Jump to content

Ultrazëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ultrazëri paraqet lëshimin e valëve ultrazanore të frekuencave të larta në mitër. Ato rrefuzohen nga foshnja, dhe mvarësisht se nëpër çfarë dendësie të muskujve kalojnë, atë fotografi ne e marrim. Për shembull, pasi që eshtrat janë dendësi e madhe, ato shihen si një objekt i bardhë, ndërsa uji i foshnjes që ka dendësi të vogël, ai duket vetëm errësirë në ekran.


Si bëhet ultrazëri në shtatëzani? Ultrazëri mund të bëhet përmes vaginës dhe përmes barkut. Përmes vaginës bëhet zakonisht në shtatëzaninë e hershme dhe ndonjëherë gjatë tremujorit të parë, kur fetusi është i vogël dhe duhet ti afrohemi për ta parë më mirë, sidomos kur duhet parë qafa mitrës, ndërsa përmes barkut mund të bëhet kur të jetë beba më e madhe.


Pse bëhet ultrazëri? Ultrazëri bëhet për disa arsye, të cilat janë të ndryshme për periudha të ndryshme të shtatëzanisë. Në fillim, për të parë se a jeni shtatëzënë dhe ku është shtatëzania, a është fetusi gjallë dhe sa fetuse ka mitra, si dhe të dijmë kohën e shtatëzanisë.

Në tremujorin e parë ultrazëri bëhet që të shohim se si po përparon bebi, a i ka të gjitha që i nevojiten, mos ka ardhur deri te ndonjë zhvillim anomalie, dhe të shohim se sa kemi të bëjmë me rreziqe individuale me bazë trashëgimie.

Në tremujorin e dytë ende ndjekim përparimin e bebit, shikohet anatomia detalisht, kontrollohet sasia e ujit të bebit dhe mirret gjendja e bebit, ndërsa në të tretin të gjitha poashtu, matet edhe madhësia e bebit.


A mund ti bëjë dëm, ultrazëri bebes? Hulumtimet kanë treguar që ultrazëri nuk mund ti bëjë dëm bebit.


A mund të shihet gjinia e bebes në ultrazë? Po, por me kalimin e kohës së shtatëzanisë, përcaktimi i gjinisë bëhet edhe më i lehtë. Gjinia mund të dallohet që nga java e 16-të, por më së miri është që të pritet gjer në javën e 21-të sepse që nga ajo javë suprizat kanë më pak mundësi që të ndodhin.

Në disa raste: vendosja jo shumë e mirë e bebes, mosshtrirja e këmbëve, apo nëse nëna është shumë e dobët apo me zvogëlimin e sasisë së ujit të fetusit – nuk është e mundur të përcaktohet gjinia.

A shkakton ultrazëri dhembje? Jo, por nganjëherë mund të jetë jo shumë i këndshëm, sidomos nëse bëhet përmes vaginës, apo në rastet kur duhet shtypur barku shumë. Jo i këndshëm mund të bëhet edhe kur keni nevojë për të urinuar, nga shtypja barkut, prandaj para vizitës tek mjeku shprazni barkun.

http://www.bebaime.com/ultrazeri/cfare-eshte-ultrazeri-#1237