Wikipedia:Artikulli i ditës/13, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kosova (historikisht: Dardania, serbisht: Косово, Kosovo), zyrtarisht Republika e Kosovës (srb.: Република Косово, Republika Kosovo; anglisht: Republic of Kosovo), është vend i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në qendër të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri me Serbinë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Shqipërinë dhe në perëndim me Malin e Zi. Ka sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 2 milion banorësh, prej të cilëve afro 600 mijë banojnë në Prishtinë, kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit. Shumica dërmuese e popullsisë janë shqiptarë, ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët, turqit, boshnjakët, romët, ashkalinjtë, egjiptasit dhe goranët.

Shiko më shumë...