Hoteli: Dallime mes rishikimesh
[redaktim i pashqyrtuar] | [redaktim i pashqyrtuar] |
Content deleted Content added
No edit summary |
U largua krejt përmbajtja e artikullit |
||
Rreshti 1: | Rreshti 1: | ||
[[Skeda:Torre Libertad Mexico D.F.jpg|thumb|250px|right|St. Regis Hotel & Residences, [[Mexico City]]]] |
|||
'''Hoteli''' është [[Ndërmarrja|ndërmarrje]] e cila ofron banim, zakonisht në një periudhë të shkurtë kohore. Kushtet e akomodimit bazë, të cilat një ho tel duhej që t'i plotësonte në kohët e kaluara (posedimi i vetëm një [[Dhoma|dhome]], një [[krevati]], një [[dollapi]] për rroba, një [[Tavolina|tavoline]] të vogël dhe një [[Lavamani|lavaman]]) janë zëvendësuar dukshëm me dhoma me instalime moderne, duke përfshirë [[banjo]] në dhoma të gjumit dhe [[Kondicioneri i ajrit|kondicionerë të ajrit]]. Gjërat tjera që zakonisht gjinden nëpër hotele janë [[telefoni]], [[ora]] me [[Alarmi|alarm]], [[televizori]], qasja në [[Interneti|internet]]; furnizimi me ushqime të lehta dhe pije mund të bëhet në [[Mini-bari|mini-bar]], dhe në aparate për pije të ngrohta. Hotelet më të mëdha mund të posedojnë [[Restoranti|restorante]], [[Bazeni|bazene]], [[Çerdhja|çerdhe]], dhoma për [[konferenca]] dhe shërbime të tjera sociale. |
|||
Disa hotele ofrojnë kombinime të ndryshme të ushqimeve në llogari të qëndrimit në hotel. Në [[Britania e Madhe|Britaninë e Madhe]], hotelit i kërkohet me ligj t'u servojë ushqim dhe pije çdo mysafiri brenda orëve të caktuara; që të shmanget kjo kërkesë nuk është e pazakonshme të gjinden ''hotelet private'', të cilat nuk janë subjekt i kësaj kërkese. Në [[Japonia|Japoni]], [[Hoteli kapsulë|hotelet kapsulë]] posedojnë hapësirë të minimizuar në dhoma dhe ambiente tjera. |
|||
Në [[Australia|Australi]] dhe [[Kanadaja|Kanadë]], hoteli mund të merret edhe si [[pub]] ose [[Bari (ndërmarrje)|bar]]. Në [[India|Indi]], hoteli mund të merret edhe si restorant, për shkak se restorantet më të mira janë gjendur gjithmonë pranë hoteleve të mira. |
|||
== Etimologjia == |
|||
Fjala ''hotel'' vjen nga fjala [[Frëngjishtja|frënge]] ''hôtel'' (''hôte'' do të thotë ''mikpritës'' apo ''bujtinar''), fjalë e cila përdorej më shumë për shtëpi të verzionit francez që pranonin shumë shpesh vizitorë se sa për vende që ofronin akomodim. Sidoqoftë, në përdorimin bashkëkohor francez, fjala ''hôtel'' e ka të njëjtin kuptim si termi anglez, ndërsa ''hôtel particulier'' përdoret për kuptimin e vjetër. Shqiptimi francez, me theksin lakor, është përdorur gjithashtu edhe në gjuhën angleze, por tani kjo gjë bëhet rrallë. Theksi lakor e zëvendëson shkronjën "s" në shqiptimin e mëparshëm ''hostel'', i cili me kalimin e kohës e mori kuptimin e ri, por të afërt me kuptimin e vjetër. |
|||
== Klasifikimi == |
|||
