Jump to content

Stefan Dragutini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Dragutini

Mbreti Stefan Dragutini (serbisht: Стефан Драгутин Stefan Dragutin, v. 1316) i Serbisë, i cili sundoi i vetëm për një periudhë të shkurtër (në vitet 1276-1282), pasi ndau tokat nën sundimin e tij në tri pjesë (midis dy bijve dhe gruas së tij Helenës), Helenës i la pronat e bregdetit që nga jugu i Dubrovnikut deri në Shkodër, toka këto që për një kohë të gjatë u njohën si pronat e nënës mbretëreshë (domina regina mater).

Në brendësi të vendit i la Plavën (pranë Gucisë) në Limin verior dhe kështjellën Brnjaci në pjesën e sipërme të Ibrit. Në këtë mënyrë Helena e kishte tërë Dioklenë nën sundimin e saj të plotë dhe sigurisht që vazhdoi aktivitetin e saj pro interesave katolike në këto territore, duke i lënë Papatit dorë të lirë përsa u përket çështjeve religjioze, gjë që përligjte më vonë edhe planet politike që Papati përgatiste kundër skizmatikëve në këto zona. Në këtë kuadër, nuk ka pse të jetë çudi që një "sllav" nga zona e Dioklesë të jetë katolik i devotshëm dhe një ndër forcat kryesore politike të Mbretërisë së Arbërisë, që në thelb ishte një mbretëri katolike.