Përdoruesi:Encikloped in
VAZHDIMËSIA ILIRO - ARBËRORE - SHQIPTARE
Në shekujt e parë të Mesjetës, territori Lezhë - Dibër - Ohër - Vlorë filloi të quhej Arbëri dhe popullsia e saj arbër - arbanë - albanë ose arbëreshë. Ky territor e mori këtë emër nga fisi Ilir i Albanëve, që jetonte midis Durrësit dhe Krujës. Kryeqendra e tyre ishte qyteti i Albanopolisit, afër Krujës. Në kuadrin e territoreve të banuara nga ilirët/arbërit nga Kotori në Prevezë, hapësira e mësipërme mori rëndësi të veçantë, për shkak se aty kalonte rruga Egnatia.
Emrin arbër/arbërorë e ruan sot popullsia me origjinë Shqiptare që jeton në Greqi (arvanitët) e në Italinë e Jugut (arbëreshët). Nga Ilirë tek arbrit e më pas te Shqiptarët (Iliri-Arbëri-Shqipëri) ka vazhdimësi, e cila dëshmohet me faktin se shqiptarët banojnë në ato troje ku kanë jetuar ilirët, si dhe me shumë të dhëna nga arkeologjia, gjuhësia, burimet e shkruara etj.