Stacioni i autobusëve në Ferizaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stacioni i Autobusëve në Ferizaj është një ndërmarrja publike aksionare lokale e cila gjendet në rrugën “Ahmet Kaqiku”, p.n. në Ferizaj.

Përmbledhje[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stacioni i autobusëve në Ferizaj është regjistruar si shoqëri aksionare në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës më 15 maj 2014. Stacioni mbikëqyret nga Bordi i Drejtorëve, ndërsa ndërmarrjen e menaxhon Kryeshefi Ekzekutiv. Aksionar i vetëm është Komuna e Ferizajt, e cila posedon 100 % të aksioneve. Pas renovimit, stacioni i autobusëve ka 14 perona kryesorë ballorë dhe 6 perona tjerë jo ballorë dhe radhitet në kategorinë “B” të stacioneve të autobusëve. Stacionit i mungon vetëm edhe një peron ballor, me çka do të radhitej në kategorinë “A”, mirëpo hapësira e vogël nuk ka lejuar një gjë të tillë.[1]

Brenda ditës në Stacionin e Autobusëve në Ferizaj operojnë rreth 270 autobusë, të cilët realizojnë po aq ardhje dhe po aq nisje, e të cilët mbajnë linja urbane, ndërurbane dhe ndërkombëtare. Llogaritet se mesatarisht një autobus sjell rreth 40 udhëtarë dhe po aq merr në nisje. Kjo do të thotë se brenda ditës nëpër këtë stacion kalojnë rreth 13.600 udhëtarë, brenda muajit mbi 400 mijë, kurse brenda vitit rreth 5 milionë udhëtarë. Prandaj, stacioni i autobusëve në Ferizaj paraqet një udhëkryq dhe nyje shumë të rëndësishme të transportit të udhëtarëve, jo vetëm në regjion, por në gjithë Kosovën dhe më gjerë në rajon.[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]