Wikipedia:Artikulli i ditës/37, 2011.

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Abdurrahim Buza lindi më 22 dhjetor 1905 në Shkup në një familje gjakovare; vdiq më 1987. Në moshën tetë vjeçare mbes jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kur kthehet në Tiranë. Në vitin 1933 ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja ku punon si pedagog i vizatimi dhe më vonë nëndrejtor.

Shiko më shumë...