Zbulesa e Gjonit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

LIBRI I APOKALIPSIT/ZBULESA[redakto | redakto tekstin burimor]

Si zakonisht në të gjithë literaturën apokaliptike, qëllimi kryesor i librit është inkurajimi i besimtarëve që përndiqen ose të cilët janë në prag të përndjekjes Pikërisht ky libër është ai për të cilin kishte nevojë kisha për dy shekujt e mëpasshëm kur do ta përndiqte shteti pagan romak, herë sporadikisht herë për një kohë të gjatë. Në këtë libër Babiloni identifikohet lehtësisht me Romën, kurse prostituta me kultin e perandorit gjoja hyjnor. Ky interpretimi historike nuk përjashton një plotësim të ardhshëm, për të cilin shteti totalitar i nazizmit ose komunizmit është vetëm një provë e përgjithshme.

Libri i Apokalipsit (ose i Zbulesës) është libri i fundit i Dhiatës së Re dhe për këtë edhe libri i fundit i mbarë Biblës. Prandaj, s’është çudi se në këtë libër bëhet fjala për ngjarjet e së ardhmes. Për shumicën duket një libër shumë misterioz, por çelësi i kuptimit ndodhet në Dhiatën e Vjetër, në të cilën edhe bazohet. Ka rreth 500 citate nga DhV! Këtë libër e shkroi apostull Gjoni, si pasojë e vegimit që pati në ishullin Patmos, ku romakët e kishin mërguar për shkak të predikimit të ungjillit. Data e shkrimit të librit është diku nga viti 96, në kohën e perandorit Domician. Domiciani ishte një nga perandorët e parë që nguli këmbë për t’u adhuruar si zot dhe perëndi sa ishte ende gjallë. Këtë kult e zbatoi veçanërisht në Azinë e vogël ku Gjoni ishte ipeshkëv në Efes. Për shkak se refuzoi të merrte pjesë në një kult të tillë, romakët e mërguan në ishullin Patmos. Ndërkohë, në stere, salvimi bënte kërdi; i vranë disa të krishterë që banonin në qytetet ku po zbatohej kulti i perandorit. Pergami quhet vendi i fronit të Satanit, sepse duke qenë kryeqytet i provincës romake të Azisë, ishte selia e kultit idhujtar të adhurimit të perandorit. Në këtë kohë kritike, siç duket, shtatë bashkësitë, në krahinën e Efesit, dërguan një delegacion te Gjoni për të marrë këshilla për shkak të problemeve që kishin në kishat e tyre. Letrat drejtuar shtatë kishave (kap. 2-3) formojnë përgjigjen që vetë Jezusi ua dha këtyre përfaqësuesve me anë të apostullit Gjon. Sipas një interpretimi tjetër, engjëjt janë përfaqësuesit qiellorë të kishave, por na vjen të vështirë ta kuptojmë se si atyre mund t’u drejtohen letra.

Por, së pari, këto bashkësi duhej të kujtoheshin për Atë që është objekti i besimit të tyre; Jezusin, Mesinë e ringjallur dhe të ulur në madhështinë qiellore, që është Zot i Kishës dhe i historisë; i vetmi që mund ta çlirojë botën nga robëria e Satanit dhe të ngrejë atje mbretërinë e Perëndisë. Kështu, kapitulli i parë i kushtohet vegimit të Jezusit, shumë i ngjashëm me atë që kishte parë Danieli. Kjo cakton lidhjen ndërmjet Personit që e kishte parë Danieli dhe Personit që e pa Gjoni. Është i njëjti Person dhe tani erdhi të plotësojë atë që kishte premtuar në librin e Danielit (10,5-6); të ndërhyjë në historinë e botës për ta dënuar botën për rebelim dhe për të ngritur mbretërinë mesianike. Biri i njeriut (Jezusi) paraqitet nën tiparet e kryepriftit të madh (me petk dhe një brez të gjerë rreth parmës shih Dal 28,4; 39,29) dhe me flokët e të Përjetshmit (Dan 7,9), me këmbët e bronzit të keruvëve që simbolizojnë gjithpranishmëri dhe lëvizshmëri (Jehezkel 1,7), dhe me zërin e lavdisë së Zotit që po kthehet (Jehezkel 43,2).

