Velime
Velime (Arabisht: وليمة walīmah) ose banket dasme, është një nga dy pjesë tradicionale në dasmën Islame. Walimah performohet pas nikahut (Arabisht: نكاح) ose ceremonisë martesore. Fjala walima rrjedh nga fjala awlam që do të thotë tubim.
Në Islam
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Velime në fenë islame ka për qëllim të jetë një kohë e veçantë dasmës. Është një term i marrë nga awlam, i cili është një tubim, sepse është në njëjtin kohë bëhet një deklaratë martese dhe një rast për të filluar një takim të çiftit dhe të njohësve të tyre në këtë festë. Përgjigja e ftesës është e detyrueshme sipas sheriatit përveç nëse ke justifikim.
Shumica e dijetarëve thojnë se kjo është synnet i konfirmuar nga profeti Muhammed.
Përdorime tjera për Velime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Velime në përkthim literal do të thotë "të mblidhen" dhe përdoret për të përshkruar një asamble apo parti që feston ngjarje të mëdha të jetës. Velime është në thelb e këmbyeshme me terma amerikane dhe angleze si: pritja e dasmës ose festimi (kur mbahet për të festuar martesën), ditëlindje (kur mbahet për të festuar lindjen e një të porsalinduri), ose festë shtëpiake (kur mbahet për të festuar blerjen e një shtëpi të re). Në mënyrë të ngjashme, velime në përgjithësi është e këmbyeshme me termat e gjuhëve / kulturave të tjera që në thelb do të thotë të mblidhen për qëllime të festimit të një shtëpie martesore, të porsalindur ose të re. Ndonëse është një term arab, nuk është domosdoshmërisht një term i rezervuar për muslimanët në vetvete, pasi që fjala thjesht përshkruan ngjarjen që do të festohet.