Dallime mes rishikimeve të "Erazmo Roterdami"

Jump to navigation Jump to search
v
Robot: ndryshime kozmetike
[Redaktim i kontrolluar][Redaktim i kontrolluar]
v (Robot: Faqe e palidhur)
v (Robot: ndryshime kozmetike)
{{Faqe e palidhur|data=shtator 2012}}
[[ImageSkeda:Hans Holbein d. J. 047.jpg|thumb|right|270px|Erasmus nga [[Hans Holbein i riu|Holbein]]]]
'''Erazmo Roterdami''' (ose Desiderius Erasmus Roterodamus, emri i vërtetë Geert Geerts), humanist holandez. Lindur më [[1466]], si djalë i paligjshëm i një prifti, Erasmusi pati një ndikim të konsiderueshëm mbi zhvillimet e humanizmit. Ai ishte armik i teologjisë skolastike, megjithatë nuk kishte qëllim ta mohonte besimin e krishterë. Nëpërmjet mësimeve të tij humaniste, veçanërisht në gjuhën greke, ai kërkoi të zbulonte elementët e pastër dhe të thjeshtë të krishterimit, që ishin lënë pas dore dhe të paqartë nga racionalizmi i tepruar i doktrinës skolastike. Përgatitja e tij fillestare filloi në shkollën e Jetës Praktike të Bethrenit, ku prej andej ai, më vonë, hyri në manastirin augustinian të Stinit. Në manastir jeta e Erazmusit ishte shumë e vështirë. Ai nuk mund të përshtatej mendërisht, fizikisht, dhe nga temperamenti, me një regjim që ofronte shumë pak rehati fizike dhe liri intelektuale. Fatmirësisht atë e kërkoi Peshkopi i Kambrait (Cambrai) që të bëhej sekretari i tij latin. Peshkopi e dërgoi atë për ca kohë të studionte në kolegjin Montanjë në Paris, ku përsëri ai ndjeu vetëm përçmim për mësimet e metodës skolastike. Megjithatë, pikërisht këtu, entuziazmi i tij për letërsinë klasike u stimulua, dhe po këtu ai filloi librin e tij të parë me proverba të titulluar »Proverba e Kiliadës«, i cili më vonë u bë një nga volumet e tij më të famshëm. Në 1499, Erasmusi vizitoi Anglinë, ku shpejt ra nën ndikimin e Colet, një mendimtar biblik dhe Tomas Morit (Thomas More). Erasmusi mendonte se ashtu si Colet mund të jepte leksione mbi Biblën, pa pasur njohuri në greqisht. Më vonë, ai vendosi të bëhej i përkryer në këtë gjuhë, duke botuar një përkthim të ri në latinisht të Testamentit Grek, i cili u bë tepër i kërkuar. Gjatë vizitës së tij të dytë në Angli, më 1511, Erasmusi u bë anëtar i akademisë së Kembrixhit, ku iu dha titulli Profesor "Ledi Margaret". Ai kishte pak respekt për kolegjet që kishte ndjekur, duke i quajtur ato "dema qipriot dhe plehngrënës", por nuk thoshte as ndonjë fjalë të mirë për birrën apo klimën angleze. Pas disa vjetësh ai shkoi në Bazel, ku qëndroi deri në vdekje. Ai vdiq më 1536, në moshën 70 vjeçare.
Erasmusi dha një kontribut të madh në shpirtin e Rilindjes. Entuziazmi i tij për të mësuarin klasik pati një influencë vendimtare në këtë kohë. Ai e kuptoi se shpikja e shtypshkronjës bëri të mundur popullarizimin e klasikëve të vjetër, duke nxjerrë botime jo shumë të shtrenjta për nevojat e një numri të madh lexuesish. Këto libra hapën mundësi të reja për mësimet klasike, të cilat nuk kishin ekzistuar në Mesjetë. Por Erasmusi nuk ishte thjesht një botues. Edhe nëpërmjet punës për të nxjerrë botimet greke dhe latine, ai do të siguronte reputacion për domethënien në mendimin e tij historik. Akoma më i rëndësishëm ishte kontributi i tij në zhvillimin e një stili të ri në shprehjet letrare. Erasmusi i donte fjalët dhe harxhonte shumë kohë për të zgjedhur fjalën ose frazën e drejtë, që të shprehte atë që mendonte. Ashtu si piktorët do ta shfaqin gjeninë e tyre në përdorimin e ngjyrave, Erasmusi, si armik i përhershëm i diskutimeve pajetë skolastike, gjente një gëzim dhe liri të plotë në krijimin e një stili të ri dhe të pasur letrar, të shoqëruar me elegancën e çdo fraze.
Veprat kryesore: Enchiridon militis christiani (1502); Encomium moriae seus laus stultitiae (1509) Lavdërim marrisë ; De Hbero arbitrio diatribe (1524); Të gjitha vcprat në 9 vël!., Bazel (1540-1541).
 
== Kureshti nga jeta e filozofit ==
* Erazmo Roterdami ishte njohës i jashtëzakonshëm dhe mjeshtër i stilit latin, letrar, erudit, komentues i Aristotelit, Jeronimit, Augustinit e të tjerëve, filolog që shkroi disa vepra fundamentale të teksteve kritike, pedagog dhe filozof, poet dhe satirik, është një nga personalitetet më të ndritura dhe më të rëndësishme të humanizmit.
 
* Erasmusi ishte një përfaqësues i madh i shpirtit të Rilindjes. Me optimizmin e tij të zakonshëm, ai vazhdoi të besonte se vetëm arsimi do të mund të mposhte budallallëkun dhe injorancën.
 
== Referenca ==
[http://www.syri3.com/index.php?id_kat=17&shkrimi=803]
 
[[Kategoria: Filozofi]]
 
[[als:Erasmus von Rotterdam]]

Menyja e lëvizjeve