Borussia Dortmund
Pseudonimi(et) | Die Borussen
Die Schwarzgelben (Verdhezinjtë) | |||
---|---|---|---|---|
Themeluar | 19 dhjetor 1909 | |||
Stadiumi | Signal Iduna Park | |||
Kapaciteti | 81,264 vende | |||
Pronari | Reinhard Rauball | |||
Trajneri | Lucien Favre | |||
Liga | Bundesliga | |||
2021/22 | 3 | |||
Faqja zyrtare | [[1] Faqja zyrtare e klubit] | |||
|
Ballspielverein Borussia 09 e.V. Dortmund, njohur zakonisht si Borussia Dortmund ([boˈʁʊsi̯a ˈdɔʁtmʊnt], Dortmund, ose BVB, është një klub futbollistik gjerman me seli në Dortmund, North Rhine-Westphalia. Klubi është pjesë e një shoqate antarsimi sportive me më shumë se 115,000 antarë,[1] duke e bërë BVB-në shoqatën e sportive të antarsimit të tretë më të madhe në Gjermani. Dortmund luan në Bundesligë, liga elitare e futbollit gjerman. Dortmundi është një nga klubet më të suksesshme në historinë e futbollit gjerman.[2][3]
Borussia Dortmund u themelua në vitin 1909 nga shtatëmbëdhjetë lojtarë nga Dortmundi. Klubi ka fituar tetë kampionate gjerman, tre DFB-Pokal, pesë DFL-Superkupa, një Ligë Kampionesh, një Kupë UEFA të Fituesve të Kupës dhe një Kupë Ndërkontinentale. Fitorja e tyre në Kupën e Fituesve të Kupës në vitin 1966 i bëri klubin e parë gjerman që fiton një titull europian.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1909–1949: Themelimi dhe vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dortmundi u themelua më 19 dhjetor 1909 nga një grup të rinjsh të pakënaqur me Trinity Youth të sponsorizuar nga Kisha Katolike, ku ata luanin futboll nën syrin e ashpër dhe jo simpatik të priftit lokal. Prifti, at Dewald u bllokua te dera kur u përpoq të prishte mbledhjen organizative që po zhvillohej në një dhomë të pubit lokal, Zum Wildschütz. Themeluesit ishin Franz dhe Paul Braun, Henry Cleve, Hans Debest, Paul Dziendzielle, Franz, Julius dhe Wilhelm Jacobi, Hans Kahn, Gustav Müller, Franz Risse, Fritz Schulte, Hans Siebold, August Tönnesmann, Heinrich and Robert Unger, Fritz Weber dhe Franz Wendt. Emri Borussia është Latinisht për Prusia, por u mor nga birra Borussia nga birraria e afërt Borussia në Dortmund.[4]
1950–1961: Trofetë e parë kombëtarë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1962–1989: Debutimi në Bundesligë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]1990–1999: Epoka e artë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2000–2008: Shekulli ri dhe Borussia "bëhet publike"
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në tetor 2000, Borussia Dortmund u bë klubi i parë – dhe deri më tani i vetmi – i tregtuar publikisht në bursën gjermane.[5]
Në sezonin 2001–02, Dortmundi u shpall kampion i Bundesligës për të tretën herë në histori. Ata patën një ecuri të jashtëzakonshme në fundin e sezonit, duke parakaluar Bayer Leverkusenin në javën e fundit të kampionatit. Trajneri Matthias Sammer u bë njeriu i parë në historinë e klubit që e fiton titullin si lojtar dhe trajner.[6] Në të njëjtin sezon, ata u mposhtën në finalen e Kupës UEFA nga ekipi holandez Feyenoord.
