Jump to content

Universiteti i Hajdelbergut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Universiteti i Heidelberg)
Logo e universitetit

Universiteti i Hajdelbergut (gjermanisht: Ruprecht-Karls-Universität Heidelberg) ose Universiteti Ruprecht-Karl është institucioni i parë i arsimit të lartë në Gjermani. Sot në universitetin Ruprecht-Karl janë të regjistruar 25 000 gra dhe burra. Prej vitit 2007 bën pjesë te universitetet e shkëlqyera të Gjermanisë. Universiteti Ruprecht-Karl në Hajdelberg në buzë të lumit Nekar u krijua në vitin 1386. Në fillim aty studionin 600 studentë në katër fakultete. Asokohe në Hajdelberg arsimohej elita e shkolluar e Mesjetës së Vonët: mjekët, teologët, juristët dhe mësuesit. Themeluesi i universitetit princi zgjedhës Ruprecht I. i sillte profesorët enkas nga Praga dhe Vjena.

Universitet i plotë me traditë të gjatë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sot, "Ruperto Carola" ashtu siç e quajnë latinët me dashuri, është një universitet i plotë me një gamë të gjerë degësh. Afro 25.000 gra dhe burra janë regjistruar në Hajdelberg në 12 fakultetet me më shumë se 100 degë. Me “Pohimin si Universitet i Plotë” në vitin 2007 hajdelbergasit arritën të hynin në radhën e të ashtuquajturave universitete të shkëlqyera të Gjermanisë. Ky universitet ka marrë përsipër të trajtojë pyetjet e mëdha të njerëzimit. Ashtu si në universitetet e tjera të shkëlqyera edhe këtu luan një rol të rëndësishëm arsimimi mbarë-disiplinor. Në këtë mënyrë janë krijuar qendra ndërdisiplinore hulumtuese, Kolegji Marsilius konsiderohet si një element qendror i “Nismës së ekselencës”. Kolegji funksionon si "Center for Advanced Study" (Qendër për Studime të Avancuara) dhe synon të nxisë dialogun ndërmjet shkencave të ndryshme, sidomos mes atyre sociale dhe natyrore. Përveç kësaj Universiteti i Hajdelbergut bën shumë edhe për talentet e reja në shkencë. Ai jo vetëm që mbështet programin e të ashtuquajturave 'profesura junior', por ofron edhe seminare, që përgatisin profesorët e rinj për punën e tyre dhe i ndihmon, që të lidhin më mirë mësimdhënien me shkencën.

Jeta studentore zhvillohet në qendër të qytetit të vjetër të Hajdelbergut, shumë ndërtesa të stilit barok i përkasin objekteve të universitetit. Rrugët janë të shkurtra në kampusin e qytetit dhe fushat në buzë të Nekarit fare pranë qendrës të joshin për të pushuar, biseduar, ose për barbeque. Vetëm studentët e mjekësisë dhe degëve teknike kanë rrugë më të gjatë për të bërë. Kampusi i tyre, në Fushën Neuenheimer, është në periferi të qytetit. Rreth një e pesta e studentëve në Hajdelberg vjen nga jashtë. Studentët mysafirë janë të mirëpritur në ish-kryeqytetin perandorak. Grupi ndërkombëtar i teatrit të universitetit “Ruprecht-Karl” për shembull në vitin 2008 ka marrë çmimin për përkujdesje të shkëlqyer për studentët e huaj në shkollat e larta të Gjermanisë.

Këshilla për semestrat e parë dhe mysafirët

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për shumë studente dhe studentë pika e parë e informimit është këshilli i institutit (Fachschaft). Studentët, që janë aktivistë këtu, e njohin mirë universitetin dhe përkujdesen sidomos për studentët e semestrit të parë dhe ata të huaj. Kush ka pyetje të përgjithshme për studimin, ose ka nevojë për ndihmë për të gjetur banesë, këtu është në adresën e duhur. Këshilla individuale ka në dhomën informuese për studentët e huaj në Zyrën Akademike për të Huaj, ose në “InfoCafe Interantaional” në mensën qendrore. Aty studentët ndihmojnë edhe me ndërmjetësimin e dhomave.

  • Fakulteti i Shkencave të Sjelljes dhe Shkencave Kulturore Empirike
  • Fakulteti i Bioshkencës
  • Fakulteti i Kimisë dhe Shkencave të Tokës
  • Fakulteti i Ekonomisë dhe Shkencave Sociale
  • Fakulteti i Drejtësisë
  • Fakulteti i Matematikës dhe Shkencave Kompjuterike
  • Fakulteti i Mjekësisë
  • Fakulteti i Mjekësisë në Mannheim
  • Fakulteti i Gjuhëve Moderne
  • Fakulteti i Filozofisë dhe Historisë
  • Fakulteti i Fizikës dhe Astronomisë
  • Fakulteti i Teologjisë