Ndryshimi mes inspektimeve të "Medea"

Jump to navigation Jump to search
11 bytes added ,  10 vjet më parë
v
roboti ndryshoj: pl:Medea (mitologia); cosmetic changes
v (roboti ndryshoj: pl:Medea (mitologia); cosmetic changes)
Kjo ishte hakmarrja më e tmerrshme të cilën ka mundur ndonjë herë ta paramendojë ndokush. Së pari e ka vrarë Glaukën. Ia dërgon rrobet të lagura me helm dhe diademë të shkëlqyeshme e cila ia shtërngonte kokën si rrethi prej remi. Me këtë dhuratë e vret edhe Kreontin. Kur u orvat që t'i heqë rrobet nga vajza e vdekur, helmi depërtoi në trup dhe u helmua edhe vetë ai. Pastaj radha i vjen edhe Jazonit. Iu hakmuar duke ia vrarë dy djemt të cilët i ka dashur pa masë. Atë vetë e lë të jetojë, sepse vdekja vetëm e kishte liruar nga vuajtjet.
 
Pas këtyre vuajtjeve të tmerrshme Medea shkoi te Egjeu, mbreti i Athinës dhe për mbrojtjen e ofruar i premtoi se do t'ia kthejë rininë. Kur [[Tezeu]], i biri i Egjeut, erdhi në Athinë, u përpoq që ta helmojë. Ky krim nuk i shkoi për dore dhe Egjeu e dëboi nga Athina. Në qerre që e ngrehnin dragoit me krihë u zhduk kah lindja. Lajmet për fatin e saj të mëtejshëm janë kontradiktore. Sipas një versioni kthehet në Kolhidë, ku gjatë mungesës së saj në pushtet vjen Perzeu, vëllau i Egjeut. Mirëpo, ajo sërish e ktheu babën e vet në fron. Sipas versionit tjetër u vendos në tokën matanë Tigrisit, e cila e fiton sipas saj emrin Medea.
 
Tregimi i Medesë është pjesë përbërëse e mitit për argonautët dhe është ruajtur në versione të ndryshme. Kuptohet se shembulltyra e Medesë në to paraqitet në mënyra të ndryshme. Mirëpo, ajo është përherë figure qendrore e mitit. Fama e trimit Jazon tek e fundit bazohet në atë që i shkon për dore ta fitojë mirësinë e Medesë dhe se ka vepruar pikë për pikë sipas këshillave të saj. Nga miti për argonautët Medea ka hyrë edhe në mitin për [[Tezeu]]n, Njëherë Medea paraqitet si vrasëse e vrazhdë, herën tjetër si grua e cila do kuptohet se sërish me ndryshime të shumta, veçmas ato kronologjike. Më të ndërlikuara janë ndryshimet dhe kundërthëniet lidhur me karakterin e saj dhe vuan me pasion për shkak të dëshpërimit.
[[nl:Medea (mythologie)]]
[[no:Medeia]]
[[pl:Medea (mitologia)]]
[[pt:Medeia]]
[[ro:Medeea]]

Menyja e navigimit