Jump to content

Përdoruesi:NUN

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Nektarina" Create a page

Mendime rreth librit "Nektarina" te autorit Fahredin Shehu


Ne permbledhjen e bisedimeve, persiatjeve dhe meditimeve ne "Nektarina", lexuesi eshte i bartur ne nje rrugetim "transcendental epik" ne frymen e Thoreau-s, Kafkes, Paul Bowels-it, Isak Bashevis Singer-it, Rumi-ut, ose Lewis Carrol-it. Ende, me tej, do te behet e qarte per lexuesin se keto punime jane padyshim te artikuluara nga Fahredin Shehu. Lexuesit e "Nektarina" e shijojne rrugetimin e personazheve te saj, ne vinjetat e saj gjurmon esencen e tyre, parapleqimin e tyre, ne menyre "kurreshtar dhe kurreshtar". I kendeshem dhe senzitiv, leximi i mire per mendje dhe shpirt.

Akademik Prof. dr. Karmit Zysman Historian dhe epistemolog Harvard University




PITAGORA

"Nektarina", sipas meje eshte nje veper kompozicionale muzikore, qe karakterizohet me tinguj dhe vibracione hyjnore, ku sic thote Shen Ioani, zanoret perfundojne ne fjale te trupezuara! Si e tille, eshte ne levizje te vazhdueshme, ne forme te meditimit te kenduar, ku fjala sekrete (MANTRA) nepermjet shqisave zbret ne vetedijen e paster ( TRANSCENDENTALE), qendron nje kohe aty, ngjitet serish ne nivelin hyjnor, per te pershkruar keshtu udhetimin e vazhdueshem qarkor, neper meridianet energjetike…



Per njeriun primitiv, muzika nuk eshte nje art. Ajo eshte force. Prandaj, sic thote autori, "Nektarina" u paraqit si nevoje e (para) kohes", e "udhetarit te pershpejtuar". Gjithe kjo, me qellim qe njeriu te arrije deri tek "lotet e gezimit", "lotet kreativ"…

Na planin individual, transformimi i shkallezuar i lirizmit fetar fillon me Davidin, i cili "nuk luan ne Nebal por ne instrumenta elektronike me lazer SONY( kendon psalmin 99"):


"Veshtro cdohere qenien time Me uje, zjarr, me toke e ajer me sprovo! Tek une gjen gjithcka Tenden Tek une gjene cdogje ne asgje!

Shkrimtari i njohur pers, Firdeusi, ka thene se metalet pastrohen me acid dhe zjarr, ndersa njerezit me pervoje e vuajtje…Nepermjet "konverzacionit infrasonik" te tingujve, autori i "Nektarines" mundohet te zbuloj gjuhen e muzikes, gjuhen abstrakte te saj, ne menyre qe njeriun ta ngrise deri nivelin e artit te paster : " dita dites, gjithnje e me shume, me dhemb kontakti i humbur me thjeshtesine, perralla me shnderrohet ne tregim, tregimit ne poezi, poezia ne dashuri, dashuria ne hyjni, hyjnia ne asgje, asgjeja ne a- te pare dhe a- te fundit, a-ja ne cdogje…" universalizmin dhe qellimin sublim teist, autori e shprehe keshtu: Dhe kuptova se per vdekje jeta eshte bare e rende…" prandaj, porosite ai, perderisa njerezit me helmeta elektronike ne imazhin e realitetit virtual nuk arrijne te zberthejne "vallen kozmike", atehere, perse nuk zhvishen nga kozmetika dhe nuk vazhdojne te kendojne?… Por, ku do te shkruheshin notat, po te mos ishte pentagrami? Ne imazhin sakral, thote autori. Me nanopoezi: Blete jam une …per te hyre keshtu ne kozmosin kreativ, permes Hazareve (notave), te nje populli, qe thote autori, qe mbeti pa gjuhe…

Dhe fillojne tingujt e pare te "Nektarines":

"pelcet si rrushi i pjekur nga, malli per te dashur…"

kengen, autori e gjurmon neper histori dhe e gjene ne nje kokerr pjeshke, te mbeshtjelle nen vellon e misterit. Gjurmet e saj fillojne nga mjediset urbane( ordinanca stomatologjike, ne dyqanin e berberit, tek kepuctari…) dhe vazhdojne neper rruget e vjetra tregtare dhe letrat, sic eshte ajo qe vjen nga miku Xhon( e shoqeruar me tingujt e Sara Brightman).