[[Çmimi]] dhe [[kualiteti]] i hoteleve zakonisht e tregojnë rangun dhe llojin e shërbimeve në dispozicion. Për shkak të rritjes së jashtëzakonshme të [[turizmi]]t botëror gjatë dekadave të fundit të shekullit 20, standardet, veçanërisht ato të ndërmarrjeve më të vogla, janë përmirësuar dukshëm. Por, për hir të krahasimit më të mirë janë paraqitur sistemet e vlerësimit, ku vlerësimi përmes një deri në pesë yje është më i zakonshmi, dhe vlerësimi me më shumë se pesë [[Ylli|yje]] tregon për më shumë luks. Hoteleve ju caktohet shuma në bazë të sistemeve tradicionale, dhe kjo varet shumë nga paisjet e ofruara. Disa e konsiderojnë këtë si të papërshtatshme për hotelet më të vogla, kualiteti i të cilave mund t'i përket një kategorie të caktuar por mungesa e një artikulli si p.sh. e [[lifti]]t mund ta pengojë atë për ta arritur një kategorizim më të lartë. Në disa vende ekziston një sistem standard i kritereve për kategorizimin e hoteleve, por në shumë vende të tjera ky sistem mungon. Janë bërë përpjekje për unifikimin e sistemeve të klasifikimit në një sistem të besueshëm dhe të njohur ndërkombtarisht, por ekzistojnë dallime të shumta në kualitetin e akomodimit dhe në llojin e ushqimit brenda kategorisë së njëjtë të hoteleve, ndonjëherë edhe brenda vendit të njëjtë. [[American Automobile Association]] përdorin [[Diamanti|diamantë]] në vend të yjeve për vlerësimin e hoteleve dhe të restorantëve. |
|||
== Hotelet historike == |
|||
[[Skeda:Hotel Astoria.jpg|thumb|left|200px|Hotel Astoria dhe figura e Carit të Rusisë [[Nikolla I]], [[Shën Petersburgu|Shën Petersburg]]]] |
|||
Disa hotele kanë fituar famë përmes traditës, duke shërbyer për raste apo persona të rëndësishëm, si p.sh. hoteli [[Schloss Cecilienhof]] në [[Potsdam]], [[Gjermania|Gjermani]], që famën e mori nga e ashtuquajtura [[Konferenca Potsdam]] e aleatëve të [[Lufta e Dytë Botërore|Luftës së Dytë Botërore]] [[Winston Churchill]], [[Harry Truman]] dhe [[Joseph Stalin]] në vitin [[1945]]. [[Taj Mahal Palace & Tower]] në [[Mumbai]] është një ndër hotelet më të famshme dhe historike në [[India|Indi]] për shkak të lidhjes së saj me [[Lëvizja indiane për pavarësi|Lëvizjen indiane për pavarësi]]. Disa hotele e kanë marrur emrin nga ushqimet ose pijet e ndryshme, si hoteli [[Waldorf Astoria]] në [[New York City]] që është i njohur për [[Sallata Waldorf|Waldorf sallatën]], ose [[Raffles Hotel]] në [[Singapori|Singapor]], vendi ku është shpikur pija [[Singapore Sling]]. Një shembull tjetër është [[Hotel Sacher]] në [[Viena|Vienë]], [[Austria|Austri]], shtëpia e tortës me çokollatë [[Sachertorte]], ose [[Hotel de Paris]] ku është shpikur [[Crèpe Suzette]]. |
|||
[[Skeda:Hotel Ritz Paris.jpg|thumb|right|200px|Hôtel Ritz në [[Parisi|Paris]]]] |
|||
Ekzistojnë hotele që janë bërë të famshme përmes filmave si [[Grand Hotel Europe]] në [[Saint Petersburg]], [[Rusia|Rusi]], kur [[James Bond]] qëndroi aty në filmin e famshëm [[Goldeneye]]. Hotelet në [[Cannes|Kanë]] si [[Carlton]] ose [[Martinez]] u bënë qendër botërore gjatë [[Festivali i Filmit në Kanë|Festivalit të Filmit në Kanë]]. |
|||
Një numër i hoteleve kanë hyrë në vetëdijen e publikut përmes [[Pop kultura|pop kulturës]], si [[Ritz Hotel]] në [[Londra|Londër]], [[Britania e Madhe|UK]], [[Algonquin Hotel]] në New York City për shkak të së famshmes [[Algonquin Round Table]], [[Hotel Chelsea]] gjithashtu në NYC, subjekt i shumë këngëve si dhe vendi i lëndimit të [[Nancy Spungen]] (sipas të dashurit të saj [[Sid Vicious]]). Këto hotele vizitohen shpesh nga persona të famshëm. |
