Vine (program)
Vine është një program në pronësi të Twitter-it për telefonat mobil i cili u mundëson përdoruesëve të vetë të krijojnë dhe të postojnë klipe videosh. Videot e krijuara me Vine kanë gjatësi maksimale prej 6 sekondash dhe mund të shpërndahen apo vendosen nëpër shërbimet e rrjeteve shoqërore siç janë Twitter, i cili përfshiu këtë program në tetor 2012, dhe Facebook. Edhe pse Vine fillimisht ishte në shërbim vetëm të paisjeve iOS, Twitter-i po punon që ta sjell këtë program edhe në platformat tjera. Vine për Android-in u lëshua me 3 qershor 2013 për paisjet me versionin 4.0 ose më të lartë të Android-it.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vine është themeluar nga Dom Hofmann dhe Rus Yusupov në qershor të 2012; Colin Kroll iu bashkua Vine si shef kryesor i teknologjisë (CTO) një muaj më vonë. Kompania kaloi në pronësi të Twitter-it në tetor të 2012.
Vine doli për herë të parë me 24 janar 2013 si një program falas për iOS në iPhone dhe iPod Touch. Që nga 2 qershori 2013, Vine është i përdorueshëm edhe për paisjet Android si program falas, ngjashëm me versionin e iPhone.
Brenda pak muajsh, Vine u bë aplikacioni më i përdorshëm në treg për shpërndarjen e videove, edhe pse jo i përdorshëm në shumë paisje. Me 19 prill 2013, Vine bëhet programi falas më i shkaruari në iOS App Store.
Detaje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Programi Vine i lejon përdoruesitë e vetë të krijojnë sekuenca të shkurtëra videosh deri në 6 sekonda përmes programit për kamerë të Vine. Kamera regjistron vetëm gjatë kohës kur është i shtypur ekrani.
Pranimi dhe përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]BBC-ja e ka cilësuar arritjen e Vine si "hipnotizuese" dhe po ashtu vëren se jo vetëm që agjensitë e reklamave kanë qenë të shpejta në shfrytëzimin e potencialit të Vine por edhe ai efekti i ndaljesë së gjirimit është mjaft mirë i realizuar.
Porgrami është përdorur edhe për gazetari: me 1 Shkurt 2013, një gazetar Turk e përdori të dokumentonte pasojat e një sulmi vetëvrasës me bombë jashtë ambasadës Amerikane në Turqi, me këtë rast atij i mjaftuan 6 sekonda të përfshinte të gjitha detajet e rëndësishme.
Programi është përdorur nga Columbia Records të promovojë albumin e ri të Big Time Rush, "24/7", duke treguar emrat e këngëve të albumit.
Në më pak se një javë nga paraqitja e tij, filluan të shfaqeshin klipe videosh me përmbatje pornografike të gjiruara nga ky program. Pornografia nuk është e ndaluar me rregullat e Twitter-it. Një video me përmbajtje të theksuara seksuale madje edhe ishte rekomanduar nga administratorët e programit Vine, që Twitter-i e paraqiti si një "gabim njerëzor". Për arsye që përmbajtjet pornografike bien ndesh me rregullorën e shërbimeve të Apple, me 5 Shkurt 2013 Twitter rriti limtin e moshës minimale për shkarkimin e programit Vine nga 12 në 17 vjeç me kërkesën e Apple.