Jump to content

Përdoruesi:Elton2233

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
   Kanuni i  Leke Dukagjinit

Kodi i Lekё Dukagjinit është i përbërë nga 12 libra: Kisha, Familja, Martesa, Shpi Gja e Pronё, Puna, Tё Dhanunat (transferimi i prones), Fjala e Gojёs, Ndera (nderi), Damet (dёmet), Kanuni kundra mbrap shitёvet (kanuni mbi krimet), Kanuni i pleqnis, Shlirime e Pёrjashtime. Kanuni ka 1262 nene, tё cilat rregullojnё tё gjitha aspektet e jetёs nё male: organizimin ekonomik, mikpritjen, vёllazёrinё, kufinjtё, punёn, martesёn, e kёshtu me rradhё. Besa (Albanian culture) Besa (nderi ) ёshtё e njё rёndёsie primare nё tё gjithё kodin si gurthemel i sjelljes personale dhe shoqёrore. Kanuni pёrfshinte Shqiptarёt si tё fesё Katolike ashtu edhe Muslimane.Katër shtyllat e Kanunit janë: nderi, mikëpritja, sjellja dhe fisi. Ligjet e Kanunit kan shërbyer për shumë kohë si norma shoqërore dhe si një sistem vetëqeverisës që mbizotëronte në viset e malësive të Shqipërisë së Veriut në kohën kur rajoni sundohej nga Perandoria Osmane. Kanuni ka një rëndësi themelore në historinë e popullit shqiptar pasi që është një dokument i lashtë. Për më tepër rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.