Jump to content

Zagoria

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Zagori)

Zagoria është zonë gjeografike dhe etnografike shqiptare në rrethin e Gjirokastrës. Kufizohet nga mali i Dhëmbelit në lindje dhe i Lunxhërisë në perëndim. Është e ndërtuar nga flishi paleogjenik që formon një sinklinal dytësor në trajtë lugine në brezin antiklinal të Beratit. Lugina ka fund të ngushtë dhe shpate të pjerrëta. Përmes saj rrjedh lumi i Zagorisë (degë e Vjosës). Në krahun e djathtë të shtratit të lumit dalin një sërë burimesh karstike. Mbulesa pyjore është e rrallë. 10 fshatra të vendosura në të dy anët e luginës deri në lartësinë 800 m, perfaqesojne krahinen, me qender administrative fshatin Nivan. Fshatrat e Zagorise jane: Sheper, Nivan, Konckë, Nderan, Topove, Hoshteve, Lliar, Zhej, Doshnice, Vithuq. Prej 2018-es parku pyjor i Zagorise eshte shpallur nga qeveria shqiptare "Park Kombetar Natyror" i mbrojtur nga shteti.