Jump to content

Tekja (muzikë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Teke (muzikë))
Teke diskografike me 45 rpm me një vrimë qendrore siç përdorësh në jukëbokset në SHBA.

Në industrinë e muzikës, një teke diskografike (anglisht: single) është një përmbajtje muzikore e rregjistruar në disk që mund të përfshijë deri në tre këngë dhe që mund të lëshohet në treg në përmasa të ndryshme. Në shumicën e rasteve, një këngë teke është një këngë që lëshohet veçmas nga një album. Zakonisht, këto janë këngët nga albumet që lëshohen veçmas për një përdorim në treg si shkarkime dixhitale ose transmetime radiotelevizive tregtare dhe pritet të jenë më të përhapurat. Në raste të tjera, një regjistrim nuk mund të shfaqet në një album.

Si shkarkimi dixhital dhe streaming audio janë bërë më të përhapura, shpesh është e mundur që çdo këngë në një album të jetë gjithashtu e disponueshme veçmas. Sidoqoftë, koncepti i një teke për një album është ruajtur si një zgjedhje i një kënge më të përhapur ose më popullore (ose grupit të këngëve) brenda mbledhjes së një albumi.