Shkalla tjeter e avancimit shpirteror shfaqet me mesuesen serbe dhe leksionet e saj mbi shqiptaret dhe serbet, ku zhvishen te gjitha nacionalizmatt, per te arritur deri ne substratin NJERI, bazen e ekzistences se shpirtit kozmik!

Dashuria vazhdon me zerin operistik te Maria Callas, me emanacionin e qenesise, ku autori, sipas mendimit tim, me metoda kabalistike numerologjike( sipas modelit te Nostradamusit!) shprehet,:

I dashuri une. Ketu dua ta mbjell lulen si kupe, e t'i rrudhe buzet me mbyllje te mbrendeshme si kerthiza.

Vazhdon muzika korrale, kishtare, me zerin e Georgije Ivanovich Gurdijjeff dhe me letren e mbretit te Judese Davidit, letren paralajmeruese per totemizmin dhe paganizmin veteshkaterrues te njerezimit.

Dy yje, ose thene me mire, dy nota e karakterizojne vepren kompozicionale te "Nektarines"; njera qe shpie drejt lartesive te qiellit dhe tjetra drejt thellesive te detit … distanca keto qe karakterozojne sufizmin.

Vazhdon muzika kelte-irlandeze me zerin e Loreena Mc Kennitt. Misticizmi me shtyllat e tij: Fshehtesia, Intelekti, Dashuria, Miresia, dhe Miqesia. Shtylla e pare FSHEHTESIA FSHIHET NE DRITE" I sjell autorit nje partiture nga "shtepia e Bethovenit" ( kompozitori u cilesua nga Igor Stravinski (me apo pa te drejte)-gjeni!).

S’di pse, por "Nektarina" me detyron te mendoj se une Radije Hoxha Dija, jam ne anabioze"…Jam fare e pjeshkes nga Persia…

C’koincidence!

Frederik Shopen ka thene: Askush s'mund te ma rrembej ate qe eshte e imja! Fahredin Shehu thote: nuk kerkova dicka qe nuk me takonte…

Po, pra. Eshte ky principi Jin dhe Jang. Muzika dhe Heshtja. Dicka ne mes…Harmonia. Gjurmimi ne kuint-esence te vetvetes. Sic thote autori:" Forca per te dashuruar edhe atehere kur dashuria nuk te do!"

Radije Hoxha Dija 28 qershor 2003 Prishtine







INICIMI MAGJIK NË DASHURI



Fahredin Shehu Aug 29, 2006, 16:35


Të gjithë ne kemi qasje të barabartë në bibliotekën universale e cila posedon informata të rëndësishme dhe plotë domethënie. Për ta lexuar atë, ne vetëm duhet ta dëgjojmë zemrën tonë, e ajo mesiguri ka çka thotë.

Dëgjimi është çelësi i të mësuarit dhe komunikimit të shëndoshë. Nuk është e kotë që Fahredin Shehu deshi ta hap, SHKOLLËN E DËGJIMIT, në Kosovë. Me këtë çmendi mund të matet vetëm çmendia e dashurisë, e cila, pothuaj, çdoherë ia kalon.

Janë katër nivele të të dëgjuarit:

1. Mosdëgjimi - kur me sy e shikojmë dhe projektojmë idenë tonë në bazë të fjalës së fundit të folësit. 2. Dëgjimi me injorim - kur dëgjojmë duke injoruar dhe duke i lënë anash idetë e folësit; 3. Dëgjimi aktiv - kur dëgjojmë plotësisht, kuptojmë dhe asgjë nuk ndërmarrim; dhe 4. Dëgjimi empatik - kur dëgjojmë në mënyrë aktive dhe bashkëndjehemi, kur e vëmë vetën në lëkurën e folësit.

Për ta arritur këtë shkallë, duhet koncentrim i madh, kontemplacion dhe dashuri, dashuri të paanëshme. Sugjeroj të lexohet shkrimi MË DËGJONI MADJE NJËHERË në www.horizonti.com . Ka aty diçka dhe për diçka që duhet të mendohet.


Në moshën 37 vjeçare, të shtunën, më 28 nëntor 1244, Mewlana Xhelaluddin Rumi - ndër poetët më të mëdhej mistik të të gjitha kohërave, e takon Shemsuddin Tabrizin, një dervish ravgues, për të cilin dihet nëpërmjet Rumiut, ashtu siç dihet për Sokratin nëpërmjet Platonit. Në këtë kohë tek Rumi ndodhë revolucioni, plotësisht ndryshon dhe e përjeton involucionin. Praktikisht, ndodhë Supernova. Falë dëgjimit empatik, dy javë kanë bërë muhabet (bisedë e përzemërt) vetëm me ujë dhe me pakëz rrush të thatë. Falë dëgjimit empatik është krijuar simpatia platonike, saqë Shemsuddin Tabrizi detyrohet të ikë nga Konya (Turqi), gjë që lind telashe të shumëta. Ndoshta ia ka vlejtë kjo sakrificë, se pas kësaj do të lindë DIWAN SHEMSI TABRIZ, një kompendium i mrekullueshëm poezish, normal…mistike. Kështu ndodhë kur dëgjohet zemra, kur kjo hapet si syth për ta liruar parfumin e vet.

