Johannes Gutenberg: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
v r2.7.3) (Roboti: Duke redaktuar vep:Gutenberg Johannesvep:Gutenberg Iogann
Rreshti 110: Rreshti 110:
[[my:ဂူတင်ဘတ် ဂျိုဟန်နက်စ်]]
[[my:ဂူတင်ဘတ် ဂျိုဟန်နက်စ်]]
[[nah:Johannes Gutenberg]]
[[nah:Johannes Gutenberg]]
[[ne:जोन गुटेन्बर्ग]]
[[nl:Johannes Gutenberg]]
[[nl:Johannes Gutenberg]]
[[nn:Johann Gutenberg]]
[[nn:Johann Gutenberg]]

Versioni i datës 26 dhjetor 2012 14:49

Johannes Gutenberg

Johan Gutenberg është gjerman i lindur në Mainz në vitin 1397 dhe vdiq më 1468. Është shpikës epokal i shkronjave lëvizëse. Ka shumë pak të dhëna për jetën e tij, por dihet se nga ana e t'jatit i përkiste një shtrese të pasur të patricëve të qytetit dhe se e ëma Else Virih, ishte nga një familje e rëndomtë qytetare. Ndër zanatet të shumta që aso kohe u zhvilluan në Mainz, ishte argjendaria, punimi i kallëpve metalik për vula dhe punimin e të hollave. Besohet se në punishtet ku përpunohej metali, Gutenbergu e kishte mësuar zanatin, i cili më vonë do të jetë shumë i dobishëm pë te, kur do të shkrijë shkronja për shtypshkronjën e vet.

Presa e parë e shtypit

Presa e parë e Gutenbergut

Në vitin 1445 Gutenberg i bëri provat e para të shkrirjes së shkronjave një nga një dhe bëri shtypin me to. Ky vit merret si vit zbulimi i shtypshkronjës. Presën e parë me material të drurit për shtyp me shkronja lëvizëse një nga një e punoi në Mainz. Me zbulimin e saj filloi një periudhë e re në veprimtarinë grafike, ndërsa dituria u bë pasuri gjithnjerëzore.

Bibla: Libri i parë i shtypur nga Gutenbergu

Libri i parë i shtypur

Librin e parë i shtypur në këtë presë është bibla me nga 42 rreshta në faqe. Te ky libër vetëm teksti është i shtypur, ndërsa ilustrimet, apo zbukurimet me ngjyra janë bërë me dorë më vonë. Pra edhe libri e ka marrë emrin Bibla katërdhjetëedyrreshtëshe, për shkak se çdo faqe i ka nxënë nga 42 rreshta. Gutenberg biblen e shtypi në puntorinë e tij me ndihmën e disa shokëve e cila zgjati rreth tri vjet. Ajo i kishte 1280 faqe dhe nuk mund të thuhet se cila prej tyre ishte më e bukur dhe më e përsosur. Materiali i cili u përdor për shtyp ishte letra dhe pergamena. Këtij libri i takon primati i librit të parë të shtypur në botë, dhe sot e kësaj dite mbetet ndër librat më të bukur.


Humbja e pasurisë

Puntoria e Gutenbergut, për ta shtypur biblën me shkronja levizëse hargjoi mjete të mëdha investive. Për shkak se nuk mundi ti kthente borqet, ai e humbi puntorinë, biblen dhe tërë pasurinë e tij.

Merita e Gutenbergut

Shpesh Johan Gutenbergun e quajnë zbulues i makinës së shtypit. Është e vërtetë se ai i zbuloi shkronjat lëvizëse dhe e përsosi makinën e shtypit, me çka mundësoi që në mënyrë të shpejtë dhe të saktë të prodhohet çdo lloj i materialit tekstual.

Shumë zbulime nuk kanë qenë të përpunuara prej fillimit deri në mbarim vetëm prej një njeriu, por ky zbulim është finalizuar. Shtypi dhe unazat e shtypit, të cilat punojnë në bazë të parimeve të ksilografisë, janë përdorur qysh në kohët më të hershme. Ksilografia ka qenë e njohur ndër kinezet shumë shekuj para se të lindej Gutenbergu, dhe është fakt se atje u zbulua libri i shtypur që në vitin 868. Ajo teknologji ka qenë e njohur edhe në Perëndim, po ashtu para Gutenbergut. Ksilografia mundëson që prej një libri të prodhohen më shumë ekzemplarë. Por kjo mënyrë e prodhimit ka një mangësi të madhe; për çdo libër të ri duhet të përpunohen gravura të reja apo pllaka, kështu që, nuk është e mundur që të shtypen libra të shumtë e të llollojshëm.

