Abuzimi Opioid: Dallime mes rishikimesh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
[redaktim i pashqyrtuar][redaktim i pashqyrtuar]
Content deleted Content added
Zeke (diskuto | kontribute)
vNo edit summary
Rreshti 1: Rreshti 1:
{{shkronja}}
== '''Abuzimi Opioid''' ==
== '''Abuzimi Opioid''' ==



Versioni i datës 12 mars 2009 14:49

Shpjegim
Shpjegim
Ky artikull sipas rregullores mbi shkronjat Ç, ç, Ë, ë, bie në kundërshtim me rregulloren e Wikipedisë në gjuhën shqipe, për këtë arsye nuk mund të merret si i saktë derisa të rregullohet.


Abuzimi Opioid

Perveç alkaloideve natyrale te opiumit, morfines dhe kodeines, egzistojne edhe derivate sintetike te rendesishem si heroina, hydromorfone hydroklorid (Dilaudid), oksykodone hydroklorid (Percocet), dhe oksymorfone hydroklorid (Numorphan), si edhe opioidet sintetike si per shembull: meperidine (Demerol), metadone (Dolophine), pentazocine (Talwin) dhe propoksyfene hydroklorid (Darvon).

Te gjitha keto barna jane qetesues, dhe jane lehtesuesit me te mire te dhimbjes qe njihen deri me sot. Kjo e ben perdorimin e tyre shume te dobishem ne mjekesi. Por, ato kane potenciale te fuqishme per zhvillimin e tolerances si edhe te varesise fiziologjike dhe psikologjike.

Abuzuesit e narkotikeve jane me shume meshkuj ne raport 3:1 me femrat, dhe ky abuzim eshte predominues kryesisht ne moshen 18-25 vjeç.

Komplikacionet shoqerore dhe mjekesore me serioze te abuzimit opioid jane infeksioni (HIV), suicidi (vetevrasja) dhe homicidi (vrasja).

Intoksikacioni i rende: Mbidozimi (Overdoza)

Shenjat e mbidozimit akut jane: ngushtimi i pupilave, pakesimi i ritmit te zemres, pakesimi i frekuences respiratore, edeme pulmonare dhe stupor ose kome. Mbidozimi kerkon trajtim urgjent.

Fillimisht, duhen ruajtur funksionet jetesore te personit nepermjet perdorimit te glukozes me rruge intravenoze. Me pas duhet perdorur nje antagonist opioid, per te bllokuar efektin e droges. Antagonisti opioid me i mire eshte naloksone hydrokloride (Narcan). Ky i fundit i zhduk shenjat e mbidozimit akut brenda disa minutave, por efekti mund te largohet brenda 30-120 minutave, dhe keshtu droga mund te shkaktoje perseri shenjat e mbidozimit. Per kete arsye njerezit qe dalin nga koma nuk lejohen te largohen menjehere nga spitali, por monitorohen per 48 ore, dhe ne rast nevoje jepet perseri naloksone hydrokloride.

Zvjerdhja nga opioidet

Zvjerdhja nga opioidet mund te krahasohet me nje periudhe gripale nje javore nga pikepamja e diskomfortit dhe rrezikut mjekesor.

Simptomat e hershme te saj, te cilat shfaqen brenda 12-36 oreve pas dozes se fundit jane: gogesitje, djersitje, piloereksion (lekura e pates), pagjumesi, zgjerim i pupilave, anoreksi, krampe muskulare, tremor.

Simptomat e vonshme, qe nisin 48-72 ore pas dozes se fundit jane: krampe abdominale, diarre, te vjella, presion arterial i ngritur, frekuence respiratore e rritur, frekuence e rritur e zemres, ethe.

Trajtimi

Strategjite e trajtimit jane te shumta, por ndahen ne ato qe perdorin nje zevendesues klinik per opioidin e abuzuar, dhe ne ato qe synojne abstinencen.

Zevendesimi me metadon dhe zvjerdhja

Metadoni eshte nje opioid sintetik i efektshem ne trajtimin e zvjerdhjes nga narkotiket, pasi eshte me veprim te gjate dhe shkakton me pak eufori se sa barnat e tjere opioide. Ai jepet nga goja. Doza pershtatet ne nivelin minimal te mundshem, qe eshte ne gjendje te mposhte simptomat dhe pastaj pakesohet gradualisht perdite derisa nderpritet.

Klonidina

Edhe klonidina eshte e efektshme ne lehtesimin e shenjave autonome te zvjerdhjes nga opioidet, por nuk eshte nje substance opioide, pra nuk shkakton eufori dhe nuk jep mundesi te abuzohet me te.

Terapia mbajtese

Mbajtja ambulatore me metadon kerkon te siguroje pakesimin e kerkeses per substanca opioide nga ana e individit. Metadoni jepet me doza orale deri ne 120 mg/dite, dhe perdoruesit e tij monitorohen me kujdes. Levometadil Acetati (LAAM) eshte nje alternative e mire ndaj metadonit pasi ka nje gjysem jete me te gjate se metadoni dhe si rrjedhim mund te jepet tre here ne jave, ne vend qe te perdoret perdite. Gjithashtu ka me pak tendence per abuzim se sa metadoni.

Naltreksone

Naltreksone (ReVia) perdoret si trajtim mbajtes per ndalimin e sjelljes kerkuese te droges, pasi e ben perdorimin e saj te pakendshem.

Trajtimet psikoshoqerore

Jane te rendesishem per trajtimin e ketyre individeve sidomos programet si per shembull Narkotiket Anonime. Psikoterapia mund te jape permiresime vetem ne rastet kur kemi kombinim te abuzimit opioid me semundje psikiatrike bashkeegzistuese, si p.sh. depresioni.