Në letrat drejtuar shtatë kishave marrim vesh se problemi kryesor në këto kisha ishte herezia gnostike që shkaktonte shthurjen e moralit si edhe komprometimin me sistemin pagan botëror. Kjo me radhë shkaktonte dobësimin e besimit dhe aftësisë për të qëndruar besnik ndaj Jezusit nën përndjekje. Edhe një fakt shqetësues që shfaqjet në këto letra ishte këtu; çifutët e vendit po denonconin të krishterët. Jezusi i quan një sinagog i Satanit, sepse ata luajnë rolin e Satanit (akuzuesit pa arsye) dhe janë pa justifikim. Ata kishin bashkuar me liturgjinë e sinagogës mallkimin formal që vijon; «Që nazareasit (d. m.th. të krishterët) dhe heretikët e tjerë të fshihen nga libri i jetës.» Për këtë Jezusi iu përgjigjet: Unë nuk do ta fshij emrin e tij nga libri i jetës. Përkundrazi, në prani të Atit dhe engjëjve të tij, do të pranoj publikisht se ata më takojnë mua. Por, Jezusi paralajmëron disa bashkësi (kisha) se në qoftë se nuk i braktisin mëkatet e veta, janë në rrezik të heqin dorë nga besimi kur përndjekja të arrijë kulmin. Jezusi mbaron çdo letër duke i nxitur dishepujt e tij që të mbeten besnikë ndaj tij, me çdo kusht, sepse i pret shpërblim i madh. Qëllimi i librit, pra, është para së gjithash praktik. Është nxitimi për të krishterët që të qëndrojnë besnikë ndaj Jezusit në kohën kur i përndjek shteti totalitar që kërkon nga ata gjërat që i përkasin vetëm Perëndisë. Kështu, ky libër ishte veçanërisht i përshtatshëm për të krishterët e shekujve të mëtejshëm që do të pësonin salvim në perandorinë romake. Në shekullin tonë, me kthimin e shtetit totalitar, ky libër është përsëri i përshtatshëm për të krishterët që ndodhen në një gjendje të ngjashme. Sidoqoftë, që nga kapitulli 4, ky libër hyn në hollësi të imta për të ardhmen. Flitet për ngjarjet që i përkasin shtatë viteve të fundit të historisë botërore, menjëherë para kthimit të Mesisë, kthimit të Izraelit dhe ngritjes së mbretërisë mesianike. Kjo periudhë përshkruhet shkurt në librin e Danielit. Në këtë libër bëhet fjalë për profecinë e shtatëdhjetë periudhave prej shtatë vjetësh që çojnë në shkatërrimin e sundimit të Satanit dhe në ngritjen e mbretërisë së Mesisë. Në librin e Apokalipsit këto ngjarje janë përshkruar me hollësi të imta. Shumica e këtyre hollësive kanë të bëjnë me kataklizma natyrore, lufta bërthamore, popullsi botërore që refuzon të kthehet nga mëkatet te Perëndia dhe shteti totalitar që përndjek pakicën e popullsisë, e cila refuzon ta adhurojë, sepse ka besnikërinë më të lartë (te Perëndia). Intensiteti i luftës shpjegohet nga fakti se pushteti i Satanit në këtë botë është aq i rrënjosur saqë më shumë vështirësi e lëshon. Libri përshkruan zemërimin e fundit të Tij, para se të mundet dhe përjashtohet nga Mesia që po vjen. Shtatë vitet e fundit të historisë së kësaj bote, para kthimit të Mesisë, i ngjajnë një drame. Në gjysmën e librit njihemi me aktorët. Ata janë;