|||
== Hotelet e pazakonta == |
|||
Shumë hotele mund të konsiderohen si "destinacione në vetvete", të cilat vizitohen për shkak të karakteristikave të tyre të pazakonta. |
|||
=== Hotelet shtëpi në dru === |
|||
Disa hotele janë të ndërtuara në drunj të gjallë, për shembull hoteli [[Costa Rica Tree House]] në [[Kosta Rika|Kosta Rikë]], [[Treetops Hotel]] në [[Kenia|Keni]], [[Ariau Towers]] në [[Brazili|Brazil]], dhe [[Bayram's Tree Houses]] në [[Turqia|Turqi]]. |
|||
=== Hotelet shpellë === |
|||
Hoteli shpellë shkretinor në [[Coober Pedy]], [[Australia|Australi]] Jugore, hoteli [[Cuevas Pedro Antonio de Alarcón]] në [[Guadix]], [[Spanja|Spanjë]] dhe disa hotele në [[Cappadocia]], [[Turqia|Turqi]], janë të njohura për shkak të ndërtimit të tyre në shpella natyrale, ku disa kanë dhoma nëntokësore. |
|||
=== Hotelet kapsullë === |
|||
[[Hoteli kapsulë|Hotelet kapsullë]] janë një lloj i hoteleve ekonomike që gjinden në [[Japonia|Japoni]]. |
|||
=== Hotelet akull dhe borë === |
|||
Hoteli akull në [[Jukkasjärvi]], [[Zvicra|Zvicër]], dhe Hotel de Glace në [[Duschenay]], [[Kanada|Kanadë]] dhkrihen çdo pranverë dhe rindërtohen çdo dimër; Mammut Snow Hotel në [[Finlanda|Finlandë]] gjindet në muret e kështjellës së borës në [[Kemi]]; dhe Lainio Snow Hotel është pjesë e fshatit dëborë afër [[Ylläs]], [[Finlanda|Finlandë]]. |
|||
=== Hotelet kopsht === |
|||
Hotelet kopsht, të njohura për kopshtet e tyre para se të ishin hotele, janë Gravetye Manor, shtëpia e dizajnerit të kopshteve [[William Robinson]], dhe Cliveden, i dizajnuar nga [[Charles Barry]] me kopsht të trëndafilave nga [[Geoffrey Jellicoe]]. |
|||
=== Hotelet nënujore === |
|||
Disa hotele e kanë akomodimin nënujor, si hoteli [[Utter Inn]] në [[Lake Mälaren]], [[Suedia|Suedi]]. [[Hydropolis]], që është ende nën konstruksion në [[Dubai]], do ta ketë akomodimin në fund të [[Gjiri Persik|Gjirit Persik]]. Jules Undersea Lodge në [[Key Largo]], [[Florida|Floridë]] kërkon scuba diving (kostum për furnizim me oksigjen) për hyrje në dhomat e saj. |
|||
== Motelet == |
|||
Moteli është hotel i paraparë për njerëzit të cilët dëshirojnë të kenë qasje të shpejtë nga [[automobili]] i parkuar në dhomën e tyre. |
|||
== Hotelet që kanë thyer rekorde botërore == |
|||
=== Hotelet më të larta === |
|||
Hoteli më i lartë në botë është [[Burj Al Arab]] në [[Dubai]], i cili ka 321 metra, të cilit sidoqoftë do t'ia kalojë hoteli fqinj Rose Rotana Suites i cili do të ketë 333 metra. |
|||
=== Hotelet më të mëdhaja === |
|||
Hoteli me më së shumti dhoma është [[MGM Grand Las Vegas]] në [[Las Vegas]], [[ShBA]], i cili ka gjithsej 6,276 dhoma. Në vitin 2006, [[Guinness World Records]] e shpalli [[First World Hotel]] në [[Genting Highlands]], [[Malajzia|Malajzi]] hotelin më të madh në botë me gjithsej 6,118 dhoma. |
|||
=== Hotelet më të vjetra === |
|||
Sipas [[Guinness World Records]], hoteli më i vjetër që ende funksionon është [[Hoshi Ryokan]] në [[Komatsu]], [[Japonia|Japoni]], që është hapur në vitin 718. |
