Voleza
Voleza është një fshat i vogël kodrinor qe ndodhet ne rrethin e Dibrës, 8 km larg qytetit te Peshkopisë qe është edhe qendra e rrethit ne fjale. Numri i shtëpive arrin deri ne 28 por numri i familjeve arrin deri ne 26 dhe kjo për shkak te imigrimit masiv drejt qytetit te Peshkopisë dhe rajonit perëndimor te RSH kryesisht drejt Tiranes dhe Durrësit. Popullsia aktualisht (2014) nuk i kalon 100 banor. Shtrihet ne një lartësi rreth 1000 m mbi nivelin e detit.
Fakte sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ne pergjithesi ky fshat dallohet për probleme te renda sociale, kjo për shkak te neglizhencës se organeve lokale te komunës Kastriot , por edhe te vete banoreve te saj. Ka një këshille fshati qe funksionon sebashku me atë te fshatit vrajnt te ndodhur rreth 1 km siper Volezes. Punonjësit e administratës janë te paket dhe pjesa me e madhe e tyre punojnë ne zonat e qytetit. Ne këtë fshat ndodhet edhe shkolla 9 vjeçare "Vrajnt" ne te cilën zhvillojnë mësim tre fshatra ; Voleza, Vrajnti dhe Limjani ne raste te rralla edhe nxënës nga fshatra te tjerë. Infrastruktura është shume e dobët pavaresisht rruges se re te sapo ndertuar e cila ka shkuar drejt degradimit për shkak te mos mirmbajtjes se saj dhe punimeve te dobëta. Popullsia merret kryesisht me bujqësi dhe blektori (ne stinën e veres blektoret migrojne me bagetite e tyre kryesisht te imeta dhe gjedhe drejt bjeshkës rreth 5 km larg). Burim tjetër te ardhurash sherbejne edhe mledhja dhe kultivimi (kohet e fundit) te bimeve mjeksore ndersa burimi kryesor i te ardhurave mbeten remitancat e emigranteve kryesisht nga Greqia dhe Italia.
Disa statistika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Numri i popullsisë varijon deri ne 65 banore rezident ku përqindjen me te madhe e zë mosha e re, por verehet një tendencë e uljes se lindshmerise.
- Mosha mesatare 60 vjeç.
- Raporti meshkuj - femra (dominojne femrat).
- Besimi fetar : kryesisht mysliman.
- Anlfabetizmi është një dukuri inekzistente, arsimimi është nje dukuri qe tashme ka gjetur perkrahjen e banoreve duku u larguar goxha shume nga mentaliteti qe ka mbizoteruar per nje kohe te gjate ne zonat veriore te Shqiperise.
- Kombesia : shqiptare.
- Ka vetëm një mbiemër (MUÇA), por e ndare ne dy lagje; Voleza e siperme dhe Voleza e poshtme.
Vecori te fshatit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrenojat e Kalase se Volezes afer te ciles ndodhej edhe nje kishe prandaj edhe vendi rreth saj quhat "kisha".
- Shtepite e vjetra te tipit kulle.
- Hapsirat pyjore dhe ato te tjera perreth.
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna Kastriot
- Censusi