1) Një konfederatë prej 10 kombesh nën udhëheqjen e diktatorit me emrin Egërsira, i cili del nga deti (simbol për kombet). Ky diktator kërkon të adhurohet dhe vret ata që nuk e pranojnë. Fillimin e kësaj konfederate disa e shohin në Bashësinë Evropeane (BE), e cila përshkruhet në një vend tjetër si një formë e rilindur e perandorisë romake (të simbolizuar me kuçedër të kuqe). Babiloni simbolizon Romën, dhe si shtrirje e fjalës, sistemin botëror në kundërshtim me Perëndinë. Ky sistem është i lidhur me lavirën e madhe, e cila është simbol për kultin idhujtar shtetëror (adhurimi i perëndive romake dhe i perandorit). Kapitulli 18 tregon për shkatërrimin e kësaj perandorie dhe të sistemit të rremë.

2) Kombi i Izraelit nën udhëheqjen e Mesisë së rremë, me emrin Antikrisht ose Profet i rremë (Egërsira e dytë). Kjo egërsirë po dilte nga toka, e toka do të thotë toka e Izraelit (hebr. erec Jisrael). Ky njeri lidh një marrë- veshje prej 7 vjetësh me diktatorin perëndimor që garanton mbrojtjen e Izraelit si edhe lirinë e kultit fetar. Pas 3 vjetësh e gjysmë, kjo marrëveshje shkelet kur diktatori perëndimor e pushton Izraelin dhe e detyron me adhurimin e vetvetes në Tempull. Kështu kombi izraelit bie në idhujtari. Për këtë bie dënimi nga Perëndia në mbarë kombin në formën e ngushticës së madhe. Vetëm kthimi i Mesisë, në kulmin e shkatërrimit, e shpë- ton kombin nga shuarja e plotë nga duart e armiqve.

3) Teprica besnike e besimtarëve. Na vjen të vështirë ta mohojë faktin se kisha është e pranishme gjatë shumicës së ngjarjeve të përshkruara në librin e Apokalipsit, por rrëmbehet nga fundi. 144.000 vetat përfaqë- sojnë tepricën e Izraelit (12 x 12 x 1000): mbarë Izrael që do të kthehet te Mesija me kthimin e tij (Rom 11,25-26). Nga ana tjetër turma nga çdo kombi janë ata që kanë kaluar provën e rënde: d.m.th. brezi i fundit i kishës. Pretendimi që kisha nuk ka asnjë vend në ngjarjet e Apokalipsit (pas kapitulit të tretë) bazohet në një presupozim që duhet sjellë artificialisht nga jashtë. Drama mbaron me betejën e fundit të Har-Magedonit në Izrael, në të cilën shkatërrohen plotësisht ushtritë e kombeve pagane, të cilat e rrethuan Izraelin për ta asgjësuar. Kjo ndodh kur të kthehet Mesia, i cili i mund ato. Në këtë çast, pjesa e kombit izraelit që mbetet, më në fund, e pranojnë Jezusin si Mesinë. Satanin e lidhin, kështu që nuk mund t’i mashtrojë më kombet, dhe fillon sundimi i Mesisë në shkallën botërore. Populli i Perëndia sundon së bashku me Atë dhe Izraeli e udhëheq botën në adhurimin e Perëndisë, duke mësuar kombet për udhët dhe vullnetin e Tij. Në fund të sundimit të një mijë vjetëve, lirohet Satani, i cili nxit kombet për të ngritur krye kundër Perëndisë, por mposhtet menjë- herë ky rebelim i fundit. Zhduket bota e vjetër dhe paraqitet Gjyqi i Fundit. Pas kësaj, Perëndia krijon qiellin e ri dhe tokën e re, në të cilën do të banojë populli i Perëndisë.

Kjo nuk është diçka e pamundur që do të ndodhë në të ardhmen e largët. Ka shumë shenja që do të fillojnë së shpejti shtatë vitet e fundit të historisë së botës.

