Zhurmat në sistemet komunikuese

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

ZHURMAT NË SISTEMET KOMUNIKUESE[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhurmë në sistemet komunikuese konsiderohen sinjalet e padëshiruara të cilat paraqiten në marrës. Zhurma është gjithmonë prezente dhe ndikon negativisht në zvoglimin e aftësisë së marrësit për ta identifikuar në mënyrë të saktë sinjalin e dëshiruar. Sinjalet e zhurmës janë të rastit dhe shkaktohen prej burimeve të ndryshme. Varsisht nga burimet zhurmat ndahen në:

ZHURMAT E JASHTME

Në zhurmat e jashtme hynë zhurmat qe i krijon njeriu ( deri në 500 MHz ), p.sh. zhurmat e shkaktuara nga : linjat e tensionit të lartë që e furnizojnë sistemin, dritat fluroscente, komutatorët e motorëve elektrike, etj. Zhurmat që i krijon njeriu janë më të dobishme në vendet me popullsi më të rrallë prandaj paisjet e ndryshme komunikuese siq janë stacionet satelitore kryesisht vendosen nëpër shkretira.

Zhurma atmosferike: Shkaktohen nga dukuritë qe ndodhin në atmosferën e tokës. Burim kryesorë i tyre është zbrazja elektrike atmosferike (rrufeja). Spektri frekuencor i kësaj zhurme shtrihet në tërë radio-spektrin, ndërsa fuqia e saj është në përpjestim të zhdrejtë me frekuencën. Kjo domethënë se për frekuencat e ulta është më problematike zhurma atmosferike sesa për frekuenca mbi 20 MHz.

Zhurma kosmike: Gjenerohet prej Diellit dhe yjeve tjera të paraqitur me frekuencat 8 MHz – 1.5 GHz.

ZHURMAT E BRENDSHME

Zhurmat e brendshme i gjeneron vetë marrësi dhe qarqet tjera. Zhurma e brendshme i superponohet zhurmës së jashtme dhe ndikimi më i madh i tyre është në hyrje të qarkut të parë të marrësit (amplifikatori i parë), sepse sinjali në atë pikë është më i dobët ndërsa zhurma e ka vlerën më të madhe. Në zhurmë të brendshme hynë : zhurma termike e cila është njëra prej zhurmave më të rëndësishme në Telekomunikacion.

Zhurma termike: Zhurma termike shkaktohet nga lëvizja kaotike e elektroneve nëpër përques. Lëvizja kaotike e elektroneve është veti e vetë materjes dhe është prezente në të gjitha sistemet temperatura e të cilave është më e madhe se 0°K. Kështu lëvizja kaotike e elektroneve nëpër rezistorë nëpër temperaturë T ≥ 0°K e prodhon zhurmën termike të rezistorit. Tensioni i zhurmës në skaje të rezistorit është madhësi e rastësishme.