Milazim Krasniqi: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
No edit summary
Rreshti 12: Rreshti 12:


[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]
[[Category:Shkrimtarë shqiptarë]]

[[pl:Milazim Krasniqi]]

Versioni i datës 19 gusht 2008 00:12

Milazim Krasniqi lindi në Breznicë, Kosovë1955. Pas shkollës fillore në vendlindje, kreu shkollën e mesme të mjekësisë në Prishtinë. Për disa vjet punoi si ndihmës mjek e më pas si përkthyes në një klinikë të Prishtinës, ndërsa kreu edhe studimet universitare për letërsi shqipe. Po në Universtitetin e Prishtinës mori magjistraturën më 1988 dhe doktoraturën 2004.

Pas mbarimit të studimeve universitare u bë redaktor e pastaj kryeredaktor i revistës kulturore “Fjala” dhe më vonë redaktor përgjegjës për Kosovën, i gazetës ditore “Bota Sot”. Gjatë këtij dhjetëvjeçari (1988-99) ishte edhe Sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Më tej ka vazhduar karrierën publicistike si kolumnist i gazetave “Kosova Sot” dhe “Gazeta e Re”, kryeredaktor i revistës “Interesi Nacional”, anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës dhe analist pranë Radios “Evropa e Lirë“. Pas një angazhimi të gjatë e intensiv, në vitet 1989-2001, tërhiqet tërësisht nga jeta politike.

Aktualisht bashkëpunëtor për lëndën e sociologjisë së letërsisë, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.

Ka botuar gjashtë vëllime poetike, dy romane, dy vëllime publicistike dhe njëmbëdhjetë drama: “Zbulimi“, “Mos më merrni në qafë“, “Punë Sizifi“, “Kur lindi partia“, “Kush i bie fyellit“, “Bryma e vdekjes“, “Kosovë në ndërgjegje“, “Monedha e Gentit“, “Rulet rus për Ali Pashën“, “Një Antigonë e re” dhe “Kësulkuqja e shekujve”.

Ai poashtu është babai i yjeve të estradës kosovare: Memli Krasniqit, i cili përpos në muzikë, është poashtu i involvuar në politikë në partinë PDK, Teuta Krasniqit, e cila njihet si aktore që luan në serialin "Kafeneja jonë" dhe Bubulina Krasniqit, e cila ka debutuar në skenën muzikore kosovare me këngën "Mjaft më".