Mani i zi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
Content deleted Content added
v r2.6.5) (roboti shtoj: hu:Fekete eperfa
v roboti shtoj: no:Sort morbær
Rreshti 21: Rreshti 21:
[[lt:Juodasis šilkmedis]]
[[lt:Juodasis šilkmedis]]
[[nl:Zwarte moerbei]]
[[nl:Zwarte moerbei]]
[[no:Sort morbær]]
[[pl:Morwa czarna]]
[[pl:Morwa czarna]]
[[pms:Morus nigra]]
[[pms:Morus nigra]]

Versioni i datës 1 korrik 2012 23:58

Vetite kuruese

Mani i zi i njohur ndryshe edhe me emrin dudi ka gjetur në përdorim të gjerë në mjekësinë popullore dhe përdoret pr të kuruar disa sëmundje. Tek ne gjendet i kultivuar nëpër kopshte. Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe gjethet. Frutat e manit të zi konsumohen të freskëta, ato janë freskuese dhe të shëndetshme. Prej tyre përgatitet reçel, si dhe shurup farmaceutik. Manat përmbajnë rreth 9 për qind sheqer, acide organike, taninë, kripëra të ndryshme etj. Pekmezi (shurupi i manave) përdoret në stomatitet dhe faringitet. Në këto raste lyhet goja dhe gryka me pekmez, sidomos në darkë para fjetjes. Pekmezi përdoret, gjithashtu, në mjekimin kundër anemisë, duke u dhënë fëmijëve ose të rriturve nga 2-3 lugë gjelle në ditë. Manat e papjekura përdoren për luftimin e krimbave parazitarë të aparatit tretës. Me lëvoren e degëve dhe me gjethet e manit përgatitet një çaj, i cili është i përshtatshëm për larjen e gojës kur ka raste të dhimbjes së dhëmbëve. Gjethet e manit të shtypura, bashkë me vaj ulliri, në trajtë pomade, përdoren për mjekimin e plagëve të shkaktuara nga djegie të ndryshme. Gjethet e manit përdoren për uljen e tensionit të lartë të gjakut.