Struktura e librit: siç duket, renditja nuk është kronologjike, por tipikisht semitik. Gjoni e shkruan librin e tij (nën frymëzimin e Shpirtit të shenjtë) si një simfoni ku kompozitori përsërit temën kryesore por me variacione: çdo variacion i shton diçka të re kompozicionit në tërësi. Stili semitik i Apokalipsit favorizon pikëpamjen, sipas së cilës vulat, trumbetat dhe gotat plotësohen njëkohësisht si vijon: vulat 1 2 3 4 5 6 7 trumbetat 1 2 3 4 5 6 7 gotat 1 2 3 4 5 6 7 Kjo do të thotë se fatkeqësitë që sjellin vulat, do të shtrihen nëpër tërë periudhën e ngushticës së madhe, ato e trumbetave nëpër pjesën e dytë, kurse ato e gotave do të koncentrohen në fund, kështu që i shtatmi në çdo seri është identik dhe çon deri te kthimi i Mesisë. Tiparet e stilit semitik janë: 1. Përmbledhje e gjerë e ngjarjeve, të cilëve shtohen hollësitë me rikujtimet e mëtejshme të së kaluarës. 2. Kronologjikisht vegimet apokaliptike lëvizin tutje-tëhu me një shpejtësi që ngatërron mendjet tona perëndimore. P.sh. hyhet në temën e martirizmit në 6,9-11, por zgjerohet në fragmentet që vijojnë: 12,13-17; 13,7-8.15; 14,13. Në 7,9-17 paraqiten turma e madhe shenjtërish që dalin nga ngushtica e madhe, e kjo na çon deri te fundi i Ngushticës (shih 7,15-17; 21,3-4). Kap. 11 na çon, gjithashtu, deri te fundi i Ngushticës. Vegimi i kap. 12 na kthen në lindjen e Mesisë dhe shtrihet deri te fundi i Ngushticës (rr.14). Në 13,5, 42 muajt na çojnë përsëri deri te fundi i Ngushticës. Vegimi i 144.000 vetave që qëndrojnë bashkë me Qengjin në malin e Cionit (14,1-5) mund të plotësohet vetëm pas kthimit të Mesisë mbi tokë. Në 14,17-20 arrijmë deri te beteja e Harmagedonit, dhe kjo përsëritet në 16,16. Në fund, përshkrimi i plotë i betejës vjen në 19,11-21. Në dritën e këtij stili semitik, nuk na duket se vulat, trumbetat dhe gotat vijnë njëri pas tjetrit.

Vula e gjashtë na çon te katastrofa e fundit, kur të kthehet Mesia, sepse zemërimi i Qengjit është duke goditur keqbërësit, të cilët u bëjnë thirrje shkëmbinjve për t’i mbuluar (6,12-17). Dukuritë qiellore që ndodhin nën vulën e gjashtë janë pikërisht ato, për të cilat Jezusi tha se do të ndodhin pas Ngushticës dhe menjëherë para kthimit të tij (shih Mt 24,29-30). Këtej rrjedh se vula e shtatë ka të bejë me kthimin e Mesisë. Përsëri, pohimet e shprehura nën trumbetën e shtatë nuk mund të plotësohet derisa të vijë Mesia pas fundit të Ngushticës (11, 15-19). Sepse, mbretëritë e botës nuk do t’i takojnë Mesisë dhe ai nuk do ta fillojë sundimin e tij mbi to derisa të vijë vetë (rr. 15). Koha e zemërimit të derdhur mbi kombet do të ndodhë në betejën e Harmagedonit (rr. 18). Gjykimi i të vdekurve dhe shpërblimi i besimtarëve do të ndodhë pas Ngushticës. Prandaj është e qartë se edhe vula e shtate edhe trumbeta e shtatë përputhen kronologjikisht.

Të gjitha shtatë gotat grupohen në fund dhe derdhen menjëherë para se të vijë (dhe kur të vijë) Mesia. Ato janë të fundat, sepse derdhen së fundi (15,1). Konkretisht, Harmagedoni përmendet me emër nën gotën e gjashtë (16,16) dhe ikja e ishujve dhe maleve (16,20) i përgjigjet vulës së gjashtë (6,12-17).

