Ndryshimi mes inspektimeve të "Medea"

Jump to navigation Jump to search
1 byte removed ,  4 vjet më parë
→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB
(→‎top: përmirësime teknike duke përdorur AWB)
Jazoni i falënderoi Medesë. Në mbrëmjen e ardhshme sërish iu falënderua: çdo gjë i shkonte përdore, sepse Jazoni e kreu plotësisht detyrën e Eetit. Megjithatë lindën disa ngatërresa. Eeti nuk e mbajti fjalën dhe refuzoi t'ia japë postajën. Medea pastaj e thirri Jazonin që natën të vijë në zabelin e Aresit. Kur u takua aty e çoi nën lisin e shenjtë. Me ujë të mrekululeshëm e vuri në gjumë dragoin dhe e porositi Jazonin që ta marrë postajën dhe menjëherë të zhduket. Kur pas kësaj Jazoni i propozoi që me të të lundrojë për në Jolk, pa u hamendur ajo u nis, duke shpresuar se ajo do të bëhet bashkëshortja e tij dhe kështu hyri në anije. Tri ditë të tëra lundronte anija e shpejtë Argo e Jazonit nëpër Detin e Zi kah perëndimi dhe u ndal mu në buzëderdhjen e lumit të madh të cilin grekët e kanë quajtur Istros (Danubi i sotëm). Jazonin dhe shokët e tij këtu nuk i priti pushimi i dëshiruar: nga Kolihida lundroi flota e madhe me të cilën uhdëheqte Apsirti, i biri i Eetit dhe vëllau i Medesë që përgatitej për sulm. Jazoni pa se lufta me një fuqi kaq të madhe është e pasukseshme dhe e pakuptueshme. Vendosi që t'i shmanget në mënyrë që armikut t'ia asgjësojë udhëheqësinë. Me ndihmën e Medesë e ngashnjeu Apsirtin në tempull në një ujëdhesë të shkretë dhe aty e vrau. Trupin e tij e grimcoi dhe e hudhi në Istros. Deri sa kolhidasit e frikësuar i kërkonin dhe i mbledhnin copat e udhëheqësit të tyre, shokët e Jatzonit tani më lundronin gjatë me të gjitha fuqitë kundër rrymës së Istrit dhe kështu ikën të sigurtë. Pas lundrimit të gjatë nëpër lumenjtë e Evropës Qendrore dhe Perëndimore arritën në Adriatikun e sotëm, kaluan ndërmjet Soilës dhe Karibdës, e vizituan ujëdhesën e magjistarës Kirka, e cila me Medenë ishte në farefisni, prandaj së bashku me Jazonin e pastroi nga mallkimi i gjakut të derdhur dhe, më në fund, arritën në ujëdhesën e popullit të lumtur feakas.
 
Gjatë tërë kësaj kohe Medea dëshironte vetëm një gjë: që të martohet për Jazonin sikur që në çastin e falënderimit i premtoi që në Kolhidë. Mirëpo, Jazoni këtë nuk e dëshironte. Tek e fundit nuk ka qenë i vetmi kreshnik mitik, të cilët i shmangeshin martesës me gratë të cilat u kanë ndihmuar dhe u jepnin përparësi atyre të cilat kurrë nuk i kanë parë deri sa ishin të kapluar nga frika. Megjithatëee, në ujëdhesën e feakasve Jazoni vendosi të martohet.
 
Atje, në të vërtetë, arriti anija kolhidase, komandati i së cilës kërkonte dorëzimin e Medesë. Sipas ligjeve e bija i takonte babës, ndërsa gruaja e martuar burrit. Kështu mbreti i feakasve, Alkinou e ftoi Jazonin që të vendosë: poqese deri në ora dymbëdhjetë martohet me Medenë, nuk do t'ia dorëzojë, por nëse nuk martohej do t'ua dorëzonte kolhidasve.
U bë heroinë e dy tragjedive të Euripidit: më e vjetra Bija e Peliut (e vitit 455 para e.s.) nuk është ruajtur, më e reja, Medea (e vitit 431 para e.s.) e cila, kinse në premjerën që u çfaq në Athinë falimentoi pa zhurm, sot me të drejtë konsiderohet njëra prej veprave më të njohura të dramaturgjisë greke. Tragjedinë Medeu e shkroi edhe Ovidiu. Bashkëkohanikët janë shprehur për të jashtëzakonisht mirë, prandaj edhe na vjen më tepër keq që ka humbur. Prej autorëve romakë tragjedinë me të njëjtin emër e ka shkruar edhe Seneka (kah mesi i shek. I të e.s.), dhe, siç ka shkruar edhe kritiku i atëhershëm" ... Kjo Mede e ka lexuar Medenë e Euripidit".Prej trajtimeve të reja të fatit të saj, e veçmas të hakmarrjes së saj, po e cekim Medenë e Robinson Jeffersit (Gjefersit) e cila me vetëdije është mbështetur në "udhëzimet e Euripidit" (1946).
 
Njësoj sikurse poetëve dhe dramaturgëve Medea u ka interesuar edhe artistëve figurativë. Pamjet me figurën e saj i njohim nga afër dyzet piktura në vaza prej të cilave më e lashta është e fillimit shek. VI para e.s. {(Jazoni dhe Medea në Kolhidë; Medea dhe bijat e Peliut, Medea i vret fëmijët e vet etj.). Në Herkulanum është zbuluar piktura murale Medea e cila e shpreh luftën e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot tjetër e ngjashme, në të cilën djemt e saj Mermeri dhe Feri luajnë me zare nën mbikëqyrjen e edukatores së vjetër, rrjedh nga e ashtuquajtura Shtëpia e Dioskurëve në Pompeje. Të dyjat janë nga viti 75-70 para e.s. dhe sot gjenden në Muzeun Kembëtar në Napoli; modeli i tyre me siguri ka qenë piktura Medea e Timomakut (nga shek. I para e.s.). Prej veprave klasike duhet përmendur Sarkofagun romak me Medenë nga koleksioni Borghese (Borgeze) në Luvër të Parisit.
Prej veprave të artistëve modern, në mesin e më të rëndësishmve hyjnë: Martesa e Medesë ose e Kreuzinës, gravurë në bakër e Rembrandtit, e vitit 1648.; pastaj Medea e Eugen Delacroixit (Ezhen Delakroa) e vitit 1838., Shkuarja e Medesë e Auselm Feuerbachut (Anzelm Fojerbahu) për nga koha e rreth viti 1870, dhe Halucinacioni i Medesë i J.M. Turnerit (J.M. Tarner) e vitin 1832, dhe sot gjendet në Galerinë e Tatrit në Londër. Prej punimeve muzikore në rend të parë po e përmendim melodramën e Jiri Bendes Medea (premjera është mbajtur në Gotha, në vitin 1775, operën e njohur të Luigi Charubinit (Luigji Kerubini) Medea (1787) dhe komponimin dramatik Medea të Ernest Kfenekut (Kzheneku) e vitit 1953. '''KUSHTUAR LOVES TIME (L)'''
 
37.617

edits

Menyja e navigimit