Fakulteti i Drejtësisë (UEJL)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fakulteti i Drejtësisë në UEJL - Tetovë është institucion i lartë arsimor, veprimtaria bazë e së cilës është kryerja e arsimit sipëror, hulumtime shkencore nga fusha e shkencave juridike.

Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara në programet studimore si dhe të lëndëve janë në përputhshmëri të plotë me ndarjen dhe përsosshmërinë e arsimit në bazë të kërkesës së procesit të Bolonjës. Ndryshimet dhe plotësimet e propozuara gjithashtu kryhen në përputhshmëri me bashkëpunimin universitar me qëllim të ngritjes së kualitetit të arsimit, mobilizimin e studentëve, mundësinë e rritjes së ofertës dhe konkurrencën e studentëve në tregun e punës përmes sigurimit të shumë niveleve të studimit dhe zgjedhje gjatë profileve profesionale të studentëve. Ndryshimet e ofruara janë të bazuara sipas modelit të miratuar të Bolonjës në organizimin e studimeve 3+2 dhe mundësojnë kalim të plotë kah riorganizimi i mësimdhënies.