Pasioni
Pasioni (greq παθος, lat. passio, - vuajtje, vetmohim, durim) është një ndjenjë apo emocion shumë i theksuar ndaj ndonjë personi apo diçkaje. Pasioni ndryshon nga afekti sepse ai nuk është emocion që vepron në një moment të caktuar por është një veprimtari të cilin personi e ushtron me tërë qenien e vet me gjithë shpirt. Me pasionin shpesh lidhen tema seksuale por pasioni mund të jetë profesional jetësor etj. Vlerësimi i një pasioni bëhet sipas asaj se pasioni është i orientuar kah vlerat e larta apo të ulta, gjegjësisht sipas asaj se çfarë veprash prodhon. Referimet janë marrë nga ,,Fjalori filozofik ("Filozofijski rečnik") Matica Hrvatske 1984. Në filozofi ose në religjione të ndryshme kontrollimi i pasionit konsiderohet si virtyt.
Pikëpamja filozofike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Stoicizmi si ideal e konsideronte apatinë d.m.th eliminimin e pasionit për arsye të dëmeve që shkakton. Filozofia e renesansës e theksonte rolin pozitiv të afekteve. Spinoza mendonte se një pasion mund të zëvendësohet vetë me një pasion më të fortë. Filozofi gjerman Кanti thotë se: Afekti është si uji që e çan pendën ndërsa pasioni është një lum i madh i cili futet thellë e më thellë në shtratin e tij. Ndërsa Hegeli thotë: Pa pasion nuk është krijuar asnjë vepër e madhe dhe as që mund të krijohet
Shikoni edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [1] The Free Dictionary.