Subjekti i së drejtës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Subjekti i se drejtes)

Me subjektin në të drejtën nënkuptojmë një person -- fizik ose juridik -- qe ka kapacitet që t`i realizojë detyrimet dhe obligimet e tij ndaj shtetit (së drejtës). Një personi mund t`i themi se ka kapacitet për ti realizuar ato në rast se ky person: është i moshës madhore, është i shëndoshë në aspektin fizik dhe atë psiqik, dhe me këto tipare të lartpërmendura ai person është në gjendje që të jetë i vetëdijshëm për obligimet e tij ndaj shtetit. Persona fizik janë të gjithë qytetarët e një vendi, ndërsa persona juridik janë organizatat shtetërore dhe ato publike, pra, krijimet që i bëjnë njerëzit. Në ligjin ndërkombëtar, shteti dhe disa organizata ndërkombëtare janë subjekte të së drejtës.