2009–vazhdon: Rikthimi në maja, epoka e Klopp
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në sezonin 2009–10 Dortmundi i Klopp arriti një vend të 5të në kampionat, duke u rikthyer në Ligën e Evropës. Ata humbën mundësinë të kualifikoheshin në Ligën e Kampioneve pasi nuk fituan në dy ndeshjet e fundit ndaj VfL Wolfsburg (vendi i 8të) dhe SC Freiburg (vendi i 14të). Në sezonin e ri ekipi përbëhej nga lojtarë të rinjë dhe të talentuar. Më 4 dhjetor 2010, Dortmund u bë Herbstmeister (Kampion Dimri), një arritje jozyrtare për ekipin që kryeson kampionatin para nisjes së pushimeve dimërore. Ata e arritën këtë gjë tre ndeshje para, duke barazuar rekordin e Eintracht Frankfurt (1993–94) dhe 1. FC Kaiserslautern (1997–98).[7]
Sukseset
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Meshkujt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kampionatet kombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekipi i futbollit të meshkujve është reparti më i suksesshëm i Borussia Dortmund i cili ka fituar 8 tituj të kampionit gjerman. Në tabelen e perhershme të Bundesliges në fund të sezonit 2016/17 pas 50 viteve në Bundesligë, zë vendin e katërt me 2675 pikë. Borussia Dortmund ishte ekipi i parë i cili pas fitores së kampionatit në vitin 1957 është nderuar si "Ekipi i vitit". Gjithashtu edhe ne vitet 1995 dhe 2011 pas fitores së titullit të është nderuar "Ekipi i vitit".
Kampion Gjerman (8): 1956, 1957, 1963, 1995, 1996, 2002, 2011, 2012
Nënkampion Gjerman (7): 1949, 1961, 1966, 1992, 2013, 2014, 2016
Kampionatet ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Borussia Dortmund ka fituar "Europapokal der Pokalsieger 1965/66" si ekipi i parë gjerman i cili ka fituar një Europapokal. Pas fitores së "Champions League 1997" dhe "Weltpokal 1997", Borussia Dortmund është përzgjedhur si Ekipi Botëror i vitit 1997 nga Association Internationale de la Presse Sportive (AIPS).
- Sieger des Europapokals der Pokalsieger (1): 1966
- UEFA-Pokal-Finalist (2): 1993, 2002
- Weltpokalsieger (1): 1997
- UEFA-Super-Cup-Finalist (1): 1997
Kupat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Borussia Dortmund e ka fituar DFB-Pokal 4 herë dhe ka qenë 9 herë në Finale. Në vitin 2012 janë fituar për herë të parë Kupa dhe Kampionati në një sezonë. Borussia Dortmund është gjithashtu ka fituar edhe Superkupen 5 herë dhe ka qenë 9 herë pjesëmarres në ketë garë.
Lojtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skuadra aktuale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 18 shkurt 2020[8]
|
|
Trajnerët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimi | Fundi | Trajneri |
---|---|---|
1 korrik 1935 | korrik 1935 | Ernst Kuzorra |
1935 | 30 qershor 1936 | Fritz Thelen |
1 qershor 1936 | 1938 | Ferdl Swatosch |
1 korrik 1963 | 30 qershor 1965 | Hermann Eppenhoff |
1 korrik 1965 | 30 qershor 1966 | Willi Multhaup |
1 korrik 1966 | 10 prill 1968 | Heinz Murach |
18 prill 1968 | 16 dhjetor 1968 | Oßwald Pfau |
7 Djetor 1968 | 17 mars 1969 | Helmut Schneider |
21 mars 1969 | 30 qershor 1970 | Hermann Lindemann |
1 korrik 1970 | 21 Djetor 1971 | Horst Witzler |