Vula e shtatë, trumbeta e shtatë dhe gota e shtatë nuk mund të ndahen, sepse përmbajtja e tyre identitike dhe tipari përfundimtar i tyre nuk mund të plotësohen tri herë! Kështu, zemërimi i Perëndisë nuk shtrihet nëpër tërë Ngushticën. Këto fragmente në librin e Apokalipsit që përmendin derdhjen e zemërimit hyjnor, kanë të bëjnë, më saktë, me mbarimin e Ngushticës.

HOLLËSITË: a) Vulat, trumbetat dhe gotat: Vulat, siç duket, e kanë burimin në prishjen njerëzore: Vula 1: militarizmi. Vulat 2: luftëra, që rrjedhin nga militarizmi Vula 3: zi buke, që rrjedh nga luftërat Vula 4: vdekja, pasoja e zisë së bukës dhe shkatërrimit të tjerë të luftës Vula 5: përndjekja dhe martirizmi i besimtarëve (të brezit të fundit të kishës). Vula 6: fenomet qiellore që, sipas Jezusit, do ta paraprijnë menjëherë kthimin e tij (Mk 13,24-26; Mt 24,29-30; Lk 21, 25-27). Vula 7: heshtje në qiell, bubullima, vetëtima, dhe tërmeti

Trumbetat, siç duket, rrjedhin nga veprimtari djallëzore. Trumbeta 1: Breshra, zjarri (ose vetëtima), dhe gjak që sjellin si përfundim djegien e tokës. Trumbeta 2: hedhja në det e vullkanit që shpërthen (malit të ndezur), që sjell si përfundim shndërrimin në gjak të një të tretë të detit dhe vdekjen dhe shkatërrimin e një të tretë të jetës dhe anijeve në det. Trumbeta 3: Bjerja e meteoritit, të përshkruar si yll i zjarrtë që quhet Hidhërim, në një të tretë të furnizimit me ujë në terik (lumenjtë dhe burimet), e kjo i shndërron në ujë të hidhëruar dhe helmues. Shume veta vdesin. Trumbeta 4: errësimi i diellit, hënës dhe yjeve me një të trejtë. Trumbeta 5: hapja e humnerës së pa fund nga një yll (Satani) që kishte rrënë në tokë, që sjell si përfundim torturën e njerëzve: djajtë krahasohen me karkalecat me bisht si akrepa. Trumbeta 6: një fatkeqësi tjetër, në të cilën kalorësit djallëzorë vrasin një të tretë të njerëzimit. Trumbeta 7: Kthimi i mbretërive të kësaj bote në mbretërinë e Krishtit: vetëtimë, bubullimë dhe tërmet, koha e gjykimit dhe shpërblimit.

Gotat simbolizojnë fatkeqësitë që e kanë burimin në zemërimin e Zotit. Gota 1: lunga të këqija. Gota 2: shndërrimi i detit në gjak, që sjell si përfundim vdekjes së jetës në det (intensifikimi i trumbetës ë dytë). Gota 3. shndërrimi i të gjithë lumenjve dhe burimeve në gjak (intensifikim i trumbetës së tretë). Gota 4: ngrohtësia e madhe 182 Gota 5: errësira dhe dhimbja Gota 6: mbledhja e hordhive nga Lindja për betejën e Har-Megidonit në Izrael. Të gjitha kombet i afrohen Izraelit për ta shkatërruar, por Krishti e shpëton Izraelin pikërisht në kohë.. Gota 7: U krye!, tërmet, bubullim dhe vetëtima, dhe shkatërrimi i fuqive pagane.

