Jump to content

Maratona e Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Tirana Marathon)
Logoja e Maratonës së Tiranës
Itinerari i Maratonës përgjatë qytetit të Tiranës

Maratona e Tiranes apo Tirana Marathon është maratona e parë ndërkombëtare që u zhvillua në Tiranë më datë 21 tetor 2012 nën kujdesinë e Bashkisë së Tiranës. Në këtë maratonë, përveç admiruesve të vrapimit nga gjithë Shqipëria e rajoni merrnin pjesë edhe 3000 sportistë.

Maratona e Tiranes u implementua si projekt nga Klubi i Vrapimit "Maraton Tirana" me Drejtor Ekzekutiv te Gares Prf. Suat Jegeni, rekordmeni ne 10 garesh ne vitet 70.

Stafi organizativ i maratonës :

Lulzim Basha – President i  Tirana Marathon
Ilir Dashi - Zv. President i Tirana Marathon
Aldo Bumci - Zv. President i Tirana Maratho
Artan Pogoni – Drejtor i Përgjithshëm Koordinativ
Suat Jegeni - Drejtori Teknik organizativ
Orjona Fjerza – Manaxhere Marketingu Tirana Marathon
Haki Doku - Koordinator për Kategorinë Hanbike
Dhimitraq Skenderi - Koordinator Teknik Organizativ
Ervin Koci – Përgjegjës Sektori drejtoria e Rinise dhe Sporteve Bashkia
Vasil Bici – Drejtor i Sporteve ne MTKRS

Vrapimi u zhvillua në 6 kategori :

  1. Maratona (42.195 km) - Handbike, paraplegjik, Meshkuj / Femra
  2. Maratona (42.195 km) - E përgjithshme,Meshkuj / Femra
  3. Gjysem Maraton (21 km) - E përgjithshme, Meshkuj / Femra
  4. 10 km - Meshkuj / Femra
  5. 5 km - Meshkuj / Femra
  6. Vrapim festiv - Tirana Vrapon, Jo Garues Meshkuj / Femra

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]