3 janar 1972 | 30 qershor 1972 | Herbert Burdenski |
1 korrik 1972 | 30 tetor 1972 | Detlev Brüggemann |
1 Nentor 1972 | 1 mars 1973 | Max Michallek |
2 mars 1973 | 30 dhjetor 1973 | Dieter Kurrat |
1 korrik 1973 | 30 dhjetor 1974 | Janos Bedl |
1 korrik 1974 | 1 shkurt 1976 | Otto Knefler |
1 shkurt 1976 | 18 qershor 1976 | Horst Buhtz |
18 qershor 1976 | 30 prill 1978 | Otto Rehhagel |
21 maj 1978 | 29 prill 1979 | Carl-Heinz Rühl |
30 prill 1979 | 30 qershor 1979 | Uli Maslo |
1 korrik 1979 | 10 maj 1981 | Udo Lattek |
11 maj 1981 | 30 qershor 1981 | Rolf Bock |
1 korrik 1981 | 30 qershor 1982 | Branko Zebec |
1 korrik 1982 | 5 prill 1983 | Karl-Heinz Feldkamp |
6 prill 1983 | 30 qershor 1983 | Helmut Witte |
1 korrik 1983 | 23 tetor 1983 | Uli Maslo |
31 tetor | 15 Nentor 1983 | Heinz-Dieter Tippenhauer |
16 Nentor 1983 | 30 qershor 1984 | Horst Franz |
1 korrik 1984 | 24 tetor 1984 | Friedhelm Konietzka |
28 tetor 1984 | 30 qershor 1985 | Erich Ribbeck |
1 korrik 1985 | 20 prill 1986 | Pál Csernai |
20 prill 1986 | 26 qershor 1988 | Reinhard Saftig |
27 qershor 1988 | 30 qershor 1991 | Horst Köppel |
1 korrik 1991 | 30 qershor 1997 | Ottmar Hitzfeld |
1 korrik 1997 | 30 qershor 1998 | Nevio Scala |
1 korrik 1998 | 4 shkurt 2000 | Michael Skibbe |
5 shkurt 2000 | 12 prill 2000 | Bernd Krauss |
16 prill 2000 | 30 qershor 2000 | Udo Lattek |
1 korrik 2000 | 30 qershor 2004 | Matthias Sammer |
1 korrik 2004 | 18 dhjetor 2006 | Bert van Marwijk |
19 Dhejtor 2006 | 12 mars 2007 | Jürgen Röber |
12 mars 2007 | 19 maj 2008 | Thomas Doll |
1 korrik 2008 | 1 korrik 2015 | Jürgen Klopp |
1 korrik 2015 | 1 korrik 2017 | Thomas Tuchel |
1 korrik 2017 | Peter Bosz |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Bayern is world's biggest club, by membership". insideworldfootball.com (në anglisht). 30 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 9 dhjetor 2014. Marrë më 6 shkurt 2015.
- ^ "Fußball Deutsche Meister seit 1903 Tabelle Liste Statistik Übersicht deutsche Fußballmeister Fussballmeister DFB". Sport-finden.de (në gjermanisht). Marrë më 28 prill 2013.
- ^ "Alle Sieger des Landesmeister-Cups und der Champions League". Kicker.de (në gjermanisht). 20 maj 2012. Marrë më 28 prill 2013.
- ^ "A turbulent founding on 19/12/1909" [Një themelim i trazuar më 12/19/1909]. bvb.de (në anglisht). Borussia Dortmund. Marrë më 9 gusht 2014.
- ^ "Borussia Dortmund fans and investors aren't on the same team" [Tifozët dhe investitorët e Borussia Dortmundit nuk janë në të njëjtin ekip] (në anglisht). Deutsche Welle. 13 maj 2011. Marrë më 12 korrik 2018.
- ^ "Bayern Munich vs Borussia Dortmund: The first all-German Champions League final" [Bayern Mynih vs Borussia Dortmund: Finalja e parë e gjitha gjermane e Ligës së Kampioneve] (në anglisht). India Today. 24 maj 2013. Marrë më 17 gusht 2013.
- ^ "Dortmund vorzeitig Bundesliga-Herbstmeister" (në gjermanisht). Focus. 4 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 19 korrik 2011. Marrë më 5 dhjetor 2010.
- ^ "First Team" [Ekipi i parë]. bvb.de (në anglisht). Borussia Dortmund. Marrë më 27 korrik 2019.