Lidhëza: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[Redaktim i kontrolluar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 30: Rreshti 30:
== Shiko edhe ==
== Shiko edhe ==
*[[Gjuha shqipe]]
*[[Gjuha shqipe]]
ka 13 lloje lidhezash shtuese vecuese kundershtuese permbyllese ftilluese vendore kohore shakore qellimore kushtore rrjedhimore lejore


== Burimi i të dhënave ==
== Burimi i të dhënave ==

Versioni i datës 21 mars 2013 16:34

Lidhëzat janë fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të lidhur fjalë, grupe fjalësh ose fjali midis tyre:

Llojet

Lidhëzat mund të grupohen në dy grupe të mëdha:

  • lidhëza bashkërenditëse - bashkojnë dy pjesë me vlerë të njëjtë në fjali. Pjesët e kësaj fjalie nuk varen nga njëra-tjetra. Ato mund të qëndrojne më vete si dy fjali të thjeshta.
  • lidhëza nënrenditëse - bashkojnë pjesë më vlera të ndryshme. Njëra është pjesa kryesore, e cila ka një pavarësi kuptimore më të madhe se pjesët e tjera të nënrenditura ose të varura. Këto të fundit varen nga pjesa kryesore në tërësi, ose nga një gjymtyrë e saj. Pjesët e fjalisë së nënrenditur nuk mund të qëndrojne më vete e të përdoren si fjali të thjeshta, por plotësojne kuptimin e njëra-tjetrës.

Sipas kuptimit që kanë, lidhëzat ndahen në

Lidhëza bashkërenditëse

- shtuese (këpujore): e, dhe, edhe, si edhe, as…as…, a, hem…hem…, si…si…, si… ashtu edhe, jo vetëm… por(edhe), jo vetëm që … por as, le që… por(edhe), jo që…po, jo që… po(r) edhe, jo veç (që)… por edhe, jo vetëm (që)… por, jo vetëm (që)… por as, jo vetëm (që)… por edhe, jo vetëm (që)… porse, le që… por as (që), le që… por edhe;
- kundërshtore: po, por, kurse, megjithatë, megjithëkëtë, mirëpo, ndërsa, teksa, porse, veç, veçqë, veçse, vetëm, vetëm se etj.;
- veçuese: a, apo, ose, daç… daç, ja… ja, ndo… ndo, qoftë… qoftë, ose… ose, o… o;
- përmbyllëse: andaj, ndaj, pa, prandaj, domethënë, etj.

Lidhëza nënrenditëse:

- ftilluese: se, që, në, nëse;
- vendore: ku, tek, nga, kudo, ngado, tekdo, deri ku, gjer ku, nga ku, që ku, kudo që, ngado që, kurdoherë që, para se, posa që, që kur, që se, qysh se, sapo që, sa herë (që), sa kohë (që), përpara se;
- kohore : derisa, kur, kurdoherë që, ndërsa, pasi, posa etj.
- shkakore: se, sepse, si, pasi (mbasi), derisa, gjersa, përderisa, kur, që, sapo, meqenëse, meqë, ngaqë, ngase, duke qenë se, nga frika se, nga shkaku që, për arsye se, për shkak se, posa që, sapo që, etj.
- qëllimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;
- krahasore: sa, aq sa, se, sesa, se ç`, nga ç`, nga sa.
- mënyrore: si, siç, ashtu si(ç), po(r) si, sikurse, sikundërse, etj.;
- kushtore: në, po, nëse, kur, sikur, në qoftë se, në është se, në rast se, po qe se, me kusht që etj.;
- rrjedhimore: sa, saqë, që, aq sa, kështu që;
- lejore: megjithëse, megjithëqë, ndonëse, sado(që), sido(që), edhe në, edhe në qoftë se, edhe po, edhe pse, edhe sepse, edhe sikur.

Shiko edhe

ka 13 lloje lidhezash shtuese vecuese kundershtuese permbyllese ftilluese vendore kohore shakore qellimore kushtore rrjedhimore lejore

Burimi i të dhënave

Lidhje të jashtme