Televizioni Festa
Televizioni i pavarur "F E S T A" ne Kumanovë.
Shpërndarja gjeografike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]TV FESTA tani gjendet në një fazë mjaft të rëndësishme të avancimit, pasiqë nga qershori i vitit 2013 të gjitha qendrat televizive në Maqedoni duhet të kalojnë në televizione digjitale. Shi për këtë arsye edhe TV FESTA është duke u përgatitur maksimalisht që ti përmbush të gjitha obligimet dhe kriteret në procesin e digjitalizimit, me çka do të mundësohet sinjal digjital për çdo shtëpi , nënkuptohet shikueshmëri dukshëm më cilësore.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 mars të vitit 1996, eterit mediatik në Maqedoni iu bashkangjit edhe TV FESTA nga Kumanova. Tash gati 17 vjet, Televizioni Festa , luan një rrol të rëndësishëm në informimin me kohë , të saktë dhe konform kodeksit gazetaresk dhe standardeve botërore të gazetarisë. Gjatë kësaj kohe sa funskionon Televizioni Festa ka luajtur një rrol të rëndësishëm në informimin e popullatës gjatë periudhave të ndryshme të këtij historiku. Sidomos vlen të theksohet informimi me kohë gjatë Luftës në Kosovë, Luftës në Maqedoni , në Luginën e Preshevës etj, duke dhënë një provim të rëndësishëm në të gjitha proceset në vend dhe në rajon.
TV FESTA , gjatë kësaj periudhe 17 vjeçare, ka realizuar qindra emisione dokumentare, por edhe emisione informative-politike, ekonomike, kulturore , muzikore edukativo arsimore, fetare e sportive.
Njëkohësisht krahas aktiviteteve të përditshme gazetareske, vlen të theksohet se TV FESTA ka shërbyer edhe si fidanishte e gazetarëve të rinjë, të cilët krahas kohës së kaluar, shumica prej tyre sot punojnë në media të rëndësishme në vend dhe jashtë vendit.
TV FESTA tani gjendet në një fazë mjaft të rëndësishme të avancimit, pasiqë nga qershori i vitit 2013 të gjitha qendrat televizive në Maqedoni duhet të kalojnë në televizione digjitale. Shi për këtë arsye edhe TV FESTA është duke u përgatitur maksimalisht që ti përmbush të gjitha obligimet dhe kriteret në procesin e digjitalizimit, me çka do të mundësohet sinjal digjital për çdo shtëpi , nënkuptohet shikueshmëri dukshëm më cilësore.
Me rastin e hapjes edhe të ueb faqes zyrtare të TV Festa www.tvfesta.net , pikërisht në 100 e vjetorit të Pavarsisë së Shtetit Shqiptar, shpresojmë që të jemi shumë më afër shikuesve tanë të çmuar.
Struktura e programit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne ora 20:00 dhe 23:00 ka lajmet, me pas vazhdon me një reportazh te shkurtër. Mbas 14:00 orës deri ne orën ka muzike sipas kërkesave. Me pas vjen ditari përkujtimor. Ne ora një vjen emisioni kulturor "Diskutojmë rreth". Ne ora 12:00 është emisioni kryesor i lajmeve. Ne ora 12.30 emisioni" Emigrantet janë nder ne" . Në orën 14:00 emisioni "Pasdita me Ju" , në or 18:00 "Zëri i Amerikës , në orën 21:30 "Freestyle Trip" etj.
Emisionet me te suksesshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nder emisionet me te suksesshme te televizionit "Festa" njihen emisionet
- Bota e Rinisë,
- Tung,
- BOOM,
- Vikendi Sportiv,
- Emisioni i Nates,
- Enigma,
- Freskia,
- Kuizi,
- Pasdita me Ju,
- Freestyle Trip,
- Kamera e fshehur,
- Festa per Ju, etj."
Problematika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse televizioni ka një staf tashme me përvoje dhe mjaft te motivuar, megjithëse përpjekjet janë maksimale ende televizioni nuk mund të shikohet ne Shqipëri e as ne Kosovë, por vetem ne Maqedoni. Kjo ndodh për mungese mos njohje te kualiteteve te këtij stacioni .