqiponjave Grabitqare janë zogjë të përhershëm në viset ku jetojnë, por në Afrikë ka edhe që janë nomadë. Në territorin e përhapjes së saj kjo Shqiponjë paraqitet shpeshë, kështu që klasifikohet si e parrezikuar.
Përshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiponja Grabitqare është Shqiponjë me madhësi mesatare në Gjininë Aquila. E arrijnë një gjatësi të trupit prej 60 deri 72cm dhe gjatësi të krahëve prej 1,59 deri 1,83m. Dallimi prej mashkullit dhe femres qëndron më shumë në peshën e tyre. Meshkujt arrijnë peshë prej 1,6 deri 2kg, kurse femrat prej 1,6 deri 2,4kg. Irisi i syrit ka ngjyrë të verdhë, të verdhë në ngjyrë kafe ose ngjyrë kafe të zbehtë. Gishtat e këmbëve e kanë ngjyrën e verdhë. Sqepi në bazë ka ngjyrë të përhimt, kurse në maje ngjyrë të zezë.
Përhapja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo Shqiponjë është e përhapur gati në të gjithë Afriken,pak në Gadishullin Arab dhe në Qendër të Azisë Jugore. Në Afrikë jeton nga skaji i jugut të Sahares, rreth të gjithë Afrikes Lindore dei në qendër të Afrikes Jugore. E izoluar nga vendet e tjera jeton edhe në Afriken Veriore(në Marokun qëndror. Në Gadishullin Arabik jeton në një areal të vogël në Jemenin perëndimor dhe në Arabinë Jugperëndimore. Në kontinentin e Azisë jeton në Iranin jug-perëndimor, më në Lindje prej këtu ajo jeton nga Pakistani Lindor e deri te Republika Assam. Mund të ketë edhe në Birmani.
Kjo Shqiponjë preferon më shum vende si: Savane me dru, male të thata deri te gjysëm shkretëtirat. Në Afriken Perëndimore, kur të çelë vezët banon në savane malore të lagështa, por pasi të kryhet ai sezon prap kthehet më në veri në malet e thata dhe gjysëm shkretëtirat. Ky lloj shqiponje mund të shihet edhe afër vendbanimeve. Sidomos në Indi jeton afër fshatrave. Paraqitet deri në 3000m lartësi mbidetare, por më së shumti jeton në ultësira.
Sistematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shum kohë është menduar se Shqiponja Grabitqare është një lloj me Shqiponjen e stepeve. Të dhënat molekularo-gjenetike pastaj kanë definuar statusin e këtzre llojeve. Më i afërti i Shqiponjes Grabitqare sipas këtyre studimeve nuk është Shqiponja e Stepeve, por është Shqiponja Perandorake e Lindjes. Për momentin dallohen 3 nënlloje të këtij lloji, por nuk kanë gati fare dallim nga njëri tjetri: A.r.rapax; banon Afriken e Jugut, në veri deri te jugu i Republikes Demokratike e Kongos dhe deri në Keninë Qëndrore. A.r.belisarius; banon Afriken e Veriut dhe Perëndimore edhe Gadishullin Arabik; është më e madhe, më elegante, më shumë ngjyrë kafe, kurse me më pak ngjyrë të kuqe. A.r.vindhiana; banon Azinë Jugore, me të vegjël, kafshët adulte pa ngjyrë të kuqe, Irisi ka edhe te kafshët adulte ngjyrë kafe.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- J. Ferguson-Lees, D. A. Christie: Raptors of the World. Christopher Helm, London, 2001: S. 238–239 und 730–733. ISBN 0-7136-8026-1
- L. Svensson, P. J. Grant, K. Mullarney, D. Zetterström: Der neue Kosmos Vogelführer. Kosmos, Stuttgart; 1999: S. 80–81. ISBN 3-440-07720-9