Disa mendojnë se merita më e madhe e Gutenbergut është zbulimi i shkronjave të lëvizshme. Por, ato i kishte zbuluar Pi Shengu në Kinë nga mesi i shekullit 11-të. Pi Shengu, shkronjat e tij i ka punuar nga argjili, i cili nuk është i përhershëm; megjithatë kinezët tjerë si dhe disa koreanë futen disa përmirësime, ndërsa koreanët shërbeheshin me shkronja metalike qysh para Gutenbergut. Faktikisht, në fillim të shekullit të 15-të në Kore kanë ekzistuar shkritore për prodhimin e shkronjave shtypëse. Por përkundër kësaj, nuk duhet që Pi Shengun ta konsiderojmë si personalitet me ndikim të veçantë. Para së gjithash, Evropa nuk i ka marë shkronjat lëvizëse nga Kina por ato i krijoi vetë. E dyta: të shtypurit me shkronja lëvizëse në Kinë u zgjerua, madje në kohën më të re, kur të shtypurit modern të librave ishte marrë nga Perëndimi. Teknologjia moderne e shtypit ka katër komponente kryesore. E para janë shkronjat lëvizëse së bashku me mënyrën e radhitjes dhe të përforcimit të tyre, e dyta është vetë makina e shtypit; e treta është ngjyra përkatëse e shtypit; dhe e katërta është letra përkatëse mbi të cilën shtypet teksti. Letra u zbulua shumë më herët (nga kinezi Caj Lun në shek I) dhe në Evropë është përdorur shumë para Gutenbergut. Por, ajo ishte elementi i vetëm i teknikës së shtypit, të cilin Gutenbergu e mori, e nuk e zbuloi. Edhe pse qysh para tij deri diku ishin të përpunuara elementet tjera, ai i bëri përmirësimet thelbësore. Për shembull, ai e krijoi legurën për përpunimin e shkronjave, kallëpet për shkrirje precize, ngjyrën e shtypit dhe makinën e shtypit. Por merita e tij është shumë më e madhe se sa kontributi i dhënë me këto risi dhe përmirësime. Rendësia e tij bazohet në faktin se të gjitha elementet e shtypit i ndërlidhi në një sistem efikas prodhues. Ndërkaq shtypi, ndryshe nga të gjitha zbulimet e mëparshme, në esencë është teknologji për prodhim masiv. Vetvetiu, pushka është armë më efikase se sa harku e shigjeta. Ndikimi i librit të shtypur nuk dallon nga ndikimi i dorëshkrimit. Analogjikisht, përparësia e prodhimit nga shtypi ështe në prodhimin masiv. Dhe ketu Gutenbergu nuk zbuloi makina të posaçme apo organizime, madje s'bëri edhe vetëm disa përsosje, por krijoi teknologjinë komplete të prodhimit.

Pasqyre të posaçme për ndikimin e tij në historinë botërore mund të fitojmë me krahasimin e zhvillimit të Kinës dhe të Evropës. Në kohën kur u lind Gutenbergu, që të dy rajonet kishin përafërsisht nivel të njëjtë të zhvillimit teknik. Por, që kur ai e zbuloi shtypjen moderne, Evropa përparoi me hapa shumë të shpejtë, ndërsa Kina në të cilën deri vonë përdorej ksilografia u zhvillua më ngadalë. Pa dyshim do të ishte përfundim i pavend po të konsideronim se shtypja moderne ishte shkaku i vetëm për atë dallim, por roli i saj ka qenë i pakrahasueshëm. Pothuajse është e sigurt se edhe po të mos ishte lindur Graham Belli, telefoni do të zbulohej në të njëjtën kohë. E njëjta mund të thuhet edhe për shumë zbulime të tjera. Por, pa Gutenbergun, zbulimi i shtypjes moderne të librave me siguri do të vonohej me gjenerata të tëra. Kur ta marrim parasysh ndikimin përfundimtar të shtypjes së librave gjatë historisë, atëherë na bëhet i qartë vendi i merituar i Gutenbergut që në fillim të këtij libri.

Zbulues të tjerë të tipografisë në Evropë

Lidhjet e jashtme