Jump to content

Përdoruesi:VullnetBiba1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vitaminat janë lëndë organike të cilat kanë rëndësi të veçantë për zhvillimin normal të njeriut dhe të kafshëve.Ato kanë strukturë mjaft komplekse. Shumë prej tyre janë produkte natyrore, të cilat nxirren nga bimët e ndryshme, por disa prej tyre mund të prodhohen edhe në laborator në mënyrë sintetike. Vitaminat janë të domosdoshme të merren në sasi të vogla me ushqim. Rëndësia e tyre është në shkëmbimin e lëndëve ne organizëm, në bartjen e energjisë (lipidet, proteinat etj) dhe si lëndë mbrojtëse nga sëmundjet e ndryshme. Vitaminat nuk mund të sintetizohen ne organizmat shtazorë, por vetëm në bimë dhe në mikroorganizma. Për këtë arsye duhen të merren përmes ushqimit të rregullt dhe të shumëllojshëm. Kryesisht merren përmes ushqimit të freskët siç janë pemët, perimet (sallata e gjelbër, spinaqi, lakra, domatja etj), qumështi, vaji i peshkut etj. Ushqimi i konzervuar përmban më pak vitamina. Me zierje të ushqimit, apo me tharje të tij, bëhet shpërbërja e vitaminave. Mungesa e vitaminave në organizëm shkakton çrregullime te ndryshme (rakiti, skorbuti, beri-beri etj.). Për shembull te detarët është i përhapur skorbuti, pasojë e përdorimit të ushqimit të konzervuar. Këto sëmundje evitohen me përdorimin e ushqimit të llojllojshëm (limoni, portokalli, spinaqi etj.). Nga këto produkte me metoda kimike mund të izolohet acidi askorbik , i cili njihet si Vitamina C. Në mungesë të ushqimit të llojllojshëm shkaktohet mungesa e vitaminave në organizëm që njihet si avitaminozë. Nevojat ditore të organizmit për vitamina janë të ndryshme. Ato mund të jenë prej disa pikogram deri ne disa miligram. P.sh. një njeriu të rritur brenda një dite i nevojiten 75 mg Vitaminë C. Vitaminat kanë strukturë mjaftë të ndërlikuar kimike. Disa prej tyre nuk përmbajnë grupe amine edhe pse emri vitaminë (aminë jetësore) është ruajtur.

Klasikimi i vitaminave bëhet sipas tretshmërisë së tyre. Ato ndahen në dy grupe :

  •  Vitaminat e tretshme në ujë,

  •  Vitaminat e tretshme në yndyra.

Vitaminat e tretshme në ujë

Këto vitamina gjenden në fruta pemësh dhe në perime, sidomos në pjesë e gjelbra të tyre. Ato në sasi të vogla gjenden edhe në artikuj që përmbajnë yndyrë. Në ketë grup vitaminash bëjnë pjesë: Vitaminat e grupit B, Vitamina C etj. Vitaminat e grupit B përfshijnë numër të madh vitaminash, të cilat quhen komplekse B. Këtu bëjne pjesë : Vitamina B1, Vitamina B2 (riboflavina), acidi pantotenik, Vitamina B6 (piridoksina), Vitamina H (Biotina), Vitamina PP (niacinamida) etj. Vitamina C ka strukturë të monosakarideve. Kjo vitaminë gjendet kryesishtë në frutat e tharta, lakra, speca etj. Kjo vitaminë e mbron e organizmin nga infektimet virusale. Avitaminoza e saj (skorbuti) manifestohet me gjakëderdhje të dhëmbëve.

Vitaminat e tretshme në yndyra

Keto vitamina gjenden në produkte yndyrore si në gjalpë, dhjamë të shtazëve,në fruta dhe në fara të shumë bimëve. Në ketë grup bëjnë pjesë vitaminat A, D, E, K, F etj. Vitamina A (retinoli) është e domosdoshme për rritje normale dhe shumim të organizmave. Gjendet në mëlçi, në vezë, në qumësht, në vaj të peshkut etj. Avitaminoza e saj e shkakton "terrin e pulave". Vitaminat K1 dhe K2 janë mjaftë të përhapura në bimë të ndryshme. Ato ndikojnë në koagulimin e gjakut. Vitamina E ( α - tokoferoli ) është derivat e benzopiranit. Kjo vitaminë e pengon oksidimin e komponimeve të pangopura në membranat qelizore dhe këeshtu pengon mplakjen e organizmit. Vitamina D (vitamina antirakitike) e rrit thithjen e joneve Ca2+ nga trakti intestinal. Kjo është e domosdoshme për depozitim normal të kalciumit në eshtra. Në këtë grup bëjnë pjesë Vitamina D2, D3 etj. Ky lloj vitaminash gjendet ne vaj peshku, në qumësht etj.

Vitaminat dhe Metabolizmi. Koenzimet

Roli i vitaminave është ai i veprimit të koenzimeve. Disa funksione të tjera të tyre ende nuk janë të sqaruara në mënyrë të plotë.Vitaminat kanë rëndësi për disa reaksione biokimike që zhvillohen në organizëm. Disa vitamina, të cilat hynë në përbërje të enzimeve funksionojnë si koenzime. Si koenzime keto janë të lidhura me njësi të monosakarideve (shpesh me ribozë) ose me estere të tyre me acid fosforik. Për shembull këtë funksion e ka Vitamina B. Koenzimet janë komponime organike, të cilat luajnë rol vendimtar në funksionimin e enzimeve. Ato mund të ndahen lehtë nga pjesa proteinike e enzimit. Për këtë arsye koenzimet konsiderohen pjesë të vogla enzimesh me përbërje joproteinike, të cilat çelës për aktivizimin e tyre. Ndër koenzimimet më të rëndësishme janë vitaminat e grupit B.