Principata e Arbërisë : 1190-1215: Dallime mes rishikimesh
[Redaktim i kontrolluar] | [Redaktim i kontrolluar] |
Xixa (diskuto | kontribute) No edit summary |
Xixa (diskuto | kontribute) No edit summary |
||
Rreshti 13: | Rreshti 13: | ||
Për këtë arsye, historianët objektivë e vlerësojnë formimin e shtetit të parë të një populli si një nga veprat madhore të historisë së tij mesjetare. |
Për këtë arsye, historianët objektivë e vlerësojnë formimin e shtetit të parë të një populli si një nga veprat madhore të historisë së tij mesjetare. |
||
Përmbajtja e lëndës: |
Përmbajtja e lëndës: |
Versioni i datës 11 mars 2015 11:43
Principata e Arbërisë : 1190-1215 : vështrim historik me autor Kristo Frashëri. Botuar nga M & B. Tiranë, 2014. Faqet e librit 144.
Vështrim historik - Edhe pse Principata e Arbërisë pati jetë të shkurtër, ajo la pas dy rezultate të mëdha historike.
E para, ajo e konsolidoi ekzistencën e kombësisë shqiptare si një kombësi e veçuar në hartën etnike të Gadishullit Ballkanik. Nga ana e saj, kjo ndikoi në përhapjen dalëngadalë të emrit arbanitë në mbarë folësit e gjuhës shqipe, pavarësisht se ku banonin.
E dyta, ajo e sanksionoi aspiratën e arbanitëve për të patur një shtet të veçuar nga shtete të ndryshme tashmë të konsoliduara në hartën politike të Europës juglindore.
Principata Mesjetare e Arbërisë e viteve 1190-1215 është formacioni i parë shtetëror shqiptar. Si proces historik, formimi i tij nënkupton për vendin fillimin e një diferencimi të ri shoqëror, plasaritjen e bashkësive krahinore, zhvillimin e lidhjeve ndërkrahinore, dobësimin e ndjenjës së fisit dhe zëvendësimin e saj me ndërgjegjen e kombësisë. Ai nënkupton krijimin e një bashkësie banorësh me gjuhë, territor, doke dhe zakone të përafërta.
Me formimin e shtetit të parë, i cili kudo në fillim ka qenë i cunguar, fillon ajo prirje e madhe që mbulon krejt Mesjetën – zgjerimi i kufijve të tij politikë deri në kufijtë linguistikë të etnisë. Është prirja që çon drejt krijimit të shtetit kombëtar, të cilin bujarët feudalë me prirjet e tyre partikulariste dhe separatiste e kanë vështirë ta realizojnë. Për këtë arsye, shtetin kombëtar e kanë realizuar forcat progresiste të borgjezisë nacionale. Në fakt, krijimi i shtetit kombëtar çoi në përmbysjen e vetë shtetit feudal. Sidoqoftë, pa procesin që krijoi shtetin feudal nuk do të kishim procesin që formoi shtetin nacional.
Për këtë arsye, historianët objektivë e vlerësojnë formimin e shtetit të parë të një populli si një nga veprat madhore të historisë së tij mesjetare.
Përmbajtja e lëndës:
Hyrja
Emri i Principatës
Procesi i formimit të shtetësisë
Të dhënat e Kulturës së Komanit
Arkondia autonome e Arbërisë
Principata Mesjetare e Arbërisë
Marrëveshja tregtare me Republikën e Raguzës
Shtrirja territoriale e Principatës së Arbërisë
Rrudhja e Principatës së Arbërisë në Ndërfandë
Mbishkrimi i Ndërfandës (Gzhiqit)
Nga Principata e Arbërisë në Mbretërinë e Arbërisë. (Botimet M&B)