Jump to content

Ura e Brarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ura e Brarit (Tiranë))
Ura e Brarit
LlojiArkitekture
VendndodhjaBrar, Shqipëri
Koordinatat41°23′03″N 19°51′36″E / 41.384064°N 19.860058°E / 41.384064; 19.860058
Ndërtuarnë shek XVIII
Organi drejtuesDRKK Tiranë
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Nr. i referencësTR145
TipologjiaVendstrehim
Ura e Brarit is located in Earth
Ura e Brarit (Earth)

Ura e Brarit mbi lumin e Tiranës ndodhet nën fshatin Brrar. Nga pikëpamja tipologjike përfaqëson urën me qemer rrethor. Kjo urë përfaqëson një urë guri me një qemer rrethor me dy faza ndërtimi. Në fazën e parë, ajo e fillim shek. XVIII, kalldrëmi i urës ka qenë më i pjerrët, pastaj kjo pjerrësi u zbut duke shtuar muret nga të dy anët. Ura e Brarit ka lidhur fshatin Brrar me Tiranën dhe me rrugën e karvaneve Tiranë – Dibër, e cila kalonte nëpër fshatin Tujan. Ura e Brarit është monument kulture i kategorisë së I.

Urat e gurit me një qemer janë urat më të thjeshta në ndërtim dhe ngriheshin kryesisht nëpër përrenj dhe lumenj të vegjël. Duke qenë të vogla dhe jo me vështirësi teknike nga pikpamja e ndërtimit, urat me një qemer hasen jo vetëm në rrugët e rëndësishme të kohës, por edhe nëpër fshatra dhe zona të izoluara.

Ura përbëhet nga një hark i vetëm gjysëm rrethor i dekoruar nga një brez me gurë të skuadruar. Teknika e përdorur në ndërtimin e saj është bazuar në përpunimin pjesor dhe të thjeshtë të gurëve dhe në lidhje me llaç gëlqere.

Për nga trajtimi arkitektoniko – funksional, në varësi të linjës që vijëzon niveli i kalldrëmit, ura e Brarit është urë me kurriz ose gungë në kyçin e qemerit.

Duke u fokusuar tek teknika e ndërtimit të urës së Brarit, duhet të përmendim një hollësi teknike, që janë themelet e saj. Themelet e urës janë elementi bazë me anën e të cilëve realizohej kontakti i objektit me terrenin, duke pasur një rëndësi të veçantë për qëndrueshmërinë e tij. Kështu, për të

përballuar ngarkesat e mëdha horizontale dhe vertikale që jep qemeri i urës, ndërtuesit synonin ta vendosin urën në brigje solide shkëmbore për të evituar çedimin e mbështetjeve që do të lindnin sforcime suplementare në qemer, të cilat japin çarje të tij. Në varësi të lartësisë së grykës së lumit, ura e Brarit klasifikohet si urë me një qemer, me mbështetje të qemerit në brigje shkëmbore, ku themrat ishin mjaft lart nga niveli i shtratit të lumit.