Dikur lexoja me kënaqësi të madhe librat e Franz Bardonit dhe njëri prej librave të mrekullueshëm të tij, INICIMI NË HERMETIZËM, libër ky i cili bukur do telashe m’i kishte nxjerrë për ta absorbuar si duhet. (Natyrisht, nuk është lehtë të lexohet shkrimi i mjeshtrit më të madh të Kabballës së shekullit të kaluar), krijoi asi shtytje për meditim, saqë ndjeja se diçka do të eksplodojë. Këtu dhe kështu këtë shkrim po e emërtoj INICIMI MAGJIK NË DASHURI, sepse ka njëfarë magjie gjatë inicimit, ka edhe njëfarë magjie në dashuri, dhe ka edhe njëfarë magjie tjetër gjatë dëgjimit.

Vargjet në fillim të këtij shkrimi janë shkruar në vitin 1991, kur e lexoja historinë e M.M. Sharifit, ku kisha zbuluar besimin arab paraislam. Allah edhe ishte perendi i cili adhurohej vetëm në brenga të mëdha. Si perendi supreme, atij i drejtoheshin vetëm në raste tepër të rënda, kurse Al Lat, Al Uza dhe Al Mannat ishin për nevojat e ndryshme. I gjithë ky paganizëm m’u dukë si pazarllëk dhe jo vetëm ky paganizëm, por paganizmat e të gjitha llojeve. Darka e Lamës për shembull. Pastaj thuhet… t’u kthehemi rrënjëve, ndërsa çdo vrojtues i kujdesshëm doemos e vëren se nuk janë vetëm rrënjët, është edhe dega, gjethet, substrati, kushtet klimatike, etj.

Për këtë arsye jam proponent i kontemplacionit të gruas më të famshme të Misticizmit Islam, Rabiya Al Adawiya. Dhe, u rastisa unë në Kajro në korrik të këtij viti, në xhaminë me plotë vizitorë të Rabiyas, të cilën e çmojnë pothuaj të gjithë muslimanët dhe derivatet e Islamit. Atje i fala dy rekkate nafile (lexo: lutje vullnetare) dhe u luta me lutjen e saj …O Zot , nëse të lutem nga frika e ferrit, ferrin ma dhuro, nëse të adhuroj nga shpresa e parajsës, parajsën ma privo, të lutem sepse të dua, të lutem sepse jam robi Yt. Kështu ajo e zbuloi bukurinë/mrekullinë/misterin e lutjes.

Nuk ka bukuri nëse ajo nuk është e mbuluar - thotë Hazrat Inayat Khan, një nga sufitë më të mëdhej të kohës sonë. Këtu qëndron kuintesenca e dallimit mes Matematikës dhe Ekzistencës, sepse në Matematikë një plus një është baraz me dy, ndërsa në Jetë një prind plus një tjetër është baraz me Familie. Andaj thotë Muhammedi a.s. Të gjitha krijesat e Zotit janë një familie, më i miri prej jush është ai i cili i bën më së shumti të mira kësaj familjeje.

Dituria dhe Dashuria janë sandale kosmike për rrugën e shenjtë, e cila është e shtruar me gjemba. Prapë po e përsërisë se po na mungon vokabulari tokësor për çështje qiellore. Pra, duhet ta presim një gjeni, i cili do ta krijojë këtë vokabular…kur në botë paraqitet gjeniu, do ta dini, sepse të gjithë budallenjtë do të bashkohen kundër tij - thotë Kung Fu Tze. Nëse e takoni gjeniun mos e vritni, se ai me siguri ka çka të thotë.

Uroj që folësi i këtij shkrimi t’iu flas me tinguj infrasonik, të hapen dyert e bibliotekës univerzale, për t’i dëgjuar pëshpëritjet, vibrimet e zemrës, e cila me siguri ka çka të thotë dhe e cila me siguri diçka do të thotë, e pastaj le ta aprovojë ligjin e dashurisë – Puthni këtë ligj, sepse thotë Rudaki…të puthësh është si ujin e detit ta pishë, sa më shumë që e pi aq më shumë të pihet.