Jump to content

Përdoruesi:Shkodrawebmedia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

14 korriku 2017 shënoi startin e ShkodraWeb Media, një webmedia më shumë në hapësirën e madhe dhe të lirë të internetit. Ishte një sfidë e madhe të futeshe, pak me vonesë, në një botë të stërmadhe prodhimi dhe shpërndarje të informacionit. Megjithatë, e provuam dhe sot jemi në hyrje të vitit të pestë të ekzistencës së ShkodraWeb Media.

E nisëm si një hapësirë lirie ku kryefjala natyrshëm është Shkodra, më pas Veriu, Shqipëria, Diaspora e kudo ku jetojnë e punojnë shqiptarët. E filluam si një alternativë informimi dhe vazhdojmë të ecim në këtë rrugë por sigurisht, duke patur përherë një audiencë në rritje. Nëse vitin e parë ShkodraWeb Media pati 1.210.000 vizita (shfletime) në hapësirën e saj, në mbyllje të vitit të dytë të jetës kemi arritur në 2.100.000 klikime në informacionet që ne prodhojmë apo shpërndajmë. Janë 890.000 klikime më shumë krahasuar me vitin e parë të jetës, me një rritje impresionuese 73,5% nga viti në vit. Në 4 vite të ekzistencës tonë, kemi patur mbi 9.500.000 klikime nga lexues e mbështetës, ku vetëm vitin e fundit janë mbi 3.110.000 klikime.

Edhe në këtë vit të katërt që mbyllet, vazhdojmë të udhëhiqemi nga parimi ynë “E Verteta nuk negociohet, sepse ajo të bën të lirë”. ShkodraWeb Media vazhdon të mirëpresë bashkëpunimin dhe kontributet e secilit. E themi me kënaqësi, na keni besuar dhe ne i’u kemi vënë në dispozicion hapësirën tonë për çdo gjë. Kështu do të vazhdojmë, deri në sekondën e fundit të ekzistencës sonë.

Falë përpjekjeve tona të pareshtura, dëshirës për të raportuar por edhe për të dhënë opinione, për të bërë analiza, për të qenë sa më shumë profesionalë, nuk kemi patur asnjë ankesë, asnjë reklamim në redaksinë tonë. Askush nuk ka shprehur rezerva për atë që ne kemi pasqyruar në hapësirën tonë të lirisë në këto dy vite.

Kemi preferuar të vazhdojmë rrugëtimin tonë, pa u vënë në shërbim të askujt, përveç se lexuesve e mbështetësve tanë. Natyrisht, ka qenë më e vështirë sepse nuk është e lehtë të jesh në hapësirën e internetit duke ecur drejtë, pa u lëkunduar apo rrëzuar në njërin krah ose tjetrin. Fatmirësisht, ia kemi dalë dhe do të vazhdojmë kështu, duke qenë vetë në shërbim të të mirës dhe atyre që na lexojnë e mbështesin.

Sot, në këtë hyrje në vitin e pestë të jetës së ShkodraWeb Media, përulemi me respekt para secilit prej jush që gjatë këtyre 365 ditëve na besuan, duke lexuar, klikuar e shpërndarë informacionet tona. Fjala Faleminderit është shumë pak për të shprehur vlerësimin tonë për ju, për secilin nga ju, kudo ku jeni në këto momente.

Sot, është momenti të përsërisimin premtimin tonë, të rishkruajmë parimin tonë “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Nëse nuk do të jemi të aftë të ruajmë të paprekura këto vlera, ju garantojmë se ShkodraWeb Media nuk do të ekzistojë më asnjë minutë. Më mirë një webmedia më pak se një media më shumë që i largohet parimeve universale të lirisë së shtypit, lirisë së shprehjes dhe hapësirës në shërbim të qytetarëve se një portal që i sherben vetëm vetes. Atyre që na ndjekin dhe mbështesin në Facebook, Linkedin, Twitter, Instagram, Youtube, direkt në website: Faleminderit 3.118.588 herë! Faleminderit secilit nga ju! Mirënjohje!