Jump to content

Tiberi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tiberius)

Çezari u kthye në Romë, me katër triumfe të mëdha dhe i fali të gjithë armiqtë e tij. Ai nisi të reformonte kushtet e jetesës, duke përmirësuar ligjet agrare si dhe konditat shtëpiake. Jul Çezari, gjithashtu bashkoi planet e ndërlikuara, për të konsoliduar mbr Çezari ka qene gjithmonë një prej figurave më kontradiktore historike. Ndjekësit e tij kishin parë tek Cezari, mbrojtësin e te drejtave të njeriut, kundrejt një oligarkie. Armiqtë e tij e kishin parë Cezarin, si një demagog ambicioz, i cili e fitoi me force rrugën e tij drejt fuqisë diktatoriale dhe shkatërroi republikën. Ai ishte i shkëlqyer në luftë, oratori dhe si drejtues shteti. etërinë dhe vendosjen e sigurisë. Në dimrin e 46 - 45 p.e.s., Çezariishte në Spanjë, ku zhduki partine e fundit senatoriale të Gaeus Pompeusit, të birit te Pompeit.

Jul Çezari kthehet ne Romë në shtator të 45 p.e.s., dhe u emërua në postin e drejtuesit të konsujve, për të pestën here. Po të njëjtin vit, ai u bë diktator i përjetshëm dhe vendosi të merrte një fushatë kundër Parthias, rreziku i vetëm për kufijtë e Romës. Fuqia e tij diktatoriale, kishte ngjallur pa pëlqyeshmëri dhe ishte kritikuar rëndë nga armiqtë e tij.

Kundrejt Çezari u realizua një komplot, prej vetë miqve dhe mbrojtësve te tij. Këtu mund të përmendim Cimber, Casca, Cassius, dhe Marcus Junius Brutus. Më 15 mars të vitit 44 p.e.s., ai u godit me thikë, për vdekje, në dhomën e senatit. Në testament, Çezariia linte gjithçka nipit të tij 18 vjeçar, Octavianit më vonë i njohur si Augusti.