Jump to content

Poezia lirike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vepra lirike)

Vepra lirike është një gjini letrare ku shkrimtari nuk përshkruan ngjarje, përqëndrohet te ndjenjat dhe emocionet e veta për një çështje të caktuar. Një shembull e veprës lirike është Gjuha Shqipe e Gjergj Fishtës, ku shkrimtari përshkruan atë që ndien ai nga brenda për këtë gjuhë të bukur.

Fjala lirikë e ka origjinën nga greqishtja - lyra që do të thotë një instrument i lashtë muzikor. Në këtë gjini shquhet dhe mbizotëron natyra lirike ; këtu bëjnë pjesë të gjitha llojet e poezisë së lashtë, siç janë : himni, oda, ditirambi, epigrami, epitafi, idila, elegjia, etj.

Himni (nga greqishtja hymnos) është një vjershë që i është kushtuar dikujt apo diçkaje, të cilën njeriu e adhuron dhe e konsideron hyjnore. Në të kaluarën e lashtë mitologjike kjo formë e lirikës ka qenë e shpeshtë. Tradita e kësaj poezie të lashte lirike sot ruhet përmes himneve të shteteve, himneve të kombëtare etj. Himni më i njohur në botë është Internacionalia e poetit francez E.Potje.

Ode-ja Ode-ja (nga greqishtja ode) e ka origjinën në vjershat korale të Greqisë së vjetër. Tematika e saj shtrihet më gjerë se ajo e himnit. Shkruhet për nder të dikujt që është mjaft i afërt dhe i dashur me poetin. Është poezi e cila që i thurr lavdi një individi apo dhe një ngjarjeje.

Idila (nga greqishtja eidyllion) është nje lloj vjershe e lashtë lirike. Edhe pse ështe e percaktuar si tip, ajo njëkohësisht ka kuptim të zgjeruar. Nga një aspekt me Idil emërtohet çdo vepër letrare me temë nga jeta e qetë dhe e tërhequr në natyrë. Për të tilla mund të merren si ilustrim edhe disa fragmente nga vepra “Bagëti e Bujqësi” e Naim Frashërit.