Jump to content

Vendbanimet informale në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Ndërtimet informale" sjell në këtë artikull.
Zona informale Bathore, Tiranë 2008

Zonat informale (të quajtura ndryshe edhe ndërtime informale) janë zona me ndërtime të jashtëligjshme. Kryesisht në Shqipëri janë zhvilluar si pasojë e nevojë së njerëzve të varfër për të kërkuar alternativa punësimi dhe jetese pranë qyteteve të mëdha.

Karakteristikë e këtyre zonave është mungesa e infrastrukturës fizike si rrugë, kanalizime apo infrastruktura dhe shërbimet sociale si shkolla, çerdhe etj.

Ndërtimet informale në Shqipëri filluan pas vitit 1990 pas rënies së komunizmit dhe në përgjithësi përbëheshin nga ndërtesa banimi në rrethinat e qyteteve kryesore dhe ndërtesa me funksione tregëtie kryesisht afër qendrave të qyteteve.[1]

Gjatë komunizmit konteksti specifik ekonomik, historik, politik dhe social kishin krijuar një fuqi politike shumë të përqëndruar që kontrollonte shpërndarjen e resurseve kombetare (përfshi edhe njerëzit) në degët e ndryshme të ekonomisë ashtu si edhe shpërndarjen e tyre në vend.[2]

  1. ^ Peter Nientied, "The question of town and regional planning in Albania"[lidhje e vdekur], Habitat International, Volume 22(1), p.41-47.
  2. ^ Berth Danermark, "Post-war urban and regional development in Albania"[lidhje e vdekur], Habitat International, Volume 17(2).