Sllavoserbishtja
Sllavenoserbishtja (славяносербскій, славеносерпскій, словенскій) ishte një gjuhë e shkruar sllave, e përdorur nga mesi i shekullit XVIII deri në fillim të shekullit XIX, nga banorët qytetarë ortodoks të Vojvodinës.
Gjendja e gjuhës së shkruar ndër besimtarët e ritit lindorë në kufirin e perandorisë osmane me Austro-Hungarinë (Vojvodinë) deri më shekullin e XVIII ishte e rëndë dhe e komplikuar. Gjuhës së shkruar nga redaksitë e hierarkisë së kishës i kundërviheshin redaksitë lokale të cilat botonin në një gjuhë të shkruar që vinte si kompromis i pa dijenisë së shkrimit të gjuhës së kishës dhe shtytjes nga Moska e cila në këto anë kishte popullarizuar gjuhën ruse të kishës ortodokse.
Dominimi i gjuhës të krishterët ruse ishte brenda kishës, dhe kishte vështirësi të zgjerohej jashtë rretheve fetare si në letërsi apo shkencë. Kështu u krijua një gjuhë e përzier nga gjuha krishtere ruse dhe nga tiparet e gjuhës së përdorur nga popullsia lokale e ritit lindor. Kjo gjuhë e përzier nga kohanikët quhej Sllavoserbishte. Në këtë gjuhë artificiale janë botuar edhe punime të njohur në botë si p.sh "Славено-Сербскій Магазинъ" (Gazeta Sllavo-Serbe)
Simbolet dhe shtesat artificiale të kësaj gjuhe nuk u pranuan nga romantiku i idealeve të përbetuara Vuk Karaxhiq. Kështu ai në shekullin e XIX krijon gjuhën e shkruar moderne serbe të bazuar në thënien e tij "Shkruaj si fletë".
Shembulli i marrë nga "Gazeta Sllavo-Serbe" (botues Zaharija Orfelin) tregon përzierësen e rusishtes së krishtere dhe të folmes së besimtarëve të ritit lindorë: "Vesьma bы meni priskorbno bыlo, ako bы я kadgod čuo, čto tы, moй sыne, upao u pьяnstvo, roskošъ, bezčinie, i nepotrebnoe žitie" Ku, shihet përdorimi i fjalës së rusishtes së krishter roskošъ në vend të fjalës raskoš, pastaj "oni mogutъ" në vend të "oni mogu".
Literaturë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mihailo Stevanović: Gramatika srpskohrvatskog jezika, Beograd 1964.
- Tolstoj, Nikita I.: Literaturnyj jazyk serbov v konce XVIII – načale XIX v. In: Tolstoj, Nikita I. (Hg.): Izbrannye trudy. T. 2. Moskva 1998, S. 239-344.