Lufta shpirtërore: në librin e Apokalipsit shohim se si lufta vendimtare ndodh në qiell, midis forcave të Satanit (që munden dhe përjashtohen) dhe forcave të Zotit. Ndryshimet në qiell shkaktojnë automatikisht ndryshimet në tokë. Qielli konsiderohet si qielli i dytë, ku ndodhen engjëjt e Satanit. Për këtë arsye duhet jo vetëm një tokë e re, por edhe një qiell i ri. Në vegimin e fundit (6,12-17) bien trupat qiellore (që simbolizojnë forcat e Satanit) dhe zhduket qielli (banesa e tyre), sepse banorët tokës ende mbeten në jetë (rr. 15). Me fjalë të tjera, ngushtica e madhe paraqitet nën tiparet e kataklizmit të fundit që do të ndodhë vetëm në fund të mbretërimit të 1000 viteve (shih 20,11).

Babiloni: Babiloni simbolizon Romën, sepse Roma e kishte zëvendë- suar atë si qendër e idhujtarisë, imoralitetit dhe përndjekjeve të popullit të Zotit. Kapitulli 17 thekson fenë e rremë të Romës pagane, kurse kapitulli 18 tregtimin dhe materializmin e atij qyteti. Ka shumë aluzione për profecitë e DhV (shih Jeshaja 13, 14, 46-48 (veçanërisht Jirmija 50, 51 si dhe profecinë kundër Tirit (Jehez. 26-28). Ndërsa Tiri kishte qenë ndërmjetës tregtar i madh i Lindjes, Roma ishte pazari i madh për ngarkesave të tyre. Ostia, si kryeport i Romës, ishte një nga qendrat tregtare më të madhe të perandorisë. Nuk kishte asgjë mëkatare për mallrat që përbënin tregtinë luksuoze të Romës, derisa prostituta e madhe t’i përdorte ato për ta mashtruar njerëzimin me një materializëm idhujtar. Natyrisht Babiloni simbolizon, gjithashtu, shoqëria njerëzore në formën e saj të fundit. Babilonia karakterizohet nga të këqijat morale si vrasja, çoroditja, magji, imoraliteti, dhe vjedhja, të cilat janë vetëm simptomet e idhujtarisë së njeriut, e cila përbëhet në thelb nga refuzimi i tij të pranojë gjendjen e tij si krijesë si dhe varësinë e tij nga Krijuesi

c) Të korrat dhe të vjelat: të korrat simbolizon dënimin e kombeve, kurse të vjelat shkatërrimin e kombeve të mbledhura në Izrael. Të dy ngjarjet ndodhin në fund të ngushticës, njëra pas tjetrës (Joel 3,13).

d) Dasma e qengjit: ndodh (shih 19,5-10) pas kthimit të Krishtit në tokë.

dh) 144.000 të vulosurit prej Izraelit. Çfarë është identiteti i tyre? Ata do të jenë kandidatët izraelitë për kthimin e mëvonshëm te Mesija. Ata janë të vulosur për përjetimin e katastofave të ngushticës së madhe. Nga ana tjetër ata të shpëtuar nga të gjitha kombet e botës janë ata që e kaluan provën e rëndë e të madhe: i lanë rrobat dhe i zbardhën me anë të gjakut të Qengjit (Apokalipsi 7,14). Kjo provon se kisha do të jetë në tokë gjatë ngushticës së madhe.

e) Mbretërimi i 1000 vjetëve: përshkruhet me hollësi vetëm në fund të librit (21,9-22,5). Besimtarët do të banojnë, bashkë me Krishtin, në Jerusalemin e ri, i cili do të ketë zbritur në tokë (21,10). Kështu, për besimtarët, gjendja e fundit fillon tashmë në kohën e mbretërimit të 1000- vjetëve, pas ringjalljes nga të vdekurit. Ringjallja presupozon një ekzistencë tokësore, por jo e kufizuar nga dimensionet tona të kohës dhe të hapësirës. Brenda qytetit të shenjtë nuk ka më tempull, ndryshim kombësie etj, por jashtë qytetit, ku banojnë paganët, është çështje tjetër.