Përdoruesi:Kastriot Kola
Kastriot Kola Milici (lindur më 2 Mars 1973) është këngëtar i mirënjohur shqiptar nga MIRDITA . Ai është ndër këngëtarët më të mirë të këngës popullore shqiptare
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kastriot Kola ka lindur në Melth të fshatit Xhuxhë, në Mirditë. Ka mbaruar shkollën e mesme të pergjithshme në Rrëshen. Më pas ka mbaruar shkollën e Policisë "Arben Zylyftari, Tiranë, ku ka punuar rreth 20 vite në këtë profesion. Ka mbaruar shkollën e Larte në Prishtinë, Kolegji i Biznesit, dega për "Emergjenca Civile". Eshtë babai i katër fëmijëve.
Karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera e Kastriotit ka filluar që në klasë të parë, ku ai merrte pjesë në aktivitetet e shkollës. Sapo mbaroi klasën e tetë, në vitin 1988 ishte Festivali Folklorik i Gjirokastrës ku u përzgjodh si solist aty, me "Grupin e Fanit" , më pas konkuroi në qytetin e Rrëshenit dhe u përzgjodh si solist për "Festivalin e Gjirokastrës" me këngën " Fushë e male janë abetare".
Në këngët e Kastriotit ndihet fryma e vendlindjes, në zërin e tij ka pak nga jehona e bjeshkëve, pak nga oshëtimat që shoqërojnë stuhitë, por edhe flladin pranveror të bjeshkëve. Ai ka gjetur mënyrën e tij për tu lidhur me të kaluarën. Mjafton të shqyrtojmë repertorin e tij. Po japim titujt e këngëve: Jam mirditas për merak; Lulëzo pra vendlindja ime; Jam Mirditë e borxh nuk mbetem; Jam Kuzhnenas jam krenar; Qëndro Xhuxhë se t’ka ardh dita etj.etj., një koleksion këngësh epike që sjellin histori, qëndresë, traditë, burrëri e heroizëm, si mesazh i të kaluarës për të sotmen. Janë këngë që i dëgjojnë shumë mirditasit. Ende në atë trevë e kaluara bashkjeton me të sotmen. Njerëzit ndihen mirë kur kujtojnë paraardhësit, historitë dhe bëmat e tyre, kur dëgjojnë këngë të traditës, kur mësojnë përmes këngës, sepse historia në mes malesh është qëndresë dhe mbijetesë.
Pas përzgjedhjes së parë në vitin 1988 dhe deri më sot, Kastriot Kola e ka siguruar me talentin e tij një vend në Ansamblin “Mirdita”, që është një sukses i madh, po të kemi parasysh krijimin e ansamblit në shkallë qarku, që shoqërohet me një konkurencë më të madhe. Sot, pas rreth tridhjetë e pesë viteve të Kastriotit në skenë, shohim se ai nuk iu nda kurrë veprimtarive artistike dhe sot është në gjendjen më të mirë, duke iu gëzuar arritjeve të reja, veprimtarive të shumta muzikore, koncerte, videoklipeve, bashkëpunimeve me këngëtarë të shquar etj. Ai është pjesëmarrës pothuajse në të gjitha festivalet foklorike kombëtare dhe në festivalet e tjera të vlerësuar me çmime të rëndësishme. Por çmimin më të lartë i aka dhënë publiku, pasi e konsideron si këngëtarin që hijeshon dasmat e shqiptarëve, në një gjeografi të gjërë të trojeve etnike dhe në Diasporë. Por, si Xhuxhas, Fanës dhe Mirditas ai është mjaft i dashur në gëzimet e bashkëvendësve të tij, kudo që ata janë. Si këngëtar, Kastrioti e ka institucionalizuar dhe konsoliduar bashkëpunimin e tij në këngët popullore qytetare me këngëtaren e mirënjohur Prena Becin dhe këngëtaren Dhurata Duka, ndërsa për këngët popullore me burim të traditës, me këngëtarin Pavlin Kola. E gjithë veprimtaria e tij tridhjetë e pesë vjeçare ka qenë një rrugë në ngjitje e cila vazhdon.
Interviste me Kastriotin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karriera ime ka fillu që në klasën e pestë që kam fillu e ditë se çfarë është muzika, gjithçka e kam dhunti edhe timen po frymëzu më ka pas baba që i ka pas ra fyellit. Deri në klasën e pestë është marrë ai me mu e pastaj e kam pas një profesor, mësues në tetëvjeçare aty në Dardhaz një Bardhok Tarazhin edhe është marrë ai që më ka mësue me këndue edhe me çifteli edhe me ka marrë në aktivitete e në shkollë. Pastaj më 88-tën ishte festivali i Gjirokastrës, lëvizën siç ka qenë nda Xhuxha me konkuru n qendër të Fanit, aty u përzgjodha si solist, aty ishte Fran Përshqefa, Fran Laska, përgjegjës i qendrës ku ishte Marka Paci, më caktun një këngë si solist, kënga e Zefit të Vogël, kishin marrë pjesë edhe nga Rrësheni siç ishin: Mark Gjoka, Fran Preçi. U përzgjodha si solist pastaj vazhdova në Rrëshen. Në Rrëshen kam ardhë me këngën e Zefit të Vogël. Jan kthy tre herë në skenë, isha më i riu. Pastaj kam vazhdue shkollën e mesme, dhe aty kam vazhdue karrierën ku kam arrit sot, gjithmonë me Pallatin e Kulturës Rrëshen. Mirdita më ka njoft si artist e Lezha edhe si artist edhe punonjë spolicie. Kam 20 vite që punojë në Lezhë si punonjës policie. Edhe unë do i shërbej Lezhës përsa të jem në punë. E artin unë nuk e kam lanë se unë kam lind artist dhe do të vdes artist. Baba im të gjitha veglave frymore ju ka rënë, fyellit e kavallit e të gjithave ju ka rënë. Edhe sot u bjen të gjitha veglave, por normal që mua më frymëzon, çdo kohë mua më frymëzon. Të pish ujin e asaj bjeshke nuk ke nevojë të përdorësh ilaqe për me këndue. Edhe andrrat që i shohë tani që 25 vite që jetoi në Lezhë i shohë vetën në Xhuxhë, për atë zonë të mrekullueshme që mua më kanë ba me arrit këtu ku jam.