|||
== Banimi në hotele == |
|||
Një numër i figurave publike kanë vendosur të jetojnë përkohësisht apo përherë në hotele. |
|||
* Aktori [[Richard Harris]] jetoi në [[Savoy Hotel]] kur ishte në [[Londra|Londër]]. Arkivisja e hoteleve [[Susan Scott]] e tregon anektodën për Richard-in, kur atë ishin duke e nxjerrur nga hoteli nëpërmes krevatit të ambulancës, dhe pak para se të vdiste ai e ngriti dorën dhe tha "është nga ushqimi". |
|||
* Në vitin 2007, mediat në tërë botën raportuan se David dhe Jean Davidson, një çift pensionistësh nga Sheffield, qëndruan në një lokacion të Newark, Nottinghamshire & a Grantham, Lincolnshire për gjithsej 22 vite, duke e bërë motelin shtëpi të vet. Për këtë çift shpenzimet e qëndrimit të tyre në motel ishin përafërsisht të njëjta me shpenzimet e jetës në shtëpi, por këtu ata përfitonin nga shërbimi i motelit dhe ushqimi i ofruar. Pas shkuarjes së tyre, moteli e emëroi dhomën e çiftit "The David and Jean Davidson Suite". |
|||
== Galeria == |
|||
<Gallery> |
|||
Image:Hotel Bristol w Warszawie.JPG|Bristol, Warsaw |
|||
Image:Warsaw2ma.jpg|Europe, Warsaw |
|||
Image:The Westin Warsaw.JPG|Warsaw |
|||
Image:Hotel grand wejście.jpg|Sopot |
|||
Image:HotelDelCoronado.jpg|Ndërtesa qëndrore e Hotel del Coronado, ShBA |
|||
Image:HotelDelCoronado-OldBuilding.jpg|Ndërtesa e vjetër e Hotel del Coronado |
|||
Image:Mirage hotel exterior.jpg|Mirage Hotel, Las Vegas, Nevada, ShBA |
|||
Image:Wigwam motel 1.jpg|Wigwam Motel "room", Holbrook, Arizona, ShBA |
|||
Image:Château Frontenac01.jpg|Hôtel Château Frontenac, Quebec City, Kanadë |
|||
Image:Portopia hotel02s3248.jpg|Portopia Hotel "Oval" në Kobe, Japoni |
|||
Image:Chateau d´Isenbourg.jpg|Château d´Isenbourg, Rouffach, Francë |
|||
Figura:ClarenceHotel.png|[[The Clarence Hotel]], Dublin, Irlandë |
|||
</Gallery> |
|||
== Shiko edhe == |
|||
* [[Dajti (hotel)]] |
|||
* [[Hotel Tirana]] |
|||
* [[The Clarence Hotel]] |
|||
[[Kategoria:Hoteleri]] |
|||
[[ar:فندق]] |
|||
[[bg:Хотел]] |
|||
[[br:Leti]] |
|||
[[bs:Hotel]] |
|||
[[ca:Hotel]] |
|||
[[cs:Hotel]] |
|||
[[cy:Gwesty]] |
|||
[[da:Hotel]] |
|||
[[de:Hotel]] |
|||
[[en:Hotel]] |
|||
[[eo:Hotelo]] |
|||
[[es:Hotel]] |
|||
[[et:Hotell]] |
|||
[[fa:هتل]] |
|||
[[fi:Hotelli]] |
|||
[[fr:Hôtel]] |
|||
[[ga:Óstán]] |
|||
[[gl:Hotel]] |
|||
[[he:בית מלון]] |
|||
[[hi:होटल]] |
|||
[[hr:Hotel]] |
|||
[[ht:Lotèl]] |
|||
[[hu:Szálloda]] |
|||
[[id:Hotel]] |
|||
[[is:Hótel]] |
|||
[[it:Albergo]] |
|||
[[ja:ホテル]] |
|||
[[ko:호텔]] |
|||
[[la:Deversorium]] |
|||
[[lb:Hotel]] |
|||
[[lt:Viešbutis]] |
|||
[[ml:ഹോട്ടൽ]] |
|||
[[ms:Hotel]] |
|||
[[nl:Hotel]] |
|||
[[no:Hotell]] |
|||
[[pl:Hotel]] |
|||
[[pt:Hotel]] |
|||
[[qu:Tampu wasi]] |
|||
[[ro:Hotel]] |
|||
[[ru:Гостиница]] |
|||
[[scn:Arbergu]] |
|||
[[sh:Hotel]] |
|||
[[simple:Hotel]] |
|||
[[sk:Hotel]] |
|||
[[sl:Hotel]] |
|||
[[sr:Хотел]] |
|||
[[sv:Hotell]] |
|||
[[ta:விடுதி]] |
|||
[[tg:Меҳмонхона]] |
|||
[[th:โรงแรม]] |
|||
[[tr:Otel]] |
|||
[[uk:Готель]] |
|||
[[vi:Khách sạn]] |
|||
[[yi:האטעל]] |
|||
[[zh:酒店]] |
|||
[[zh-yue:酒店]] |