Stacioni i autobusëve në Therandë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stacioni i autobusëve në Therandë (2018)

Stacioni i autobusëve në Therandë është një shoqëri aksionare me seli në qytetin e Therandës. Stacioni merret me distribuimin, grumbullimin dhe plotësimin e segmentit të ekonomisë, tregut të shërbimeve në lëmin e transportit rrugor të udhëtarëve, mirëmban, ofron dhe rregullon qarkullimin e transportit rrugor të udhëtarëve, në linja: Urban; Ndërurban dhe Ndërkombëtar, sipas rendit të udhëtimit, në shërbimë të udhëtarëve (pasagjerëve) dhe operatorëve.

Historiku[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

N.P.L "Stacioni i autobusave" sh.a. në Therandë punën e ka filluar si njësi punuese në vitin 1976 në kuadër të Ndërmarrjes për transport të udhëtarëve dhe mallrave "Kosovatrans" me seli në Prizren. Karakteri i veprimtarisë ka qen shërbyese me të gjitha elementet faktike dhe juridike të cilën edhe sot e kësaj dite e kryen me plotë sukses. Ka objektin prej 285m2 me lokale përcjellëse si salla e udhëtarëve (pritjes), zyrave të administratës, sporteleve, restaurantin, nyjeve sanitare dhe brenda rrethojave stacioni ka pistën, peronat e pritjes së operatorëve për kyçje në peron në sipërfaqe prej 0.28.00ha, gjithashtu ka një sipërfaqe (lulishte) prej 0.03.00ha Stacioni i autobusave ushtron veprimtarin shërbyese në sipërfaqen prej 4485m2.

Stacioni i autobusave në Therandë fillon të funksionon në mënyrë normale si veprimtari publike-sherbyse nga shërbimi i peronizimit. Nga themelimi e gjerë me sot N.P.L «Stacioni i autobusave« sh.a. ka vepruar me afarizëm të mirë, dhe pa obligime ligjore, ndaj asnjë institucioni si veprimtari publike shërbyese me interes të veçante.[1] [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]